Të “hysh në mendjen e tjetrit” - Majlinda Bushja

Majlinda Bushja Mendja njerëzore konsiderohet si “pasuria” më e mistershme e krijuar e cila shfaq vetveten me përmasat që dëshiron, duke mbu...

Majlinda Bushja
Mendja njerëzore konsiderohet si “pasuria” më e mistershme e krijuar e cila shfaq vetveten me përmasat që dëshiron, duke mbuluar idetë që për momentin nuk duhen shfaqur. Kompleksiteti që ajo mbart është një gur në shtresëzimet e mistereve të saj të brendshme që shpërfaqen si një medalje me dy anë, e ku e vërteta shpesh nuk gjendet dot pikërisht për këtë arsye. E gjithë dilema është se kujt duhet t’i besojmë asaj që thuhet apo asaj që nuk thuhet, realisht kush është e vërteta e cila mbulohet shpesh me mister për shkak të pjesës së errët që mbart gjithë jetës mendja jonë. Të jesh tjetër e të sillesh si tjetër njeri, ky është problemi që sjell të tjera probleme, e ku çdo kujt prej nesh i duhet të gjej fytyrën e vërtetë të atij që ka përballë. Ndodh shpesh që detaji të përcjell të vërtetën absolute, e pjesësat e parëndësishme të sjelljes njerëzore të zbulojnë fytyrën e vërtetë të atij që kemi përballë, por ne nuk mund të jemi të gjithë ekspertë të sjelljes njerëzore, ndaj vështirësia për të hyr në mendjen e tjetrit përbën gjithmonë një problem.
Jo vetëm ne si individë, por e gjithë shoqëria vuan për shkak të anës së errët të mendjes njerëzore, shkaku vetvetja pasojat po mbi të. Problemi që degëzon të tjera probleme është se ne ndryshe mendojmë e ndryshe flasim, ndërkohë që kontradita që krijohet për këtë shkak nuk është me përmasa të vogla, ajo trondit çdo ditë jetën tonë, e ne e kemi vështirë ta shmangim, për shkak të vështirësisë së madhe për ta zbuluar.  Ndërkohë që, vlerësimet tona kanë për bazë atë çka thuhet apo shohim, por ajo që thuhet dhe shohim mund të jetë një farsë, e gjykimi ynë bëhet shpesh në bazë të kësaj loje e ka gjasa të jetë i pasaktë. Në të shumtën e rasteve gjuha e trupit thotë diçka, disa të tjerë janë të mendimit veçanërisht psikologët se ajo përcjell një pjesë të konsiderueshme të mesazhit, gjithsesi dhe kjo lë dyshime, pasi të hysh në mendjen e tjetrit është një tjetër gjë, e gjithmonë mbet një mister ajo çka fshihet aty, sekreti.
Mendja e njeriut duket si një magazinë që thur të gjitha planet, e të tashmes, të ardhmes, duke mos e mykosur të shkuarën e vet as atë të largët, e duke krijuar shpesh një kontraditë të gabuar brenda vetes për shkak të kompleksitetit të saj, ku strategjitë e përzgjedhura në rrethana të caktuara, faktojnë atë njerinë që duhet të shfaqet përpara të tjerëve, por që në vetvete ai është një tjetër individ të cilin shoqëria nuk e pranon si pjesë të vetën, ndaj ai paraqet të kundërtën e tij. Kjo është një arsye që na shtyn të jemi dyshues me personat që kemi përballë, e ata që kemi përballë të jenë dyshues me ne duke u përpjekur në fund në vendosjen e urave të përbashkëta të besimit që kanë domethënie më shpresuese në logjikën e ftohtë njerëzore.
Gjithë drama e brendshme e ideve të njeriut mund të vërtitet e të mbetet në mendje me ditë të tëra duke mos nxjerr një konkluzion të saktë për një situatë të caktuar, apo duke bërë një rreshtim të ideve ashtu si çasti e kërkon. Kjo është arsyeja që ne nuk mundemi dot ta kuptojmë sjelljen e tjetrit që për një moment na duket e afërt e në një tjetër moment e largët, aq sa ne i themi vetes se nuk po e njohim dot se cilin kemi përballë nesh.
Analiza e përditshme që bëjmë çdo ditë me vetveten dhe për çka ndodh rreth nesh shpesh e konfozon mëndjen tonë sepse ne nuk mundemi dot të çlirojmë anën e errët të mendjes së çdo kujt prej nesh që na rrethon e të mësojmë të vërtetën që na nevojitet ne dhe të tjerëve, e që nuk ka vetëm një ndikim personal. Pavarsisht se dëgjojmë mendimet e të tjerëve çdo ditë pasi është domosdoshmëria e vazhdimësisë sepse ndikojnë veprimet tona shpeshherë dhe drejtpërdrejt, përsëri shumë sekrete, plane të fshehta flenë në mendjen e gjithsecilit duke vënë në vështirësi të gjithë ata që na rrethojnë, e duke u rrethuar vet në vështirësi, por që momenti nuk na i përcjell si  të tilla. Ne jemi indiferent për sa kohë e kemi të qartë se nuk mundet dot të vendosim pushtetin tonë mbi mendjen e tjetrit e të tjerët nuk munden dot të bëjnë të njëjtën gjë me ne për shkak të misterit që mbart mendja jonë, ashtu sikundër dhe egzistenca jonë shumëshekullore ku hipotezat e krijimit janë kontradiktore mes nesh e ku çdo njëri prej nesh gjen një alternativë sipas së cilës argumenton se mbështetet mbi të vërtetat e krijimit. Misteri i ndërtimit të jetës.
