Tronditet Irani: Përdoret bombë e vertetë në filmin aksion, vdesin aktorët

Shpërthim ka ndodhur rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, ku në mesin e të vdekurëve ishin aktorët, punëtorët e prodhimit dhe d...


Shpërthim ka ndodhur rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, ku në mesin e të vdekurëve ishin aktorët, punëtorët e prodhimit dhe drejtori efekteve speciale, raporton BBC.
Besohet të jetë një aksident. Bomba shpërtheu në afërsi të makinës që e përdori një aktor, ku nga shpërthimi i fuqishëm vdiqën të paktën 5 persona .
Tema e filmit ishte lufta Iran – Irak, e cila ka zgjatur nga viti 1980 deri në vitin 1988. Një anëtar i ekuipazhit të filmit ka fajësuar ndërkombëtarët për embargon, për të cilën filmat e iranian janë të detyruar për të përdorur municion të vërtetë zjarri .
“Ne kemi llojin e eksplozivëve të përdorura në fushëbeteja. Nuk kishim zgjedhje tjetër për shkak të importit të zëvendësuesëve që përdoren zakonisht në industrinë e filmit, të cilat për Iranin janë të ndaluara”, tha Abbass Shoghi.

Premiera ishte planifikuar për në shkurt të këtij, por tani kjo nuk do të jetë e mundur për shkak të fatkeqësisë që ka tronditur të gjithë Iranin dhe mbarë botën.

Related

Botë 7063647485194484095

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item