UDB ISHTE NJË ORGANIZATË E FUQISHME KRIMINALE, ISHTE FUTUR NË SECILËN PORE TË JETËS SË SHQIPTARE
Agim Mehmeti, nga Shkupi, është pjesë e Komisionit Shtetëror të Maqedonisë për lustracion. Gazeta Express e ka intervistuar atë në shtëpinë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/udb-ishte-nje-organizate-e-fuqishme.html
Agim Mehmeti, nga Shkupi, është pjesë e Komisionit Shtetëror të Maqedonisë për lustracion. Gazeta Express e ka intervistuar atë në shtëpinë e tij. Ai e ka fatin - nëse ky mund të quhet fat - që për çdo ditë t'i shoh në televizion figura të ndryshme publike shqiptare që flasin për nacionalizëm, e për bashkim trojesh shqiptare, kurse në anën tjetër ata në dosjet e tij janë thjeshtë informatorë të UDB'së. Mehmeti, tash për tash, e sheh të pamundur lustrimin në Kosovë, pasi që - siç shprehet ai - dosjet nuk ndodhen në duart e kosovarëve. Lexojeni në vazhdim interevistën e tij të plotë dhënë Gazetës Express.
Express: Në çfarë faze është procesi i lustracionit në Maqedoni, çka jeni duke bërë ju?
Tash për momentin ka përfunduar punën pesë vjeçare, mandatin 5 vjeçar komisioni për lustrim.
Express: Ju që pesë vjet jeni duke u marrë...
Që pesë vjet jemi duke u marrë me këtë. Do të thotë, për fillim unë duhet me ta shpjeguar se çfarë parasheh ligji për lustrim në në Maqedoni. Ndoshta është kjo një dobësi e këtij ligji, po ligji përfshin bashkëpunëtorët të cilët dikur kanë qenë funksionarë publikë. Kështu nuk është në Bullgari, ta zëmë ligji për lustrim në Bullgari është më drastik. Ai i lustron të gjithë bashkëpunëtorët pa marrë parasysh.
Express: Të gjithë që dështojnë në lustrim duhet me u largu prej pune...
Në Bullgari, jo - te ne po - në Maqedoni po. D.m.th nëse del ka qenë bashkëpunëtor, ai nuk mundet me kry funksione publike këtu, do të thotë nëse është ministër nuk mundet me qenë më ministër.
Express: A ka të tillë që nuk e kanë kaluar këtë test?
Po ka të këtillë. Ta zëmë nuk e ka kaluar i pari, rasti më interesant ndoshta ka qenë kryetari i Gjyqit Kushtetues të Maqedonisë.
Express: Pse ka qenë informator?
Po ka qenë informator dhe ka mbërritur deri në Kryetar të Gjyqit Kushtetues, ky funksion është i barasvlershme me kryetarin e shtetit.
Express: Mirëpo krejt këtij procesi i ka parapri një ligj, është aprovuar ligji në Kuvend të Maqedonisë?
Ashtu. Do të thotë për të ardhur deri të ligji për lustracion ka pasur një debat publik më së pari dhe mandej ka pasur një iniciativë – sepse kjo është çështje politike,iniciativë, vendim politik është. Ka pasur një parti, në të vërtetë një ish ambasador, Stojan Andov, ai e ka propozu ligjin, ai e ka hartuar ligjin e ka propozuaredhe parlamenti e ka pranuar, më shumicë votash është miratuar ligji.
Express: Cili është qëndrimi i Bashkimit Europian për këtë, a e rekomandon ai këtë ligj?
Gjithsesi që e rekomandon, jo vetëm tash kohëve të fundit po dëgjoj se rekomandohet që edhe Serbia edhe Ukraina ta zbatojnë këtë ligj. Edhe pse Serbia e ka komisionin gati 7-8 vjet, por nuk funksionon.
