Berluskoni: Nuk e shes Milanin. Sedorf? Po ecën mirë

Milani do të vazhdojë të mbetet pronë e Silvio Berluskonit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë numri një i klubit. Në këtë mënyrë, ish-presid...


Milani do të vazhdojë të mbetet pronë e Silvio Berluskonit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë numri një i klubit. Në këtë mënyrë, ish-presidenti i Italisë ka hedhur poshtë zërat që thonin se skuadra do të kalonte në duart e dikujt tjetër, pas interesimeve nga disa miliarderë me famë botërore.
“Dua t’u sqaroj se klubi që unë drejtoj nuk do të shitet tek investitorët që janë interesuar për të marrë në dorë frenat e skuadrës. Të gjitha raportimet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse shpifje mediatike. Jam unë ai që e vendos se çfarë ndodh me ekipin tim dhe jo dikush tjetër. Sedorf? Ai po ecën mirë. Jam i lumtur me progresin e tij. Nuk kam thënë asnjëherë që ai do të shkarkohet. Ne kemi besim tek Sedorf.”
Milani, prej kohësh, gjendet në një moment mjaft të vështirë të historisë së tij. Skuadra ka vuajtur për disa blerje të suksesshme. Investimet kanë qenë mjaft të pakta dhe kritikat nga emra të mëdhenj të futbollit botëror nuk kanë munguar. Mendohet se zgjidhja e duhur është që ekipin ta drejtojë dikush tjetër, i cili të jetë i gatshëm të derdhë para për të afruar në kontingjentin kuqezi disa lojtarë cilësorë. Kjo alternativë është hedhur poshtë nga vetë “bosi” i Milanit.

Related

Sport 1249475672436161114

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item