Bill Clinton, një aferë edhe me Elizabeth Hurley?

Në një regjistrim të publikuar së fundmi, aktori Tom Sizemore dëgjohet të thotë se i ka rregulluar një takim ish-presidentit amerikan, Bill ...


Në një regjistrim të publikuar së fundmi, aktori Tom Sizemore dëgjohet të thotë se i ka rregulluar një takim ish-presidentit amerikan, Bill Clinton me ish të dashurën e tij, Elizabeth Hurley.
Por, menjëherë pas publikimit të regjistrimit, Sizemore e ka mohuar me forcë këtë gjë, duke thënë se nuk është e vërtetë.
Sizemore supozhet se ka qenë i lidhur me Hurley gjatë vitit 1992, edhe pse ata nuk u fotografuan kurrë bashkë dhe nuk e pranuan asnjëherë lidhjen.
Por, gjatë një feste në Shtëpinë e Bardhë pikërisht për promovimin e filmit të Sizemore, “Shpëtoni ushtarin Rajan”, Klinton i ka kërkuar atij numrin e ish të dashurës.
Jo vetëm kaq, por Clinton kërkonte më pas që të udhëtonte me avionin presidencial drejt Los Angelos me Hurley.
“Ma jep mua. Unë jam komandant i Shteteve të Bashkauara të Amerikës. Ma jep atë numër të mallkuar”, thuhet në regjistrimin e publikuar, sipas të cilit, autori i këtyre fjalëve është pikërisht Bill Clinton.
Ky i fundit u vu në qendër të një skandali seksual me Monika Levinskvin, çka për pak çoi në ndarjen nga bashkëshortja e tij, Hillary Clinton.

Related

Vip 8883208072466644555

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item