Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e kancerit, 4000 raste çdo vit

Duhanpirja, faktori më i zakonshëm i rrezikut, është i lidhur me 71% të vdekjeve nga kanceri  Aktualisht, në botë 14 milionë njerëz diagnost...

Duhanpirja, faktori më i zakonshëm i rrezikut, është i lidhur me 71% të vdekjeve nga kanceri
 Aktualisht, në botë 14 milionë njerëz diagnostikohen me kancer çdo vit


Alkooli dhe cigarja janë dy shkaqet kryesore të cilat po rritin rrezikun e përhapjes së kancerit në Shqipëri. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendin tonë çdo vit shfaqen 3500-4000 raste të reja. Aktualisht, në botë 14 milionë njerëz diagnostikohen me kancer çdo vit. Deri në 2025-ën kjo shifër parashikohet të mbërrijë në 19 milionë, 22 milionë deri në 2030-ën dhe në 2035-ën 24 milionë. ”Situata vjen në përkeqësim në kuptimin e rritjes së sëmundjes. Ne kemi çdo vit rreth 4000 raste, po të krahasojmë me 10 vjet më parë është përkeqësuar shumë në numër të sëmundjeve dhe vazhdoi për fat të keq vazhdojnë ti diagnostikojnë këto sëmundje në stad shumë të përparuar”, – tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Për të ndihmuar në diagnostikimin e shpejtë, por edhe në vazhdimësinë e trajtimit të kancerit në laboratorin biokimik në QSUT, ka mbërritur një pajisje e re, si dhe është plotësuar gama e reagjentëve më të rëndësishëm për bërjen e analizave të ndryshme.

Të dhënat për kancerin

-Kushtet në të cilat njerëzit jetojnë dhe punojnë dhe stilet e jetës së tyre ndikojnë në shëndetin dhe cilësinë e jetës.
-Duhanpirja, faktori më i zakonshëm i rrezikut, është i lidhur me 71% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive dhe llogaritet 22% për të paktën të të gjitha vdekjeve nga kanceri. Bazuar në tendencat aktuale, duhanpirja vlerësohet të vrasë një miliard njerëz në shekullin XXI.
-Alkooli është një faktor tjetër i njohur rreziku për kancer. Ai është i lidhur fort me një rritje të rrezikut të kancerit të gojës, faringut, laringut, ezofagut, zorrës dhe gjirit dhe mund të rrisë rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe kancerit të zorrëve në femrat.

-Mbipesha dhe obeziteti është gjithashtu e lidhur ngushtë me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrëve, gjirit, mitrës, pankreasit, ezofagut, veshkave dhe fshikëzës së tëmthit. Mbipesha dhe obeziteti është në rritje në nivel global në një shkallë alarmante, duke përfshirë edhe fëmijët dhe adoleshentët. Gjithashtu, shqetësuese është përqindja e lartë e njerëzve mbipeshë që jetojnë në vendet me të ardhura të pakta (dy të tretat e totalit global).

-Ka mënyra të thjeshta për organizatat e të gjitha madhësive për të krijuar mjedise që mbrojnë dhe promovojnë shëndetin e punonjësve të tyre. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo vit 177mijë vdekje nga kanceri janë të lidhura me ekspozimin profesional ndaj karcinogjeneve të caktuara, ku një në çdo tri vdekje vlerësohet të jetë shkaktuar nga asbesti.
Infeksionet kronike janë vlerësuar se shkaktojnë rreth 16% të të gjitha kancereve në nivel global, dhe në vendet në zhvillim kjo shifër rritet në pothuajse 23% të të gjitha kancereve. Disa prej kancereve në vendet në zhvillim, si kanceri i mëlçisë, i qafës së mitrës dhe i stomakut, janë të lidhura me infeksionet dhe përkatësisht, me virusin e hepatitit B, virusin e papilomës së njeriut, dhe me bakterin e Helicobakter pylorit.

-Shumica e vdekjeve të parakohshme nga kanceri janë të parandalueshme duke ndikuar politika në sektorë jashtë shëndetësisë dhe jo të bëhen ndryshime vetëm në politikën shëndetësore.

-Çdo vit, rreth 275 mijë gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës dhe rreth 85% e vdekjeve janë nga vendet në zhvillim. Çdo vit diagnostikohen 160mijë raste të reja të kancerit te fëmijët në mbarë botën, dhe më shumë se 70% e tyre nuk kanë akses për trajtim efektiv. Rezultati i mbijetesës është i papranueshëm. Në disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbijetesa është e ulët deri 10%, në krahasim me disa vende me të ardhura të larta ku mbijetesa shkon deri 90% .

-Kostoja e kancerit është vlerësuar të arrijë 458 bilion dollarë në vit në 2030


Kanceri
Kanceri është një term i përgjithshëm për një grup të madh sëmundjesh, të cilat mund të prekin çdo pjesë të trupit të njeriut. Terma të tjerë të përdorshëm janë tumore malinje dhe neoplazmë (ënjtje). Një tipar përcaktues i kancerit është krijimi i shpejtë i qelizave jonormale, të cilat rriten përtej kufijve të zakonshëm të tyre dhe që mund të pushtojnë pjesët fqinje të trupit, duke u përhapur nëpër organet e tjera. Këtij procesi i referohemi si metastazë. Metastazat janë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri.


MESAZH BOTËROR: Kanceri nuk është vetëm një çështje e shëndetit. Ai ka implikime më të gjera, si të drejtat sociale, ekonomike dhe njerëzore, dhe është një pengesë e rëndësishme për arritjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Pabarazia po thellohet – faktorët socialë dhe mjedisorë, si dhe ngarkesa e dyfishtë e sëmundjeve ndaj të cilave ekspozohen shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme po kërcënojnë ekonomitë kombëtare.
Ndërhyrjet kosto- efektive duhet të jenë në dispozicion në mënyrë të barabartë me të drejtën e informimit dhe edukimit në lidhje me kancerin në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor, të tilla si programe të zbulimit të hershëm dhe të përballueshëm, ilaçe cilësore, vaksina dhe teknologji, si pjesë e planeve kombëtare të kontrollit të kancerit.
Masat e mbrojtjes sociale, duke përfshirë edhe mbulimin universal shëndetësor, janë thelbësore për të siguruar që të gjithë individët dhe familjet të kenë akses të plotë në kujdesin shëndetësor dhe mundësi për të parandaluar dhe kontrolluar kancerin./standard

Related

Shëndet & estetikë 5044202105760873247

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item