Express: Pas pesë viteve sa mendoni që ka qenë numri i informatorëve që janë qytetarë të Maqedonisë dhe që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete?
Është shumë i madhe numri, mirëpo po them dhe prapë do ta ceki që ne merremi vetëm me njerëzit që kanë qenë bartës të funksioneve. Ky është, ta quaj, një hendikep i yni se numrin kjo na e zvogëlon, do të thotë se ne duhet ti kërkojmë vetëm tek funksionarët.
Express: A keni farë ideja se sa ka mundur të jetë numri i tyre?
Po ide nuk kam, por kam ide p.sh prej dosjeve shqiptare që i kam lexuar, nuk ekziston dosje shqiptare që nuk e kam lexuar, që nuk e kam analizu, me rezulton se sa është numri i njerëzve që kanë dosje, dhjetëfish është numri i informatorëve.
Express: Sa dosje ka?
Po, ka - ndoshta unë kam pa 1000, për shqiptarë kam pa në arkiv, ndoshta ka të tjera në shërbimin sekret që unë nuk kam pas mundësi që t’i shoh.
Express: Kur po flisni për dosje që i ka përcjell shërbimi, ata njerëz...
Po... brenda asaj dosje për një njeri të përcjellur ke 10 bashkëpunëtorë, dikush 50 apo 90 apo 100 nëse ai ka qenë ndonjë veprimtar më interesant.
Express: Pa dyshim po duket se jeni njëri prej shqiptarëve që merrni vesh edhe keni pasur qasje dhe keni hulumtuar shumë në këtë drejtim. A interferon Kosova diku në këto dosje?
Po, gjithsesi. Do të thotë në shumë dosje unë kam hasur emra të kosovarëve, po kam hasur kryesisht veprimtarëve, njerëzit e Lëvizjes janë në dosje e anëtarëve të lëvizjes prej Maqedonisë, edhe ka shembuj që të lënë pa frymë, shumë shembuj të bukur, mirëpo ka edhe bashkëpunëtorë. Por, bashkëpunëtorët janë kryesisht me pseudonime dhe unë nuk mund ta di kush janë ata. Po ka ta zëmë raste që janë shumë interesante kur shikohen prej kësaj distance. Ta zëmë, një politikan i sotëm shqiptar, në dosjen e tij, shokët e tij kosovarë bashkë me të kanë hall diku në vitet e ’80, nuk kanë si më bërë afishe, si më i shtyp, edhe ata konstatojnë se një “shaptilograf”, i thonë asaj makines që shumëzon manualisht fletat e shtypura, ku megjithatë kanë konstatuar se në një bankë nga një qytezë të Kosovës ka “shaptilograf” dhe këta kanë hy, kanë depërtuar në bankë natën edhe e kanë vjedh shaptilografin edhe paret nuk i kanë prek. Kjo është shumë interesant dhe të njëjtit njerëz sot janë nëpër politikë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Nuk e di, tash nëse kishin me hy në bankë, a do ta vidheshin shaptilografin apo paret. Po atëherë shihet se kanë pasur ideale, më të vërtetë, kanë qenë njerëz që....
Express: E jona është të bëjmë pyetje. A përmenden Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe këta të tjerët?
Jo jo. Hashim Thaçi është i ri për të qenë pjesë e atyre dosjeve. Xhavit Haliti, po, gjithsesi përmendet në shumë dosje. por do të thotë si njëri i survejum. Ali Ahmeti, gjithsesi...
Express: A ka pasur në rrethin e tyre informatorë apo bashkëpunëtorë, këta kanë qenë të survejum, a ka pas në rrethin e ngushtë të tyre që kanë qenë edhe bashkëpunëtor të UDB-së?
Po ka pas, për fat të keq ka pas shokë të tyre. Po tash unë nuk mund të flas me emra...
