Hernanes: Ja e vërteta për Interin dhe lajme të tjera sportive

Braziliani ka komentuar në rrjetin social për të treguar detajet e transferimit të tij  Një ndër lojtarët e Lacios zgjodhi të fliste hapur p...

Braziliani ka komentuar në rrjetin social për të treguar detajet e transferimit të tij
 Një ndër lojtarët e Lacios zgjodhi të fliste hapur pak ditë para prezantimit


 Duket se çdo gjë është më se e qartë për çështjen “Hernanes”. Kjo, pasi për këtë çështje ka folur vetë lojtari. Kësaj radhe braziliani ka folur vetë, duke mbyllur të gjitha aludimet. Në rrjetin e tij “Facebook”, lojtari u shpreh edhe për transferimin e tij. Mesfushori u shpreh se për transferimin ka qenë vetë ai që ka zgjedhur. Një zgjedhje kjo e bërë personalisht nga lojtari. Shumë u aludua këto ditë se ish-laciali nuk ka dëshiruar që të largohej nga Roma. Kjo, edhe për shkakun e lotëve gjatë largimit nga qendra e Lacios. Mirëpo duket se lojtari më i ri Interit ka vendosur të mbyllë zërat. Një deklaratë kjo e bërë pak para prezantimit zyrtar te skuadra si zikaltër. Sipas tij, ende po bëhen polemika të kota që nuk kanë asnjë vlerë. Gjithashtu, ai u shpreh se gjithçka e ka bërë për të mirën e tij dhe të gjithë atyre që e rrethojnë, duke marrë parasysh edhe pasojat. Në deklaratën e tij të plotë në “Facebook” shkruhej: “Mirëdita!” Do të doja që të vendosja këtu ndonjë mesazh të bukur, por ende më duhet të kthehem te polemika e vjetër. Kjo, pasi dikush ende është duke bërë polemika me emrin tim. Polemika që kanë të bëjnë me largimin tim nga skuadra e Lacios për të protestuar. Mund të bëni çfarë të dëshironi, por ju lutem mbajeni emrin tim larg polemikave. Kam kërkuar gjithmonë të bëj gjënë më të duhur për mua dhe për të gjithë ata që më rrethojnë. Dhe ju lutem besoni fjalët e mia. Gjithashtu, dua të ritheksoj atë që kam thënë në faqen time dhe atë që kam folur me “Lacio style Radio” dhe me “Radion Lazialita”. Unë kam zgjedhur që të vij te Interi. Ka qenë një zgjedhje imja personale. Dhe nesër do të kem mundësinë që të flas me zë të lartë për këtë”. Një deklaratë kjo që duket se hedh të gjitha aludimet poshtë. Braziliani gjithashtu tha se kalimi nga Lacioja tek Interi nuk ishte i motivuar nga paratë. Sipas tij, qëllimi ishte ambicia për të arritur ëndrrat e tij. Mesfushori brazilian kaloi ne “Meaca” në ditën e fundit të afatit të janarit për 20 milionë euro. Kjo lëvizje nxiti pakënaqësi të mëdha te tifozët e klubit kryeqytetas. “Dua të sqaroj se askush nuk më ka detyruar të flas. Zgjodha të largohesha dhe nuk ishte çështje parash. Pas tri vitesh e gjysmë fantastike, ku gjithmonë jam trajtuar me dinjitet nga Lotito dhe Tare, kuptova se nëse dua të luaj në Ligën e Kampioneve ose ta fitoj Scudetto-n, duhet të provoja diçka të re. Me Lacion, unë dhe bashkëlojtarët e mi nuk ishim në gjendje që të arrinim qëllimet e caktuara, prandaj, kur më erdhi shansi, e shfrytëzova”, – ka thënë Hernanes për “Gold TV”.


Ksavi: Mesi, më i miri në historiMagjiku katalanas, Ksavi Hernandez, e ka quajtur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Mesi, futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Argjentinasi ka qenë futbollisti më i mirë në vitet e fundit dhe si rival të vazhdueshëm e ka pasur Kristiano Ronaldon. Ksavi shkon më larg, duke e quajtur 26-vjeçarin më të mirin në histori. “Sipas meje, Mesi është më i miri i të gjitha kohërave. Ai është më i miri që ekziston”, – ka deklaruar spanjolli. 33-vjeçari i ka sqaruar edhe keqinterpretimet e fundit se ai mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Ai ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën në “Camp Nou”, mirëpo është i vetëdijshëm se kërkesat që ka një klub si Barcelona, nuk mund t’i plotësojë një lojtar me moshën e tij.
Reali mendon për trajnerin e ardhshëmDrejtuesit e Realit të Madridit tashmë kanë filluar t’i shqyrtojnë opsionet e trajnerëve që mund të zënë vendin e Karlo Ançelottit. Sipas “The Sun”, trajneri i Sauthemptonit, Mauricio Poketino, është në planet e “Los Blankos”. Pas largimit të kryetarit Nikola Korteze, Poketino nuk është i kënaqur me pozitën e tij te klubi. Kështu që mendon të largohet nga Sauthemptoni. Suksesi i tij në Premier Ligë ka joshur klubet e mëdha, mes tyre edhe “Mbretërorët”. Ançelotti, nga ana tjetër, në rast se nuk e fiton Ligën e Kampioneve, do t’i tregohet dera në fund të sezonit.


