Vlorë/Masakron gruan me levë në kokë dhe e hedh në greminë

Një 24-vjeçare i ka shpëtuar mrekulli mrekullisht agresionit të të shoqit mbrëmjen e së dielës.Ai ka qëlluar me levë në kokë duke i dëmtuar ...


Një 24-vjeçare i ka shpëtuar mrekulli mrekullisht agresionit të të shoqit mbrëmjen e së dielës.Ai ka qëlluar me levë në kokë duke i dëmtuar rëndë kafkën dhe më pas e ka hedhur trupin e saj nga një lartësi e konsiderueshme në tentativë për ta vrarë.
Gruaja nënë e një fëmije është gjetur dje rreth orës 02:20 buzë lumit në fshatin Kote.Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës,nga ku mësohet se gjendja e saj është  e rëndë.Disa orë më pas është bërë i mundur arrestimi i bashkëshortit të saj, 29-vjeçarit Ervis Hysi.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se çifti ka pasur konflikte për shkaqe xhelozie, dhe për shkak të dhunës, gruaja ka marrë fëmijën dhe është larguar te familja e saj në Selenicë.
Duket se lëvizjet e saj kanë qenë të kontrolluara pasi bashkëshorti i saj ka shkuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Kote, ku 24-vjeçarja kishte shkuar te disa të afërm të saj.. Aty ai e ka takuar dhe e ka marrë në makinën e tij për të folur dhe për tu sqaruar me njëri- tjetrin.
Menjëherë sapo ajo është futur në makinë e bashkëshortit, të afërmit kanë lajmëruar familjarët e saj.Pas gjetjes së trupit të dhunuar të vajzës së tyre familjarët kanë kryer edhe kallëzim për dhëndrrin agresor, shkruan “Panorama”.

Related

Kronika e zezë 7924001904877215348

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item