Kina dhe Tajvani, në bisedime historike

Kina dhe Tajvani zhvilluan bisedimet e para të nivelit të lartë që nga fundi i luftës civile të Kinës më 1949. Uang Yu-chi dhe Zhang Zhijun,...


Kina dhe Tajvani zhvilluan bisedimet e para të nivelit të lartë që nga fundi i luftës civile të Kinës më 1949. Uang Yu-chi dhe Zhang Zhijun, dy zyrtarë të lartë nga secila palë, morën pjesë në katër ditë bisedime në Nanjing.
Nuk është publikuar ndonjë axhendë zyrtare për bisedimet, të cilat shikohen gjerësisht si një ushtrim për ndërtim besimi. Kina e shikon Tajvanin si pjesë të territorit të vet. Në të shkuarën, të gjitha bisedimet janë kryer përmes organizatave jo tërësisht zyrtare.
Duke parë ndjeshmërinë e çështjeve, dhoma e takimit nuk pati flamuj të ekspozuar dhe emrat e zyrtarëve nuk patën tituj apo përkatësi. Pekini këmbëngul se Tajvani është pjesë e Kinës dhe ka shpallur se synon të marrë ishullin nën kontroll. Tajvani e cilëson veten ende si Republika e Kinës dhe nominalisht pretendon se ka nën kontroll të njëjtin territor që kontrollohet nga qeveria komuniste e Pekinit, megjithëse nuk i reklamon këto pretendime.
Situata ka krijuar një përballje shumë dekadash të armatosura mes Pekinit dhe Uashingtonit. Por marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar që kur presidenti pro-kinez i Tajvanit, Ma Jing-Jeou, u zgjodh më 2008. Fluturimet mes dy vendeve filluan më 2008 dhe turistët nga Kina kanë rritur turizmin në Tajvan.
Marrëveshjet e tregtisë kanë lejuar kompanitë tajvaneze të teknologjisë që të zgjerohen shumë, duke investuar miliarda dollarë në Kinë.
Gazetat e të dy vendeve thonë se bisedimet aktuale mund të zgjidhin probleme praktike dhe t’i shtrojnë rrugën takimit të parë mes Presidentit të Tajvanit, Ma Jing-Jeou dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, takim që mund të bëhet në nëntor të këtij viti.
Gjithsesi, Ma është shumë jopopullor dhe analistët thonë se partia e tij, Kuomintang, ka gjasa do të humbë zgjedhjet vendore më vonë këtë vit.
Por pavarësisht buzëqeshjeve, tensionet mbeten të larta: Kina refuzon të tërheqë kërcënimin e saj të vjetër se do ta pushtojë Tajvanin me forcë nëse i del nevoja. Negociatorët tajvanezë ka gjasa që do të propozojnë prani permanente diplomatike mes të dy territoreve.
Por ato do të përballen edhe me presion sa i përket lirisë së medias, pasi Kina refuzoi akreditimin e shumë gazetarëve të Tajvanit.
Shumë banorë të Tajvanit janë shumë të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, pasi kanë jetuar nën diktaturë që kontrolloi ashpër median deri në vitet 1980.
Marrëdhëniet Kinë-Tajvan
Kina dhe Tajvani u qeverisën nga dy qeveri të ndryshme që nga fundi i Luftës Civile të Kinës më 1949.
Kushtetuta e Kinës pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të vet.
Tajvani nuk ka hequr dorë kurrë formalisht nga pretendimi se është qeveria e të gjithë Kinës.
Kina ka ofruar zgjidhen “një vend, dy sisteme” të ngjashme me Hong Kongun.
SHBA-ja është angazhuar të mbrojë Taipein, pavarësisht se nuk e njohin formalisht Tajvanin si vend i pavarur.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item