Ëndërron të bëhet Miss Venezuela, qep gjuhën për t’u dobësuar
Fizik i tonifikuar, forma perfekte.. Duket se këto nuk i mjaftojnë Maya Nava, një 18-vjeçareje venezuelase e cila ëndërron të shpallet vajza...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/enderron-te-behet-miss-venezuela-qep.html
Fizik i tonifikuar, forma perfekte.. Duket se këto nuk i mjaftojnë Maya Nava, një 18-vjeçareje venezuelase e cila ëndërron të shpallet vajza më e bukur e vendit të saj, e pse jo edhe Miss Bota. Për të arritur këtë objektiv ajo është gati të bëjë gjithçka, madje të ndërmarrë edhe gjeste ekstreme.
Së fundmi Maya, me ndihmën edhe të familjes së saj, ka qepur gjuhën në mënyrë që të ndjejë dhimbje sa herë që gëlltit ushqim.
“Kështu do jem e detyruar të ushqehem vetëm me lëngje dhe do arrijë të kontrollojë peshën”, ka thënë ajo. Maya Nava vjen nga një familje e varfër dhe jeton në një nga lagjet më famëkeqe të Karakas.