Risitë elektronike të panairit të Las Vegas-it

Panairi ndërkombëtar CES në Las Vegas tërheq rreth 150.000 vizitorë dhe është krahas CeBIT-it në Hannover, IFA-s në Berlin dhe "Mobile ...


Panairi ndërkombëtar CES në Las Vegas tërheq rreth 150.000 vizitorë dhe është krahas CeBIT-it në Hannover, IFA-s në Berlin dhe "Mobile World Congress" në Barcelonë, një nga panairet më të rëndësishëm botërorë për industrinë e IT-së.
Ndër produktet më të preferuara këtë vit ishin “tablets” dhe “smartphones”. Nga rreth 1.2 miliardë smartphonët e shitur këtë vit, rreth 70 për qind janë shitur në tregjet e vendeve aziatike. Prandaj çmimi mesatar i një smartphone, që sot është 444 dollarë, pritet që në vitin 2014 të bjerë në 297 dollarë. Zhvillime pozitive priten edhe në shitjen e tablets, sidomos atyre me ekrane nën 10 polsh. Prodhuesi korean Samsung, që zë vendin e parë në treg për smartphones, po paraqet në panairin CES platformën "Samsung Smart Home", me anë të së cilës mund të dirigjohet e gjithë teknika e shtëpisë nga frigoriferi deri tek lavatriçja.

Në prag të veprimtarive të mëdha sportive si Kampionati Botëror i Futbollit apo Lojërat Olimpike, koncernet po ofrojnë televizorë me ekrane me HD të katërfishtë dhe me një diagonale prej 2,66 metrash. Po ashtu në CES po prezantohen edhe aparate për argëtim në automobilë. Një i tillë pritet të hidhet në treg nga Audi në kooperim me Google. Kurse koncerni amerikan General Motors do të ofrojë për makinat Corvette Stingray një regjistrues për zërin, figurën dhe informacionet e udhëtimit.
/Shekulli Online/ E.B./

Related

Teknologji 3176084449826712166

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item