Ibrahim Madhi, “ikona” e violinës shqiptare

Holta Sina Te pershkruash me fjale aktivitetin e pasur artistik te I. Madhit ne vite nuk eshte e lehte, sepse ne radhe te pare per mjeshtrin...

Holta Sina


Te pershkruash me fjale aktivitetin e pasur artistik te I. Madhit ne vite nuk eshte e lehte, sepse ne radhe te pare per mjeshtrin e madh Madhi flet vete violina ne duart e tij, ky instrument i cili u be bashkudhetari i jetes, punes dhe ngjarjeve muzikore qe do te kishin ne qender djalin e ri me shikimin e mprehte qe ishte imponues ne skene, tek luante me temperament veprat me te bukura te literatures violinistike boterore dhe nacionale. Vitet qe do te rridhnin, do te skiconin portretin e nje violinisti brilant e gjithmone prezent ne skenen shqiptare e, me pas, profilin e burrit flokethinjur, qe me harkun “magjik” te violines ne dore, i ulur ne spalen e orkestres, do te krijonte ate imazh qe do te ishte i patjetersueshem per kedo te apasionuar pas muzikes klasike dhe pas instrumentisteve te tille te permasave si I. Madhi.
Me kete impresion hyra mbasditen e 2 prillit ne sallen e “House of Arts”, ku do te behej promovimi i CD-se me disa prej interpretimeve me te spikatura te ketij kolosi te harkut, te titulluar “Violina e mjeshtrit Ibrahim Madhi”.
I kuruar me kujdes nga ish-nxenesi i tij i talentuar dhe sot pedagog ne Akademine e Arteve, Lorenc Radovani, i masterizuar ne studion e Edmond Zhulalit si dhe i finalizuar me mbeshtetjen programit zviceran per kulturen “Pro Helvetia”, ky disk u kurorezua si nje permbledhje e interpretimeve me cilesore te mjeshtrit Madhi ne vitet 1962-1988 dhe eshte vetem nje pjese e repertorit te tij kualitativ qe perfshin nje game te gjere stilesh, veprash dhe autoresh. Ne kete CD ai vjen i shoqeruar nga orkestra e RTSH-se nen drejtimin e dirigjenteve M. Krantja, F. Deda dhe E. Koço si dhe pianistit austriak Valter Nauman.
E konceptuar si nje mbremje e veçante mirenjohjeje per punen cilesore shumevjeçare te ikones se “violines se pare” shqiptare, ajo u prit me interes nga bashkekohes artiste, kolege te mjeshtrit e dashamires te artit, te cilet permes nje retrospektive me diapozitiva fotosh e pjesesh auditive te lojes se tij ne sfond, iu rikthyen kujtimeve dhe te tjere u njohen nga afer me muzikalitetin dhe temperamentin e tij te pakrahasueshem.
Kjo ngjarje perben ne vetvete ate qe me te drejte do te quhej tabloja e nje jete te mbushur me muzike e “te pikturuar” permes “duarve te arta” te mjeshtrit, i cili me emocionin qe i lexohej ne sy dhe me autoritetin e padiskutueshem te burrit 61-vjeçar, te mençur e fjalepak ishte prezent ne nje kend te kesaj “shtepie te artisteve”.
Fillimet e tij ne rrugen e gjate te artit te interpretimit muzikor nisin qe ne moshe te vogel ne vitin 1953, kohe kur ai filloi studimet e para per violine ne liceun artistik “Jordan Misja” ne klasen e violinistit Genc Bogdo, per t’i mbaruar ato shkelqyeshem ne vitin 1963. Po ne kete vit ai fillon studimet ne Konservatorin e Tiranes te cilat i perfundon ne vitin 1968 me diplomimin ne Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve) me rezultate maksimale. Por, qe gjate studimeve dhe me pas, I. Madhi do te ishte aktiv si ne jeten pedagogjike dhe ate koncertale, duke kryer dhe disa funksione njeherazi si 1962-1964 mesues violine ne liceun artistik “Jordan Misja” si dhe 1962-1965 edhe solist dhe violine e pare ne orkestren simfonike te RTVSH-se; 1965 e ne vijim, titullar i klases se violines ne ILA; 1966-1973 solist ne Ansamblin e Shtetit dhe solist e violine e pare ne orkestren simfonike te TKOB-it; ne vitin 1973 kryen specializim pasuniversitar ne Napoli (Itali) ne Konservatorin “San Pietro a Majella”; 1974-1978 emerohet shef i katedres se Interpretimit ne ILA dhe 1978-1981 drejtor i ILA-se dhe pas ketij viti e vijoi punen, fillimisht si pedagog e me pas si profesor i violines (titull qe e ka marre qe prej vitit 1999) ne Akademine e Arteve. Edhe gjate kesaj periudhe te fundviteve ’90, konkretisht ne vitet 1998-2000, emerohet perseri shef i katedres se Harqeve dhe qe prej vitit 2003 e ketej Dekan i Fakultetit te Muzikes.

