Burrneshat e Shqipërisë (FOTO)

Burrneshat ose Virgjëreshat e betuara, janë sektori i popullsisë femërore në Ballkan, të cilat kanë zgjedhur të jetojnë si meshkuj për shkak...

Burrneshat ose Virgjëreshat e betuara, janë sektori i popullsisë femërore në Ballkan, të cilat kanë zgjedhur të jetojnë si meshkuj për shkak të kufizimeve shtypëse.
Fotografi Jill Peters sjell fotot të fenomenit që njihet pak në Perëndim, ku femrat e guximshme transformojnë plotësisht vetveten në ruajtje të nderit.
Që prej shekullit të XV, fise të Ballkanit kanë zbatuar kodin arkaik të quajtur Kanun, i cili privon nga e drejta e votës, drejtimit të makinës, fitimit të parave dhe veshjes së pantallonave. “Kanuni thekson se femrat konsiderohen pronë e burrit”, sqaron Peters për “Huffington Post”.
Në refuzim të një jetë të përulët dhe skllavëruese, disa femra revokojnë gjininë e tyre dhe braktisin seksin e tyre. Duke ndryshuar veshjen, pretë flokët, ndryshuar emrin dhe madje duke u sjellë si mashkull, këto femra gëzojnë njëlloj të drejta si të ishin meshkuj. Sakrifica finale është premtimi për të mbetur e virgjër gjatë gjithë jetës.
Vitet fundit, femrat shqiptare kanë fituar më shumë pavarësi, dhe tashmë kanë mbetur vetëm 30 burrnesha, shumica e të cilave jetojnë në një fshat të vogël. Por ato nuk kanë në plan që të heqin dorë nga betimi.
“Një grua mund të bëhet Presidente e Shqipërisë dhe ato do të vazhdojnë të jetojnë si meshkuj”, shprehet Peters.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./











Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item