Express: A ka të tillë, sepse është një temë që zgjon jashtëzakonisht kureshtjen e gjithsecilit sot në opinion mbahet si person me pedigre edhe i respektuar edhe në anën tjetër emri i tij është në dosje si informator?
Për fat të keq ka!
Express: A ka emra të tillë që p.sh nëse do të bëheshin publik opinioni do të shokohej?
Sigurisht, sigurisht, sigurisht ka të tillë.
Express: A ka ndonjë ndonjë rast pa emra, po mendoj që sot e kësaj dite, p.sh ata kanë vdekur edhe ata mbahen mend?
Po, po ka, se unë vet kam jetuar dhe punuar në Kosovë, i kam njohur njerëzit nëpër Kosovë, do të thotë hasen emra po në mënyrë parciale d.m.th dosjet me të cilat ne merremi këtu janë dosje kryesisht për qytetarët e Maqedonisë. Por, parcialisht ka...
Express: Cila kategori më së shumti ka bashkëpunuar me UDB-në, cila kategori shoqërore?
Për fat të keq kemi prej të gjitha shtresave, prej të gjitha kategorive ka bashkëpunëtor. Ne, fatkeqësisht bashkëpunëtorët gjithmonë i kemi kërkuar te intelektualët, po ata janë gjithkund. Fjalëpërfjalshëm në çdo shtresë hasen me qindra dhe më mijëra bashkëpunëtorë. Fatkeqësi...
Express: Cilat janë praktikat? A keni has raste që njerëzit e burgosur, ku pasi ata janë burgosur dhe kanë qenë patriot ata janë shndërruar në bashkpuntorë? A keni hasur raste ku njerëzit e burgosur mandej kanë vazhduar bashkëpunimin...
Po gjithsesi që ka. Por kjo është një gjë e njohur tek shërbimet sekrete, ato kështu kanë vepruar. Edhe unë nuk them se shumica apo të gjithë, por ka pasur raste të njerëzve që janë kthy nën hetime, mandej janë liru, mandej ose kanë qenë në burg shkurt, mandej kanë dalë si bashkëpunëtor dhe kanë filluar të bashkëpunojnë. Këso rastesh hasen nëpër dosje dhe unë i kam has, por kjo nuk do të thotë se tash ne mund ti gjeneralizojmë sepse ke njerëz që kanë qenë në burg 10-15 vjet ai nuk ka teorime qenë bashkëpunëtor sepse nuk kishin me e mbajt në burg për aq kohë.
Express: E përmendem me herët rastin që ka shkuar aq larg taktizimi që edhe janë rrahur personat që vetëm për me u krijuar opinioni...
Po ka raste të tillë ka. Tash po flas për Maqedoninë, por jo në Kosovë...Por, ky ka qenë kryesisht sistemi dhe modeli si ka vepru UDB-ja. Unë kam hasur në raste, ku më herët një njeri rrahet në burg mbahet 7-8 dhe lirohet prej burgu dhe njerëzit tash, shqiptarët konsiderojnë se ky është një njeri i pastër, e shohin të rrahur por ai në të vërtetë është bashkëpunëtor.
Express: Cilat janë rastet që të kanë shokuar më së shumti gjatë kësaj periudhe?
Me të tregu drejt me kanë lënë përshtypje të çuditshme. Me ka tmerruar rasti kur djali babën e ka spiunuar dhe ka arrit në fund edhe babën ta infiltron në shërbime sekrete. Baba ka qenë njeri dhe burrë shumë i pastër, dhe shumë i ndershëm, njeri që ka vepruar në perëndim.
Express: Në çfarë forme e ka infiltruar?
