Hoxhaj: S’na duhet islami i importuar, ai paraqet rrezik për Kosovën

“Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta sjellin në jetën tonë publike, në diskursin tonë publik, si një mënyrë tjetër jete...


“Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta sjellin në jetën tonë publike, në diskursin tonë publik, si një mënyrë tjetër jetese, mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës”. Kështu ka thënë intervistën dhënë gazetës “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.
“Këtë se çfarë unë po e them para jush, e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës, janë evropianë.
“Dhe axhenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës.

Related

Lajme 325496394911638837

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item