Askush se di se çfarë plani ka gjithsecili nesër, e përsa kohë ato mbeten të fshehta, ato vënë në vështirësi egzistetencën e përbashkët dhe kështu e padukshja e mendimeve rrethon në mënyrë të pandërprerë jetën tonë. Shumë ngjarje do të ishin parandaluar  nëse do të dihej më parë që ato do të ndodhnin, shumë katastrofa që e kanë burimin në anën e errët të mendjes njerëzore. Me pak fjalë ne mund të paraqitemi para të tjerëve ashtu siçc ne duam, në shërbim të vetvetes, por fytyra që shfaqim nuk ka lidhje me të vërtetën e asaj që ne jemi, por me të vërtetën e asaj që ne duam të shfaqim.
Ngjarje dhe histori të shumta në jetën tonë kanë si shkak moszbulimin e fytyrës së vërtetë të njerëzve që kemi përballë nesh, që janë pjesë e shoqërisë e ku zixhiri i ndodhive është ndërtuar në mënyrë të tillë që në mënyrë direkte apo indirekte prek jetën tonë. Ndryshimi i drejtimit nuk na shpëton aspak nga vështirësia që hasim për shkak të pjesës së errët të mendjes sonë dhe misteret e së shkuarës pasohen nga misteret e së ardhmes të cilat lënë gjurmë të thella në rrugëtimin e egzistencës sonë. Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme, duke vënë në përdorim evoluimin e shoqërisë për të zbuluar atë që prej kohësh ka mbetur si e tillë, dyfytyrësinë njerëzore, por mekanizmat tanë ende janë filiza përballë koracës mijëra vjeçare që ende vazhdon e qetë rrugëtimin e saj bashkë me njerinë. Ne përpiqemi të peshojmë më shumë nga çshohim e dëgjojmë, por nuk mundet dot të zbërthejmë të gjithë sekretet e gjithsecilit e gjithsecili përpiqet të ruaj me fanatizëm sekretet e tij.
Shumë sulme terroriste të cilat kanë marrë jetën e të pafajshmëve nëpër shkolla, stacione autobusësh, metro, kudo në botë nuk do të kishin ndodhur, madje nuk do të kishte ndodhur as 11 shtatori në SHBA që la pa frymë duke shokuar gjithë botën mbanë, nëse planet do të ishin zbuluar më parë se të viheshin në zbatim.
Në fakt u bë kohë që diskutohet në media për rastin e përgjimeve e thirrjeve telefonike nga shërbimi i inteligjencës amerikane. Cënimi i privatësisë u bë shkak që shumë njerëz në Evropë të ngriheshin në protesta. Të themi të vërtetën nuk është e drejtë të cënohet privatësia e secilit prej nesh, por përgjimet e shërbimit të inteligjencës amerikane më shumë ngjasojnë me kërkesën e brendshme për të hyrë në zgavrat më të thella të trurit njerëzor e për të zbuluar çka fshihet realisht aty. Çfarë planesh thuren nga gjithsecili prej nesh e sa të dëmshme janë këto për pjesën dërrmuese të shoqërisë, në cilën mendje fshihet shkaktari i problemeve tona dhe planet e tij të mbrapshta. Të çlirosh trurin njerëzor e të zbulosh në mendjen e tij të gjitha planet shpesh vlen pasi e bën botën më të shëndetshme, e kur përpjekjet tona janë për këtë qellim nuk është i nevojshëm justifikimi, pasi çdo gjë që vlen për të mbrojtur jetën e çdokujt prej nesh e ka të shpjeguar në vetvete dhe justifikimin e tij. Domethënia e veprimit që fsheh brenda vetes vetëm vlera pa cënuar askënd për shkak të pozitivitetit që mbart nuk duhet të gjykohet si cënim privatësie, por si cënim i anës së errët të mendjes njerëzore e cila shpërfaq vetveten në momente të caktuara e prej së cilës duhet të mbrohemi. Prandaj thuhet shpesh që çdo e keqe e ka me vete një të mirë, cënimi i privatësisë që konsiderohet një e keqe, në këtë rast mund të justifikohet me parandalimin e shumë krimeve, në mbrojtjen e jetës, në emër të sigurisë. Pavarsisht se disa persona nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, asnjëherë besimi nuk duhet të jetë i verbër, pasi eksperienca jetësore, këshilla të tilla nuk na i ka pranuar. Shumëkush mund ta kundërshtonte plotësisht mënyrën e arsyetimit tim, por dhe kjo është një e drejtë që vlen sigurisht, por midis shumë të drejtash është e prirur të fitojë e drejta që vlen më shumë.

