ARKEOLOGJI – BRITANI – Zbulohen gjurmët njerëzore më antike jashtë kontinentit afrikan

 Në brigjet lidore të Anglisë zbulohen gjurmët më antike të njeriut, të gjetura ndonjëherë jashtë kontinentit afrikan, ka njoftuar sot për B...

 Në brigjet lidore të Anglisë zbulohen gjurmët më antike të njeriut, të gjetura ndonjëherë jashtë kontinentit afrikan, ka njoftuar sot për British Museum në Londër ekipi që kreu zbulumin.
Gjurmët janë 800 mijë vjeçare dhe i përkasin si të rriturve dhe fëmijëve, ato janë zbuluar buzë detit Happisburgh në baltën e një gjiri antik.
Ekzistojnë vetëm dy site më të vjetra dhe që të dyja ndodhen në Afrikë, në Laetoli dhe Tanzanie, ku janë zbuluar gjurmë që datojnë rreth 3,5 milonë vite më përpara dhe në Koobi Fora në Kenia (1,5 milionë vejtë).
“Është një zbulim jashtzakonisht shumë i rrallë”, deklaroi Nick Ashton i British Museum i cili drejtoi kërkimet në bashkëpunim me National History Museum dhe Queen Mary University London.
I njëjti ekip zbuloi gjithashtu, në të njëjtin sit arkeologjik, edhe gurrë të mprehtë dhe fosile mamuthësh
“Është e qartë se bëhet fjalë për një familje dhe jo për një grup gjahtarësh dhe sipas vlerësimeve që kemi bërë personat janë nga 90 centimetra deri në 1 metër e 70 centimetra të gjatë”, tha Ashton.
Por identiteti i atyre që kanë lënë këto gjurmë ende nuk njihet.

Sipas Chris Stringer i Natural History Museum, ato mund t’i përkasin llojit “Homo antecessor”, kocka të të cilëve janë gjetur në “Atapuerca” në Spanjë./ATSH-AFP/ 

Related

Kultura 2132206013714860447

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item