Ëndërr në ëndërr - Edgar Allan POE

Edgar Allan POE Po të puth ty në ballë, Dhe tashmë që u ndamë, Të rrëfehem me këto fjalë. Ti ke folur me gjithë zemër, Po, jeta ime është ...


Edgar Allan POE


Po të puth ty në ballë,
Dhe tashmë që u ndamë,
Të rrëfehem me këto fjalë.
Ti ke folur me gjithë zemër,
Po, jeta ime është ëndërr,
Në se iku shpresa e ngratë,
Në një ditë apo natë.
Si ëndërrim ose pa gjë,
Humba shumë, tashmë pa të?
Çdo gjë që ka jeta jonë,
Ëndërr në ëndërr përgjithmonë.

Tashmë i vetëm, kam qëndruar,
Mes një bregu valëmbuluar.
Në dorë mbaj krejt i pafat,
Kokrra të një rëre të artë.
Sa pak! Po s' mund ti mbaj,
Ato ikin nëpër zall,
Unë qaj, unë qaj.
O Zot! Si ti mbaj ato?

Ti mbaj fort më mëso!
O Zot! Si të ruaj?
Vetëm një nga to, më thuaj.
A nuk është jeta jonë,
Ëndërr në ëndërr përgjithmonë?

Shqipëruar nga Aleko BALLAURI


Related

Letërsi 5713809291346137473

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item