Balerini Nureyev, histori dashurie me gjithë familjen Kennedy

Balerini rus Rodolf Nureyev me Jackie Kennedy Nga Jackie Kennedy, tek e motra, te kunati Bobby Kennedy, madje në tentativë dhe tek i biri, J...

Balerini rus Rodolf Nureyev
me Jackie Kennedy
Nga Jackie Kennedy, tek e motra, te kunati Bobby Kennedy, madje në tentativë dhe tek i biri, JFK Jr. Të gjithë nën magjinë e balerinit rus, Rodolf Nureyev, i cili pak para se të vdiste do të shprehej për mediat: “Unë jam burri më seksi, i gjallë. Kush ka rënë në shtrat me mua, është dashuruar”

“Trekëndëshi rozë”, një libër i shkruar nga biografi Darwin Porter dhe publicisti i pavarur Danforth Prince, që mund të dalë muajin e ardhshëm, pritet të shkaktojë jo pak zhurmë. Fakte të reja mbi jetën e ish-Zonjës së Parë Jackie Kennedy dhe gjithë familjes së madhe Kennedy, do të dalin në dritë. Fakte dhe dëshmi që e lidhin atë, të motrën e kunatin në një rrjet dashuror me një nga ikonat e baletit klasik botëror, Rodolf Nureyev. E shtyrë drejt çmendurive për shkak të tradhtive dashurore të të shoqit, Jackie Kennedy i hyn një historie me balerinin Rodolf Nureyev, ndërsa ishte ende në Shtëpinë e Bardhë. Nureyev, i cili ishte 9 vjet më i ri se Zonja e Parë, ka qenë gjithashtu i ngatërruar me kunatin e saj Robert F. Kennedy, me të cilin ishte kapur “duke u puthur me pasion në një kabinë telefoni”, thuhet në libër.
Balerini rus Rodolf Nureyev me Jackie Kennedy, 1983, ndërsa ish-Zonja e Parë e Amerikës ishte martuar me Aristotel Onasis

Shumë është shkruar në vite për dëfrimet e presidentit Kennedy ndërsa ishte në detyrë. Ndër dashnoret e tij thuhet të jenë renditur edhe aktoret e famshme, Marilyn Monroe dhe Angie Dickinson, prostituta Judith Exner dhe një 19-vjeçare praktikante në Shtëpinë e Bardhë. Por “Trekëndëshi rozë”, i cili del me rastin e 20-vjetorit të vdekjes nga kanceri në vitin 1994, të Jackie Kennedy-t, rrëfen se Zonja e Parë nuk ishte e kënaqur të rrinte duarkryq, ndërsa i shoqi kishte këto histori të panumërta. Sipas revistës “Globe”, e cila ka arritur të ketë paraprakisht një kopje të librit, thuhet se Jackie e arriti Nureyev në Uashington në vitin 1963 dhe shumë shpejt “u zhytën në një histori dashuri të fshehtë, që zgjati me vite”. “Jackie ra në dashuri me Rudin që ditën që ajo ftoi atë dhe partneren e tij legjendare, Margot Fonteyn, për të performuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Jack”, shkruan bashkautori Darwin Porter.
Nureyev dhe motra e Jackie-t, Lee Radziwell, 1987

Zonja e Parë rregulloi një avion privat për Nureyev dhe balerini thuhet se u ul në karrigen lëkundëse JFK-së dhe i tha gruas së presidentit: “Ndryshe nga burri juaj, unë kam një fundshpinë të fuqishme”. Më vonë, Jackie Kennedy thuhet se kishte një marrëdhënie me Rudolf Nureyev në vitet 1960, por ata mbetën shumë të afërt, jo vetëm pas vrasjes së Kennedy-t në 1963, por për dekada të tëra, si në një fotografi të vitit 1983, kur ajo ndërkohë ishte e martuar me Aristotel Onassis.
Ata janë fotografuar së bashku në një fshat anglez, në nëntor 1968 dhe, po atë vit, revista “Paris Match” pohon se ylli i baletit ishte dëgjuar teksa i dehur lëvdohej për pushtimin e tij.
Nureyev, i cili dezertoi në Perëndim nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961, nuk e ka fshehur faktin se Kenedit ranë nën magjinë e tij.
“Unë jam burri më seksi i gjallë”, do t’i thoshte ai një gazete daneze, përpara se të vdiste nga AIDS në 1993-shin. “Mjaft të pyesni Lee Radziwill apo Jackie Kennedy. Dhe, nëse ju nuk më besoni, pyesni Bobby dhe John-John Kennedy. Askush nuk mund të më rezistojë. Kushdo që ka rënë në shtrat me mua, ka rënë në dashuri”, ka shtuar ai. Libri jep gjithashtu detaje edhe për jetën e dramaturgut Tennessee Williams dhe dy miqve të ngushtë të Jackie-t, autorëve Truman Capote dhe Gore Vidal.
Në një darkë në vitin 1977 në Key West, Florida, Capote do t’i thoshte Porter se Jackie dhe motra e saj konkurronin me njëra-tjetrën për dashurinë e Nurejevit.

“Mendoj se sistematikisht Rudi planifikonte të joshte çdo anëtar të familjes sime, madje edhe tim bir kur u rrit”, shkruhet në libër, sipas një rrëfimi që Jackie kishte bërë te Capote.
Capote gjithashtu shton se ishte shokuar kur kishte mësuar mbi marrëdhënien e Nurejevit me Bobby Kennedy, për të cilin shkrimtari kishte kohë që dyshonte se ishte homoseksual, shkruan “Globe”.

“E zemëruar, Jackie i dha fund marrëdhënies kur pa se balerini po i kushtonte shumë vëmendje djalit të saj, JFK Jr.”, shkruan Porter. Sipas tij, ajo ishte përplasur me Nurejevin në 1993-shin, kur kishte mësuar se ai kishte inkurajuar të birin të bëhej aktor, në vend që të ndiqte traditën familjare si politikan.

Një tjetër balerin, amerikani John Kriza, sipas librit, gjithashtu ka qenë i lidhur me Jackie-n.

(Daily Mail,Panorama)

Related

Speciale 8672513527566468470

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item