PYETJE NË MESNATË - Hans Magnus Enzensberger
Ti mike, që shtrëngon dorën time, ku të fluturon mendja? Kur ndër kambanore kambanat ëndërrojnë që janë thyer, në ç`kubera endet zemra jote...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/pyetje-ne-mesnate-hans-magnus.html
Ti mike, që shtrëngon dorën time,
ku të fluturon mendja? Kur ndër kambanore
kambanat ëndërrojnë që janë thyer,
në ç`kubera endet
zemra jote?
Ku, në cilin rrah bredh ti,
kur unë ta përkëdhel faqen e brishtë?
Ç`lule nate të fshik e të trullos,
o ëndërrimtare? Cili va e njom
këmbën tënde?
Ku, e dashur, kur mugëllon agimi,
çapitesh ti mes kallamishtesh, ledhaton
dyer dhe kripta ? Me lajmësin e kujt
shkëmben puthje,ethedredhur,
goja jote ?
Ku ndodhet ai fyelli që të pëlqen?
Ku ulërima që, në heshtje, t`i ngrë
flokët përpjetë?...Dhe unë rri shtrirë,
si një ulok, i pagjumë, në përgjim
të puplajës tënde!
O ti mike, që shtrëngon dorën time,
ku, në ç`pyje të ndjell e të ngatërron
ëndrra jote?
E përktheu: Robert Shvarc