Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub”
Fillimisht është e nevojshme që përdoruesit të kenë në kompjuterët e tyre të instaluar programin VLC. Për t’a shkarkuar atë mjafton të drejt...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/ja-si-te-shkarkoni-titrat-e-filmave.html
Fillimisht është e nevojshme që përdoruesit të kenë në kompjuterët e tyre të instaluar programin VLC. Për t’a shkarkuar atë mjafton të drejtoheni në faqen videolan.org dhe ndiqni të gjitha instruksionet e nevojshme.
Shkarkoni VLSub
VLSub është një funksionalitet që kërkon titrat dhe i shkarkon ato nga opensubtitles.org duke përdorur dokumentin hash identifikues të videos që dëshironi të shihni ose duke vendosur thjesht titullin. Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që përdoruesi të kërkojë titrat pasi kjo gjë kryhet nga VLSub.
Instaloni VLSub
Në fillim ekstraktoni materialet nga dokumenti i zipuar dhe më pas kopjoni skedarin vlsub.lua tek kjo direktori C:/Program Files/VideoLAN/VLC/lua/extensions/.
Shkarkoni titrat
Kur jeni duke parë një video në VLC shkoni tek View > VLSub dhe tek dritarja që do të hapet filloni të kërkoni për titrat që dëshironi. Më pas klikoni Download Selection dhe gjithçka është gati. (PCWorld Albanian)