“Sochi”, video toples, polemika për skiatoren libaneze (Video)

Fotot gjysmë lakuriq për një kalendar dhe marrëdhënia e saj me rrjetet sociale, i kanë shkaktuar jo pak probleme Jackie Chamoun, skiatores l...


Fotot gjysmë lakuriq për një kalendar dhe marrëdhënia e saj me rrjetet sociale, i kanë shkaktuar jo pak probleme Jackie Chamoun, skiatores libaneze, e impenjuar në Lojërat Olimpike “Sochi”. Ditët e fundit 22-vjeçarja është hedhur një video të hedhur në Youtube, ku Jackie Chamoun shfaqet duke realizuar një set fotografik në mes të dëborës në Faraya. Në imazhe, skiatorja shfaqet e veshur vetëm me të brendshme, teksa kacavirret në një mur me një çantë në sup dhe më pas teksa mban slitat në duar.
“Për mua është më e lehtë të bëj ski sesa këto foto, sepse nuk jam mësuar të pozojë pa rroba”,- i ka thënë Jackie njërit prej fotografëve. Imazhet janë parë sot në “Facebook” e “Twitter”, duke provokuar jo pak komente, disa të skandalizuar, të tjerë pro skiatores. “Po,- ka pohuar ajo në faqen e saj në ‘Facebook’,- i kam bërë këto fotografi tre vjet më parë për një kalendar austriak bashkë me tre atlete të tjera. Por fotot nuk ishin si imazhet e postuara në këtë video, që është xhiruar gjatë përgatitjes së sheshxhirimit, e që nuk duhet të bëheshin publike. Gjithësesi dua të kërkojë ndjesë, e di që Libani është një vend konservator dhe këto imazhe nuk reflektojnë kulturën tonë. I kuptoj mjaft mirë kritikat tuaja”.
Por ndjesa e Jackie ndoshta nuk do të mjaftojë. Ministri i Sporteve të Bejrutit, Faysal Karami, i ka kërkuar kreut të Komitetit Olimpik Libanez, Jean Hammam, të bëjë një hetim për çështjen. Sipas agjencisë së lajme libaneze Nna, ai duhet “të mbrojë reputacionin e Libanit në Olimpiada”.

Related

Video 7205877932327316434

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item