Për gjëra të kota ka hy djali edhe është bërë bashkëpunëtor. Për asgjë hiç, thjesht për një dobësi karakteri. Pa ndonjë interes madhor, d.m.th kur po flas jo për ndonjë interes material apo ndonjë si të them për ndonjë banalitet ka arritur mandej, d.m.th. me vite ka arritur ta spiunoi babën e vet, ka informuar për veprimtarinë e babës së vet dhe shokëve të babës së vet edhe shokët e babës së tij kanë qenë dhe janë të njohur për diasporën shqiptare. Kështu që, një kohë të gjatë UDB e ka pasinformacione të drejtpërdrejt prej babës së këtij djalit, të këtij bashkëpunëtorit. Mjerisht pas disa viteve djali arrin që edhe babën ta fut në rrjetin e UDB-së për fatin e keq.
Express: Prej këtij thesari të informatave a mendoni që ka pas ndonjë lëvizje shqiptare, kudo qoftë në Maqedoni, qoftë jashtë, që ka shpëtuar prej UDB-së dhe prej infiltrimit të informatorëve UDB-së?
Nuk ma merr mendja. Prej asaj që kam pa unë edhe që kam has në organizata të ndryshme dhe në të gjitha shërbimet, ata kanë arritur me infiltruar njerëzit e vet. Ndoshta kanë qenë kohërat e këtilla, po e dini si janë shqiptarët, kemi të gjithë ne shoqëri, e miqësi dhe disi shpirtmirë shumë dhe duam t’i ndihmuar njëri-tjetrit, por ti nuk e di se kënd dhe kujt po i ndihmon edhe kënd po e merr ta zëmë...
Express: Të gjitha lëvizjet ilegale...
Po të gjitha kanë pasur njerëz. Por, ka edhe raste që i kam vërtetuar edhe përmes bisedave me disa veprimtarë këtu në Maqedoni që janë, që ata në fakt për disa njerëz e kanë ditur që janë bashkëpunëtor edhe kanë luajt lojë të dyfishtë...
Express: A ka pasur edhe këso rastesh kur këta e kanë ditur që është dikush i infiltruar?
Ka pas edhe është e çuditshme se ata njerëz, që tash me thonë se e kanë ditur, kanë qenë në atë kohë të moshës 22-23 vjeçare dhe kanë qenë aq mjeshtër me i përpunuar... Por, është e qartë që dikush i ka...
Express: Por me këta, kushtimisht dinozaurët moralë të shoqërisë sonë, akademikët dhe krerët fetarë?
Unë nuk do të flas për dinozaurët ose për akademikët shqiptarë sepse nuk kam informacione për ta por mund të flas sepse kjo është publike se në Maqedoni janë lustruar dhe janë shpall bashkëpunëtor dy akademikë, janë maqedonas, jo shqiptarë- njëri prej tyre është shkrimtarë, njëri prej shkrimtarëve më të njohur maqedonë. Tre - katër shkrimtarë të tjerë që nuk janë anëtarë të Akademisë edhe ata janë lustruar edhe ata kanë qenë bashkëpunëtorë. Këtu shumë bashkëpunëtorë ka pasur në mesin e shkrimtarëve, në Shoqatën e Shkrimtarëve Maqedonas ka pasur dhe këtu dihen emrat publikisht.
Express: Këta tanët...
Të tonët nuk kam hasur në shkrimtarë bashkëpunëtorë prej kësaj kategorie, jo prej akademisë dhe këtyre të tjerëve edhe këtyre ju dihen emrat dhe janë të lustruar.
Express: Thatë që Shoqata e Shkrimtarëve ka qenë cak UDB-së për rekrutim të informatorëve?
Po ka qenë, por në atë shoqatë nuk ka pasur shumë shqiptarë se na shumë shkrimtar nuk i kemi pas, 3-4 i kemi pasur krejt.
Express: Udhëheqësit religjioz a kanë qenë cak i bashkëpunimit?
Kanë qenë, po unë tash nuk mund të flas për emra dhe as nuk kam pa, ç’është e vërteta nuk kam hasur emrin e ndonjë lideri të njohur, sepse unë i njoh rastësisht i njoh liderët fetarë këtu, por nuk kam hasur në emrin e ndonjë lideri më të njohur. Por, ka mjaft raste kur involvohen njerëz prej këtyre kategorive, edhe prej priftërinjve edhe prej hoxhallarëve.
