Sekreti bankar zviceran përfshihet nga debati
Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet se mund të fshihen ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/sekreti-bankar-zviceran-perfshihet-nga.html
Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet se mund të fshihen në Zvicër. Duket se sekretit bankar po i vjen fundi.
Prej dy shekujsh Gjeneva është një nga qytet më të pasura të botës. Rrugët janë të mbushura me banka. Paratë dhe ruajtja e sekretit e kanë bërë qytetin të suksesshëm. Por kjo traditë e gjatë e sekretit bankar, që nisi thjesht si një masë për të mbrojtur privatësinë e klientëve, ka bërë që Zvicra të kthehet në qendrën më të madhe të depozitimit të parave nga evazioni fiskal në vendet fqinje, shkruan Deutche Welle.
“Çdo vit shtetet anëtare të Bashkimit Evropian humbasin rreth 1 miliard euro nga evazioni fiskal dhe shmangia e taksave, çka është më shumë se sa ndihma që i dhamë Qipros”, tha Herman Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të Evropës. Shumë nga fqinjët e Zvicrës janë të inatosur që çdokush që ka para për të fshehur, duke nisur nga politikanët francezë deri tek menaxherët e futbollit gjerman, gjejnë vend në bankat zvicerane. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar një shkëmbim automatik informacioni për llogaritë bankare.
Parlamentarët zviceranë nuk duan të dorëzohen. “Kudo që shkoj në botë dëgjoj fjalë jo të mira që thuhen për Zvicrën dhe bankat e saj. Fakti që bankat zvicerane janë kujdesur shumë për të ruajtur privatësinë e klientëve të saj dhe se Zvicra është një shtet i vogël, ka bërë që Londra Nju Jorku dhe Brukseli t’i deklarojnë luftë”, thotë Yves Nidegger, deputet i partisë së djathë Partia e Popullit Zviceran.
Edhe bankierët e Gjenevës e shohin si një luftë financiare. “Sigurisht ne nuk mund të jemi në luftë për këto çështje me fqinjët tanë. Ne do ta zgjidhim këtë problem. Jam i sigurtë për këtë”, thotë Michel Derobert, i cili është drejtuesi i Shoqatës së Bankierëve Privatë. Personalisht ai beson se Zvicra duhet të gjejë një zgjidhje me Bashkimin Evropian.
Por si mund të zgjidhet? Duhet të dorëzohet Zvicra dhe të braktisë sekretin bankar? Një pyetësor i bërë së fundmi pushtoi titujt e parë të gazetave pasi gjysma e zviceranëve ishin dakord me një gjë të tillë. “Sekreti bankar është duke vdekur”, thekson profesori i ligjeve Philippe Mastronardi.
Ai thotë për DW se është i paevitueshëm fakti se Zvicra do të dorëzohet një ditë. “Gjithçka po ndryshon shumë shpejt dhe Zvicra është duke lëshuar pe dalëngadalë drejt shkëmbimit automatik të informacionit.” Eksperti ligjor shtoi se duke qenë që Zvicra është një vend i vogël nuk ka fuqi të ndikojë të vendet e tjera.o.k/noa