Thënie nga Virginia Woolf

“Për pjesën më të madhe të historisë, anonim ka qenë gjithnjë një grua”. “Nuk mund të gjesh paqe, duke shmangur jetën”. “Përse vallë gratë j...



“Për pjesën më të madhe të historisë, anonim ka
qenë gjithnjë një grua”.

“Nuk mund të gjesh paqe, duke shmangur jetën”.
“Përse vallë gratë janë kaq ... të interesuara për
burrat, sesa vetë burrat janë të interesuara për
gratë”

“Mbyllini bibliotekat, nëse doni, por nuk ka
derë, as çelës, as shul, që mund të bllokojë lirinë
e mendjes”

“Të shkruash është njësoj si të bësh dashuri. Në
fillim e bën për ndjenjën, më pas e bën për mikun
dhe në fund e bën për para”

“Si grua që jam, nuk kam atdhe. Si grua, nuk
dëshiroj të kem atdhe. Si grua, atdheu im është
gjithë bota”

“Sytë e të tjerëve janë burgu ynë; mendimet e tyre
janë kafazi ynë”

“Librat janë pasqyra e shpirtit”

“Nëse nuk thua të vërtetën për veten, nuk mund ta
thuash as për të tjerët”.

“Nuk është nevoja të nxitosh. As të shkëlqesh.
As të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja”.

“Asgjë më e trashë se tehu i thikës nuk e ndan më
mirë lumturinë nga melankolia”.

“Kam humbur shumë miq, disa kanë vdekur ...
të tjerët i kam humbur nga paaftësia për të
kapërcyer rrugën”.

“Të gjitha ekstremet e të ndjerit janë të lidhura
me marrëzinë”

“U nisa të shkruaj për vdekjen, veçse jeta më
mori me vete, si gjithnjë”.

“Të adhuroj, por kam neveri për martesën. Urrej
vetëkënaqësinë e saj, sigurinë, kompromisin e saj
dhe mendimin se ti do ndërhysh në punën time,
duke më vënë gardhe; pra, cila është përgjigjia
jote?”

“Secili nga ne e ka të kaluarën të mbyllur brenda
vetes, ashtu si faqet e një libri që i di përmendësh
dhe miqtë e tij mund të lexojnë vetëm titullin”

“Të rritesh do të humbësh disa iluzione, me
qëllim që të kërkosh të tjera”.

“Ta shohësh jetën në sy, gjithmonë, ta shohësh
jetën në sy dhe të njohësh për atë që është ... në
fund, ta duash atë për atë që është dhe më pas ta
lësh mënjanë”.

“Shpesh në ditët me shi, nis të numëroj; çfarë
kam lexuar dhe çfarë jo”.

“Në të vërtetë nuk më pëlqen natyra njerëzore, nëse nuk sheqeroset me art”.


“Pikërisht në plogështinë tonë, në ëndrrat tona, e vërteta nganjëherë e gjen rrugën mbi sipërfaqe”.


Përktheu: Rudina Dahri

Related

Aforizma 153048795510549564

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item