Express: Kosova është në një pozitë të palakmueshme, vazhdimisht flitet për hapjen e dosjeve dhe ne në fakt nuk kemi dosje. Ku janë dosjet e Kosovës?
Ky është problem shumë i madh. Supozoj që janë në Beograd, unë nuk e di, nuk kam informacione...
Express: A duhet me qenë edhe në ndonjë republikë tjetër apo vetëm Beogradi?
Mendoj se qendër e UDB-së ka qenë Beogradi dhe kopjet e dosjeve sipas informatave të mija, janë dërguar në Beograd. Një kopje ka mbetur, ta zëmë në Prishtinë apo në Shkup, një kopje tjetër në Beograd, por jo nëpër Republikat e tjera. Në Zagreb po me duket ka Shërbimi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë pasur shërbimin e vet dhe aty ka qenë qendra dhe ata mund të kenë dosje të tjera jo për këto që ne po flasim. Tash kthehemi tek kjo, tek lustracioni që po aktualizohet në Kosovët. Unë nuk po e shoh mundësinë që ky proces të zhvillohet edhe të filloi në Kosovë sepse praktikisht ju s’keni asgjë dhe me çka do të lustroni si do t’ia bëni lustrimin në bazë të muhabeteve....?
Express: Por, a ka persona që kanë qenë p.sh që në Kosovë tash se fundmi ka njerëz që po dalin bashkëpunëtorë të UDB-së që e pranojnë publikisht?
Por, mirë mund ta pranojë një apo 10 vet por çka do të lustrosh sepse këtu për me e shpall dikë duhen faktet...
Express: Ata deklarohen se dinë emra kush kanë qenë...
Shikoni, nuk guxoni me i dhënë, këto janë gjëra që nuk qëndrojnë...
Express: Njëri prej tyre tha që ka anëtarë të Kuvendit të Kosovës që kanë qenë informatorë...
Shikoni, ju dikë për ta emëruar dhe për ta shpallë bashkëpunëtorë duhet të dëshmoni me fakte...
Express: A është e vështirë kjo puna që e bëni?
Po, është e vështirë sepse unë me vite të tëra, si gazetarëjam marrë me bashkëpunëtorë, me kodoshë, ne kodoshë i quajmë këto.. Mirëpo, po me vjen keq sepse tash kisha me kërkuar falje nëse në shkrimet e mija ndonjëherë kam aluduar në ndonjë njeri sepse atëherë nuk kam pasur fakte por këso muhabete, fjalë. Tash, prej kësaj pozite tash e di si mund të vërtetohet edhe mund të vërtetohet se dikush ka qenë bashkëpunëtor, vetëm me dosje dhe me fakte që i gjen në dosje, kurrsesi ndryshe. Puna e muhabeteve, puna e dëshmive gojore për mua është e papranueshme dhe mendoj që dërgon në një qorr sokakë.
Express: A është e gatshme shoqëria e jonë që edhe nëse do të kishte dosje që të lëshohej në këtë aventurë?
Mendoj se nuk është e gatshme sepse ne kryesisht kemi qejf me lustruar kafeneve dhe çajtoreve. Po flasim, për këtë dhe për atë edhe për filanin, etj. Ta zëmë, çka ka ndodh në Maqedoni. Kur kemi zbuluar ne ndonjë bashkëpunëtor me fakte mandej kanë kërcit, kanë plas muhabetet nëpër qarshi që pse atë, ai është burrë i mirë, është djalë i mirë, njeri i mirë, pse këtë tjetrin s’e kanë ashtu. Do të thotë që kanë qejf njerëzit gojarisht më i shpallë gojarisht më i shpallë spiun, por kur dalin dëshmitë atëherë tërhiqen, jo ka qenë burrë i mirë, jo ka qenë njeri i mirë, eh tash...
