E rrallë: Dy policë rrugorë ndëshkohen se prenë gjobë me gabime drejtshkrimore!

   Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë ndëshkuar me masa disiplinore    sot pasi kanë prerë gjobë me gabime drejtshkrimore.    Kjo ka nd...

  


Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë ndëshkuar me masa disiplinore
   sot pasi kanë prerë gjobë me gabime drejtshkrimore.

   Kjo ka ndodhur jo në vendet nordike si Norvegji apo Finlandë, por në
   Tiranë.

   Ministria e Brendshme lëshoi pasditen e sotme një komunikatë ku tha se
   ka nisur procedim disiplinor për Inspektor Bashkim Çeça si dhe për
   eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin
   publik, Nënkomisar Ylli Karaj pas verifikimit janë përgjegjës për
   vendosjen e një mase administrative të parregullt ndaj një qytetari.

   Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në
   fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data
   08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë
   08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë.

   Gjithashtu Proces – verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore
   dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në
   kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. 687
   datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të
   kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat
   administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat
   statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”.

   Nisur nga sa më lart ka nisur procedimi disiplinor për agjentin
   verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim
   Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në
   seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj. /a.b/noa.al/

Related

Lajme te rralla 6113293163298989869

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item