Edhe në Amerikë një burrë mund të ketë … tri gra!
Utah, SHBA SALT LAKE CITY (SHBA), 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Me 25 fëmijët e tyre, të cilët ende jetojnë nën të njëjtën çati, mëngjesi është si n...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/edhe-ne-amerike-nje-burre-mund-te-kete.html
Utah, SHBA |
SALT LAKE CITY (SHBA), 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Me 25 fëmijët e tyre, të cilët ende jetojnë nën të njëjtën çati, mëngjesi është si një operacion ushtarak tek familja Darger. Kjo familje e zgjeruar ka miratuar poligaminë si mënyrë jetese, siç i autorizon besimi i tyre mormonë fondamentalist.
Në qytezën Utah, në pjesën perëndimore amerikane, jo shumë larg nga Salt Lake City, një kaos i organizuar merr formë si çdo mëngjes në këtë shtëpi.
Alina vjen e para, e ndjekur nga “gratë e tij motra” Vicki dhe Valerie, dhe më në fund burri i tyre Joe.
Joe u martua me dy kushërirat, Alina dhe Vicki në vitin 1990. Dhjetë vjet më vonë, motra binjake e Vickit, Valerie, u bashkua me ta. Martesa e tij e parë poligame nuk zgjati shumë. Në familjen e saj të re, ajo sjell me vete pesë fëmijët e saj.
Të gjithë këta persona jetojnë nën të njëjtën çati, të lumtur. Ata madje botuan një libër në vitin 2011: “Dashuri tri herë” (“Love Times Three”)./
/v.b/