Express: Si e konsideroni UDB-në, a ka qenë organizatë serioze?
Ka qenë organizatë kriminale para se gjithash. Por, serioze, gjithsesi serioze, ata kanë punuar në mënyrë sistematike i kanë ndjek njerëzit dhe i kanë keqpërdorur. Do të thotë në dosje gjen keqpërdorje, keqpërdorime të tmerrshme.
Express: Çfarë natyre p.sh?
Të natyrës së veshjes së disa epiteteve njerëzve që fare s’kanë lidhje s’kanë të bëjnë këtë. Kanë shpallë njerëz që janë bashkëpunëtorë, që janë homoseksual, që janë diçka tjetër pa pas njerëzit fare këtë duke i komprometuar njerëzit.
Express: Atë e kanë bërë vetëm për opinionin sepse ata në dosjet e veta kanë fol realitetin?
Po, po në dosje ekziston realiteti, ata tregojnë ky njeri devalvohet më këtë qëllim që do të thotë se ka qenë një lloj hakmarrje.
Express: A ka pasur njerëz, a jeni befasuar për të mirë me ndonjë personalitet që nuk ka mundur me u thyer edhe pse ka pas tentativa?
Po ka pasur. Ka persona që janë më të vërtetë me kanë lënë pa tekst prej qëndrimeve që i kanë pasur. Tash unë këtu nuk dua të përmendi emra, sepse për ju nuk janë me rëndësi ata emra, por kam mbetur i befasuar siç kam mbetur i befasuar prej disa njerëzve që nuk kam prit që janë bashkëpunëtorë.
Express: Pra, ju sugjeroni që në Kosovë më mirë mos me u hap dosjet nëse gjenden?
Sipas meje, sepse është problem më së pari, sipas informacioneve të mija edhe informacione që qarkullojnë në opinion, dosjet kryesisht janë në Beograd dhe ato janë në duar të shërbimeve sekrete serbe. Ata edhe po t’i kthejnë dosjet, unë ndruaj se ata mund ta përpunojnë edhe të bëjnë retushim të ndonjë dosje më qëllime të prapështa.
Express: Mirëpo, çka ti bëhet viktimave në anën tjetër?
Ky është problemi. Të ne për fat të keq, në opinionin në Maqedoni, shumica, d.m.th, kjo kritike që është ndaj lustrimit merret me të lustruarit, me bashkëpunëtorët askush se ka gajlen e viktimës. Këtu partia në pushtet, partia shqiptare, ka iniciuar, dhe mendoj që do ti shkon në fund, që të dal me një ligj për zhdëmtimin e viktimave dhe kjo do të jetë një satisfaksion për këta njerëz, por ta shohim se a do të realizohet dhe si do të realizohet nuk e di.
Express: Kryesisht kur flasim për informatorët, cilat kanë qenë qëllimet e tyre, a kanë qenë qëllimet materiale që ata njerëz kanë bashkëpunuar, a kanë qenë qëllimet që kanë besuar në shtetin e Jugosllavisë dhe kanë deshtë me i ndihmuar atij shteti, apo çka?
Shumë është interesant ka nëpër dosje ku aty shkruan kur dikush fillon me bashkëpunuar edhe inspektori që e rekruton bashkëpunëtorin thotë se ky po bashkëpunon dhe është rekrutuar në baza ideologjike...
Express: A ka pas shqiptarë që i kanë besuar?
Po ka. Ta zëmë një shqiptarë pa “bigari hak” shkon me bashkëpunuar pa i thënë kurrkush. Pa i thënë asgjë...
Express: Pra ka të këtillë?
Po, po ka. Por, ka edhe një kategori që punon për të holla. Ka edhe kategori që shpërblehen në rritje në funksion dhe të gjitha këto ne i përcjellim në dosje./express
.
.