Atij i takon merita e krijimit te trios dhe Orkestres se mirenjohur te Harqeve te ILA-se ne vitin 1978, me te cilat realizoi nje numer te konsiderueshem koncertesh cilesore qe kane ngelur edhe sot ne kujtesen e artisteve dhe artdashesve te atyre viteve.
Emri i tij si solist lidhet me nje seri bashkepunimesh cilesore me te gjitha orkestrat kryesore shqiptare (me orkestren e RTSH-se, orkestren e TKOB-it, Orkestren Simfonike e ILA-se, Ansamblin e Shtetit, Orkestren e Harqeve te ILA-se etj. ) si dhe me pianistet e mirenjohura M. Kristidhi, A. Tartari etj., me te cilet ka koncertuar vepra madhore, por edhe “pikante” te literatures violinistike boterore dhe nacionale, jo vetem ne skenat shqiptare, por edhe ne Kosove,Turqi, Rumani, Kine, Greqi, France, Itali, Gjermani, Austri, Zvicer etj.
Per gjithe kete kontribut te vecante profesional ne artin muzikor shqiptar, ai mban qe prej vitit 1989 titullin me te larte te artit ne Shqiperi: “Artist i Popullit”.
Jo pa qellim i rendita keto aspekte te rendesishme te jetes se tij artistike e pedagogjike, ku vitet flasin me gjuhen e arritjeve te padiskutueshme si ne aspektin koncertal solistik dhe ne perberje te orkestrave kryesore te vendit (si violine e pare) por, edhe ne ate te mesimdhenies ku “dora e tij” eshte vecanerisht mjaft e ndjeshme ne formimin e shkolles sone te interpretimit violinistik. Per gati 45 vjet ka pergatitur (dhe pergatit) breza violinistesh te cilet jane sot te suksesshem si brenda ashtu edhe jashte kufijve te Shqiperise.
Duke iu rikthyer “violines se mjeshtrit”, nuk mund te le pa permendur nje fakt shume interesant qe deshmon prirjet e tij te spikatura solistike te cilat u evidentuan shume heret, qe ne moshen 16-vjecare (viti 1962), kur ai sfidoi emocionet e skenes dhe luajti me energji e potence profesionale koncertin ne E-moll te kompozitorit romantik F. Mendelssohn-Bartoldi-t, shoqeruar nga orkestra e RTSH-se nen drejtimin e dirigjentit M. Krantja. Koha e trete e ketij koncerti eshte pikerisht dhe prologu i diskut ne fjale. Ky incizim i vjeter, “i pastruar me kujdes nga pluhuri i kohes” tingellon i plote dhe shume ekspresiv, duke iu ngjizur me se miri temperamentit te nje djaloshi te ri qe e “pertyp” ate lehtesisht dhe natyrshem. Vepra e dyte qe krijon nje kontrast te menjehershem emocional dhe stili me te paren, eshte Romanca in F nga L. W. Bethoven, e interpretuar mjeshterisht nga Madhi permes nje loje te ngrohte, ku ndjeshmeria elegante “qendis me filigran” cdo note te saj.
Por, ne kete disk te bie menjehere ne sy perzgjedhja e materialit, qe pervec literatures se huaj nga kompozitore periudhash dhe stilesh te ndryshem, kalohet natyrshem ne autore dhe vepra te spikatura nacionale, ku e para ne rradhe (dhe e treta ne renditje) eshte Aria nga opera “Mrika” e Prenke Jakoves, e pershtatur per orkester harqesh nga Gjon Simoni. Nen “petkun” e drejtuesit te orkestres se harqeve te studenteve te ILA-se, I. Madhi eshte njekohesisht dhe “udherrefyesi” i lojes kompakte e te mireorganizuar nga ky formacion i cili e percjell ne karakter dhe me ngjyra kombetare kete veper interesante te marre nga interpretimi live ne skenen koncertore. Nje rikthim ne vlerat paraklasike te Bach-ut e ngre serish harkun e mjeshtrit drejt tingujve te ngrohte te kohes se dyte te koncertit ne A moll (Andante) per t’i “rrembyer” me tej ne kohen e trete ne nje finale Allegro Assai, ku shperthen temperamenti i te madhit Madhi.