Cënimi i privatësisë mund të justifikohet, për sa kohë ne shohim se prej andej në mënyrë të drejtpërdrejt mbrohet jeta jonë duke u parandaluar shumë krime të rënda. E vërtetë që disa persona nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, po aq sa është e vërtetë që njeriu nuk mbet i njëjtë gjithë jetën e tij. Nga njëra anë privohet një e drejtë siç është ruajta e privatësisë, por nga ana tjetër sigurohet nëpërmjet saj mbrojtja e jetës, parandalimi i krimeve. Kontradita sigurisht na shqetëson, por fajtori është i përbashkët, pjesa e errët e mendjes sonë. Qellimi i shumëkujt është të jetë i drejtë me të tjerët, por qellimi i gjithkujt nuk është i njëjtë. Kështu shoqëria lëkundet mes pasigurisë egzistenciale e për këtë shkak metoda e ndaluar nga ana e saj aprovohet për qellimin e vet të kundërt. Nëse në dukje bëhet shumë zhurmë për atë që ndodh pas krahëve, realisht nuk është e thënë që e vërteta të jetë ashtu. Llogjika e heshtjes nuk është e gabuar, përsa kohë ajo është duke reflektuar për të drejtën dhe të gabuarën, ajo është duke nxjerrë konkluzionet e saj. E gjithmonë konkluzionet kërkojnë kohë e vet, pasi e drejta të konsiderohet e drejtë kërkon një rrugëtim analizash që të bindin shumëkënd prej nesh. Bindja është shumë komplekse sepse e drejta nuk është gjithmonë në anën e të drejtit për sa kohë i drejti nuk di ta përdor atë me efikasitet, duke bërë të kundërtën e asaj që e drejta kërkon. Vështirësia vjen edhe për shkak të dyanësisë së mendjes sonë ku e drejta kundërshton të vërtetën, ashtu sikundër dhe e vërteta kundërshton të drejtën sipas interesave të momentit. E duke u përfshirë në dyshime të herëpashershme për këtë arsye, ne justifikojmë në mënyrë të natyrëshme edhe cënimin e privatësisë i cili shërben në jo pak raste për të garantuar sigurinë tonë.  Çdokush prej nesh do të këmbngulte në të kundërtën e arsyetimitit tim, dhe kjo është e pranueshme, por në të njëjtën kohë do të binte dakort se për të hyrë në mendjen e tjetrit deri në një farë mase duhen përdorur disa mekanizma që nuk janë të pranueshëm por që i shërbejnë sigurisë sonë ndaj dhe gjejnë justifikim. Kontradita është e thellë aq më tepër kur ne si individë e shoqëri godasim vetëm pasojën duke qenë të paqartë në konkluzionet përfundimtare, pasi e vërteta gjendet tek shkaku dhe përgjigja ndodhet po aty.

Related

Opinione 3981142749879463848

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item