Prokuroria vendos: Burg përjetë muxhahedinëve që shkojnë në Siri

Britanikët të cilët do të bëjnë rrugë drejt Sirisë, për të luftuar edhe ndaj një diktatori të urryer si Assad-i, janë paralajmëruar nga shef...


Britanikët të cilët do të bëjnë rrugë drejt Sirisë, për të luftuar edhe ndaj një diktatori të urryer si Assad-i, janë paralajmëruar nga shefja e antiterrorizmit në Prokurorinë Mbretërore në Londër do të ndiqen penalisht ku mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Sue Hemming tha se përbën vepër penale në Britani të luftosh në një vend tjetër. Madje ajo shtoi se do te ndiqen penalisht edhe ata që marrin pjesë në kampet e trajnimit të rebeleve.
Komentet e saj, bëhen në një kohë kur shtate shtetas britanik, mes tyre dy gra janë në pritje të fillimit të procesit gjyqësor me akuza të lidhura me konfliktin sirian kohët e fundit ka pasur një rritje të madhe të numrit të arrestimeve apo edhe pas paralajmërimit të shefit të anti-terrorizmit të Policisë Metropolitane, për numrin gjithnjë e në rritje të të rinjve britanik që ose kanë udhëtuar ose tentojnë të shkojnë drejt Sirisë për të luftuar.
Sipas ligjit britanik të Terrorizmi të vitit 2006 janë të jashtëligjshme aktet parapërgatitore për terrorizëm apo ndihma e personave të tjerë në aktivitetet e tilla, ligj i cili parashikon edhe burgimin e përjetshëm. Ndërkohë pjesëmarrja në kampet stërvitore apo trajnimi si terrorist parasheh një dënim deri në dhjetë vjet heqje lirie.
Një grupim rebel sirian Fronti al-Nusra që e operon në Siri është cilësuar i jashtëligjshme nga Qeveria britanike për lidhjet e saj me al-Kaeden Scotlanda Yard, njoftoi muajin e kaluar se arrestimet për terrorizëm të lidhura me Sirinë janë në rritje ku deri më tani janë arrestuar 16 britanikë për këtë vit, e krahasuar me 24 vetë në vitin 2013. Numri i përgjithshëm i britanikëve që marrin pjesë në konfliktin sirian vlerësohet në disa qindra. Sipas burimeve zyrtare, rreth 20 prej tyre mendohet se janë vrarë në luftime .

Related

Botë 1952033585626232503

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item