D’Ambrozio: Edhe Juventusi më kërkoiDanilo D’Ambrozio ka konfirmuar se edhe Juventusi e kishte kërkuar nënshkrimin e tij në janar. Mbrojtësi i krahut kaloi nga Torinoja te Interi për 1.5 milionë euro, ndërsa të mërkurën ai është prezantuar formalisht para mediave. “Më kërkuan shumë klube, por unë e zgjodha Interin. Nuk ishte vetëm Juve. Skuadrat më të mira në Serisë A më kërkuan, por mendoj se projekti i Interit është më i miri dhe më i përshtatshmi për mua. Interi është një klub i madh dhe unë e di se çfarë mund t’u ofrojë Valter Maxarri lojtarëve të krahut”, – ka deklaruar 25-vjeçari para gazetarëve.


Kavani, Kosta dhe Mazukiç në planet e ÇelsitTashmë është e qartë se Çelsi do të transferojë një sulmues klasi në afatin e qershorit. “The Sun” ka publikuar emrat e tre futbollistëve që përfliten si opsione të mundshme të menaxherit Hoze Murinjo. Diego Kosta, Edinson Kavani dhe Mario Mandzukiç janë tre sulmuesit në listën e strategut portugez, i cili do të përpiqet që ta transferojë njërin prej tyre. Murinjo ka në dispozicion 40 milionë funte për një sulmues dhe pa dyshim që do të tentojë ta joshë më të mirin që ai e konsideron për stilin e tij të lojës. Mandzukiç pritet të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit, pasi bavarezët kanë siguruar shërbimet e Robert Levandovskit. Kavani (PSG) nuk është i kënaqur në kampionatin francez, ndërsa Diego Kosta pa dyshim që dëshiron ta vazhdojë karrierën në një klub më të rëndësishëm. 

Alkantara: Barcelona, e ndryshme nga BajerniTiago Alkantara thotë se Bajerni i Mynihut luan një tjetër lloj futbolli krahasuar me Barcelonën dhe se ai është dashur ta ndërrojë stilin për t’iu përshtatur klubit të ri. Stili i lojës i bazuar në zotërim të topit po zbatohet nga Pep Guardiola edhe te Bajerni. Por Tiago mendon se ka shumë dallime të tjera, veç zotërmit. “Mua më është dashur ta ndryshoj stilin tim të Barcelonës kur erdha këtu. Është një tjetër lloj futbolli, por kjo vetëm sa më ka përmirësuar mua si lojtar”, – ka thënë mesfushori spanjoll.

 Malta, kundërshtari i parë i Shqipërisë5 mars, zyrtarizohet miqësorja në Shqipëri. Kuqezinjtë tanë do të përballen me Maltën. Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2014. Pasi të ketë mësuar kundërshtarët e vet në fazën e grupeve kualifikuese për “Euro 2016”, skuadra e drejtuar nga trajneri De Biazi do të zhvillojë edhe testin e parë miqësor. Pikërisht më 5 mars 2014 në Shqipëri. Gjithçka është zyrtarizuar një ditë më parë dhe do të zhvillohet në kuadër të datës së lirë të FIFA-s. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për De Biazin dhe kandidatët e mundshëm për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Kundërshtari përballë kuqezinjve, ndonëse me koeficient më të dobët në renditjen botërore të FIFA-s. Edhe kuqezinjtë, natyrisht, janë të interesuar që të luajnë me titullarët dhe të paraqesin vlerat e tyre më të mira.


Januzaj bëhet 19 vjeçMesfushori shqiptar i Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, dje në 5 shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 19-të. Në të njëjtën ditë kur Kristiano Ronaldo feston të 29-ën. Januzaj të martën u shpall Lojtari i Muajit nga tifozët e Mançester Junajtid, një mirënjohje të cilën e fiton për herë të dytë këtë sezon. Januzaj fitoi 75 për qind të votave nga tifozët, që ishte një dhuratë e veçantë një ditë para ditëlindjes së tij të 19-të, të cilën e feston sot. Shqiptari nga Istogu i Kosovës, filloi karrierën si gjashtëvjeçar te Brusel në Belgjikë. Si dhjetëvjeçar kaloi te Anderlehti, para se të nënshkruajë me Junajtid si 16-vjeçar.

FSHF pezullon Enea JorgjinKatërshja e arbitrave me kryesor Enea Jorgjin të cilët gjykuan ndeshjen Besa-Laçi janë pezulluar pa afat nga FSHF nga ushtrimi i kësaj detyre në Superligë. Burime të sigurta pranë FSHF bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e këtij vendimi është gafa që bëri Jorgji në anulimin e pashpjegueshëm të 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Sefa. Pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2 drejtuesit e të dyja skuadrave ka deklaruar se gjykimi i Jorgjit i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka qenë tendencioz. Federata Shqiptare e Futbolli ka dashur ta ndajë gafën e Jorgjit edhe me gjyqtarët anësorë dhe atë të katërt duke i ndëshkuar edhe me ata me pezullim pa afat. Gjyqtari Jorgji ka qenë në një seminar të UEFA-s për gjykimin dhe duke qenë se nuk është zotërues e mire i gjuhës angleze, ka gabuar. Në seminar janë dhënë disa orientime shtesë të vendosjes së gjyqtarit në momentin e gjuajtjeve të penalltive, dhe Jorgji ka kuptuar gjithçka sikur ka ndryshuar rregullorja dhe nëse lojtarët hyjnë në fushë atëherë penalltia anulohet dhe shoqërohet me goditje dënimi për kundërshtarin. Këtë gjë Jorgji ia ka rrëfyer një miku të tij. Gjuha angleze e ka penalizuar gjyqtarin e rëndësishëm shqiptar ndërkombëtar.

Related

Sport 928018489120083903

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item