Zyrtarja amerikane shan me fjalë të pista BE-në, telefonata përgjohet dhe publikohet (Audio)
Një bisedë telefonike mes një zyrtareje të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe ambasadorit amerikan në Kiev, ku zyrtarja shante...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/zyrtarja-amerikane-shan-me-fjale-te.html
Një bisedë telefonike mes një zyrtareje të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe ambasadorit amerikan në Kiev, ku zyrtarja shante me fjalë të pista diplomacinë e Bashkimit Europian, u përgjua dhe u publikua në internet. Gjatë telefonatës, Victoria Nuland dëgjohet duke i thënë ambasadorit amerikan “Fuck EU”, [Q. BE-në] kur po i sqaron se do të qe më mirë që qeveria e ardhshme e Ukrainës të mbështetet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara se sa nga Bashkimi Europian.
Zyrtarët amerikanë nuk e konfirmuan dhe as nuk e përgënjeshtruan vërtetësinë e telefonatës, por sugjeruan se përgjimi dhe publikimi ngjan si një metodë e Luftës së Ftohtë, dhe se mund të jetë bërë nga shërbimet sekrete ruse.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e cilësoi komentin me fjalë të pistë “tërësisht të papranueshëm,” ndërsa Departamenti i Shtetit raportohet se ka kërkuar ndjesë në biseda telefonike private ndaj udhëheqësve të Europës.