UKRAINË – Opozita e vondosur në luftën kundë pushtetit të Janukoviçit
KIEV, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Opozita ukrainase ka pohuar sot vendosmërinë e saj përball pushtetit të presidentit Viktor Janoukoviç, gjatë gru...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ukraine-opozita-e-vondosur-ne-luften.html
KIEV, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Opozita ukrainase ka pohuar sot vendosmërinë e saj përball pushtetit të presidentit Viktor Janoukoviç, gjatë grupimit të rreth 62 mijë manifestuesish në sheshin Pavarësia në Kiev.
“Nuk kemi ndërmend që të dorëzohemi. Do të shkojmë edhe më larg”, ka pohuar militanti i torturuar, Dmytro Boulatov, që aktualisht po kurohet në Lituani, të cilin e ka telefonuar një nga organizatorët e mitingut, këngëtarja Rouslana, dhe e ka vendosur telefonin pranë mikrofonit që ta dëgjojnë të gjithë manifestuesit. Turma u përgjigj me duartrokitje.
Pak orë më vonë, disa militantë të lëvizjes “Boulatov”, kanë manifestuar përpara shtëpisë së ministrit të Financave, Jouri Kolobov, që ndodhet në një fshat pranë Kievit. Ata vendosën aty një kovë të çpuar, që përfaqëson buxhetin ukrainas, dhe kishin shkruar “ti nuk do të vjedhësh më”, ka njoftuar gazeta “Ukrainska Pravda”./