KOMENT – JAPONI – Duel ”atomik” për zgjedhjen e prefektit të Tokios?

Zgjedhjet për guvernatorin e Tokios që zhvillohen të dielën rrezikojnë të shndërrohen në një duel atomik mes kandidatit favorit pro energjis...


Zgjedhjet për guvernatorin e Tokios që zhvillohen të dielën rrezikojnë të shndërrohen në një duel atomik mes kandidatit favorit pro energjisë bërthamore, kryetar i qeverisë japoneze, Shinzo Abe dhe një dysheje ish-kryeministrash me mendime të kundërta.
Rreth 11 milionë banorë të Tokios janë thirrur të votojnë për të zgjedhur zyrtarin më të lartë politik të kryeqytetit japonez, kreun e prefekturës së Tokios që drejton fatet e kryeqytetit të fuqisë së tretë ekonomike botërore.
Këto zgjedhje me votim njëemëror dhe me një tur zhvillohen për të zëvendësuar  Naoki Inose i cili dha dorëheqjen në dhjetor për shkak të një skandali të bujshëm politiko-financiar. Mediat japoneze i paraqesin Yoichi Masuzoe, 65 vjeç, dhe Morihiro Hosokawa, 76 vjeç, si kandidatët më të favorshëm, me një avantazh të dukshëm të të parit në sondazhet e fundit.
Japonia i pret me interes këto zgjedhje që Hosokawa është përpjekur t’i shndërrojë në referndum kundër përdorimit të energjisë bërthamore, me mbështetjen e një ish-kryeministri tjetër (të periudhës 2001-2006), i pashmangshmi Junichiro Koizumi.
Që prej përfundimit të detyrës në krye të një qeverie koalicioni të qendrës në vitet 1993-1994, Hosokawa i ishte kushtuar poçerisë, por aksidenti bërthamor i Fukushimës në mars 2011 e bindi të rikthehej, aq sa ia mbushi mendjen ish-aleatit të tij populist të djathtë që Japonia duhet t’i jepte fund përdorimit të energjisë bërthamore.
Këta dy të tërhequr nga politika të kaheve të ndryshme ishin të një mendjeje në këtë konstatim, që u mbështet nga një pjesë e opinionit japonez, dhe bënë fushatë së bashku, silhuetës së brishtë të Hosokawa-s përkrah tufës së bardhë të flokëve të Koizumit.
“Ky votim do të jetë një betejë mes atyre që mendojnë se Japonia mund t’i japë fund energjisë bërthamore dhe atyre që mbrojnë të kundërtën”, u shpreh Koizumi, duke patur në objektiv jo vetëm Masuzoe-n, por sidomos mbështetësin e tij më të fuqishëm, Shinzo Abe, kryeministri aktual dhe kryetar i partisë së madhe të së djathtës japoneze (PLD) dikur e drejtuar nga Koizumi.
Që kur është kthyer në pushtet përpara rreth një viti e gjysmë, Abe shprehet në favor të rivënies në funksionim të centraleve të arkipelagut, të mbyllura si masë sigurie pas aksidentit të Fukushimës. Ai e vlerëson këtë energji si të domosdoshme për një arkipelag pa burime natyrore.
Edhe pse guvernatori i Tokios nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet kombëtare, analistët mendojnë se një performancë e mirë e Hosokawas mund të ketë pasoja në debatin aktual.ATSH-AFP/ 

Related

Botë 1412261120364340721

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item