Perseri ne rradhe qendron nje autor paraklasik qe eshte dhe themeluesi i koncertit solo me tre kohe, A. Vivaldi, e, konkretisht, prej krijimtarise se tij koncertale eshte shkeputur koha e dyte (Adagio) e koncertit ne G moll. Pas nje kohe te trete energjike te Bach-ut, kjo adagio hapet me nota funebre, ku solisti nxjerr ne pah talentin e tij qe dallon edhe per shijen e holle ne performanca te nje natyre ekspresive por te permbajtur.
Vallja hungareze n.r. 2 e J. Brahms, e marre nga interpretimi live i mjeshtrit dhe i shoqeruar ne piano nga pianisti austriak V. Nauman, vjen ne kete perzgjedhje si veper karakteri qe perputhet me se miri me lojen plot temperament dhe tekniken virtuoze te poseduar prej tij.
Dhe perseri ne rradhe, duke ndjekur njera – tjetren vijojne tre pjese te kompozitoreve shqiptare (Pjeter Gaci, Thoma Gaqi e Limiz Dizdari) te cilet kane shkruar vepra vertet te spikatura per instrumentin e violines, sic jane respektivisht Ballada e Gacit e shoqeruar nga pianisti Nauman, Ballada e Gaqit si dhe romanca e Dizdarit te shoqeruara me orkeser, edhe keto te incizuara live nga sallat e koncerteve. Ky triptik veprash shqiptare (si dhe te tjera vepra te tradites te interpretuara ne vite) me kolorit te pasur sa nacional aq edhe individual te krijuesve te tyre, deshmojne per interesin e I. Madhit lidhur me krijimtarine violinistike te kompozitoreve shqiptare. Ne kete kontekst ai ka interpretuar me profesionalizem dhe cilesi te larte artistike pothuajse te gjithe literaturen violinistike shqiptare dhe njesere veprash te ketij repertori i ka realizuar si premiera.
Vepra qe pason ne CD keto vlera te verteta te muzikes violinistike shqiptare, eshte nje pjese e perzgjedhur nga literatura violinistike internacionale e, pikerisht “Moment Muzikor” nga  F. Shubert. Lirizmi ekspresiv i ketij frymezimi romantik te kompozitorit te madh austriak, percillet permes emocionit qe krijon loja kualitative e violinistit te shquar shqiptar. Ndersa vepra e fundit ne kete permbledhje koncertale eshte “Mazurka” e gjalle dhe skercoze e H. Wieniawski-t, ku “violina e mjeshtrit” tingellon “mjeshterore” brenda ansamblit te harqeve te I.L.A-se, ketij formacioni qe me aq kujdes e ngriti dhe e evidentoi ne evenimentet me te spikatura artistike te skenave shqiptare per vite me rradhe.
Por, kjo CD nuk mbaron ketu. Ajo perfaqeson vetem nje pjese te incizimeve dhe filmimeve koncertale te R.T.SH-se, ku mbi 100 pjese violinistike te luajtura nga “duart e mjeshtrit” Madhi jane vlera te verteta auditive dhe vizive qe presin ndoshta ne te ardhmen nje kurim te tille profesional qe “pluhuri i harreses” te mos i mbuloje.
Ky aktivitet dhe ky disk ne duart e publikut, perforcoi edhe nje here vlerat e verteta te shkolles sone muzikore, ku figura te tilla si I. Madhi jane dhe do te mbeten korifej te artit dhe kultures shqiptare si dhe zedhenesit e pare e te pazevendesueshem te talentit, dijes dhe profesionalizmit.
* Muzikologe
Pedagoge në Akademinë e Arteve

Related

Kultura 8868429182276220818

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item