7 shpjegime shkencore, pse do t’iu ngjani prindërve tuaj!

Njerëzit e moshuar janë të çuditshëm, të ngadaltë dhe të mërzitshëm. Fëmijët janë të zhurmshëm, të shkujdesur dhe irritues. Për shumicën pre...

Njerëzit e moshuar janë të çuditshëm, të ngadaltë dhe të mërzitshëm. Fëmijët janë të zhurmshëm, të shkujdesur dhe irritues. Për shumicën prej nesh, jeta ka kuptim kur ne mund të qëndrojmë siç jemi për një kohë të gjatë, të duam gjithmonë lojrat tona, muzikë, të hamë mëngjesin apo të pimë kafe në një lokal të zgjedhur. Të njëjtën gjë na tregojnë të gjithë, se ju jeni aq i vjetër sa mendoni se jeni?
Por, shkenca ka disa lajme të këqija. Sjelljet e të moshuarve që ju duket si çalim, apo rebelimet e tyre të kota, janë të bazuara të gjitha në biologji. Dhe këtë nuk mund ta ndalojmë.

 7. Truri juaj nuk do të kënaqet më prej muzikës së re


Kur jeni i ri, muzika më e keqe në botë dëgjohet pikërisht nga prindërit tuaj. Kur rriteni, muzika më e keqe në botë është ajo që janë duke dëgjuar adoleshentët. Ju jeni ende duke dëgjuar rock, ndërsa ata janë duke dëgjuar disa dëngla të Justin Bieber. Çfarë tingëllon si muzikë e vërtetë atëherë?
Nëse jeni diku mes “fëmijës” dhe “të rriturit”, ndoshta jeni duke menduar se kurrë nuk do të lini shijet tuaja muzikore të ndryshojnë me kohën. Ju do të gjeni grupe të reja, duke qëndruar në hap me kohën, deri ditën e fundit.
Por me kalimin e kohës …
Kur i afroheni pleqërisë, truri juaj bëhet gjithnjë e më shumë i paaftë për të trajtuar dopaminën, e cila, është një faktor i rëndësishëm që na bën të ndiejmë “të dridhura “, kur dëgjojmë një pjesë emocionuese të muzikës.
Për arsye se asgjë nuk ka të njëjtin efekt si tingujt e freskët emocionues në rininë tuaj, do të bëhet akoma më e vështirë për të kërkuar muzikë të re. Shija juaj muzikore, pra, do të ngecë në vend , pavarësisht se në illim të tendencave keni qenë 17. Nëse doni të dini se çfarë muzikë e re do të vijë kur të jeni 50, shikoni ndonjë program në TV që ju dedikohet fëmijëve të vegjël. Provojeni se sa gjatë mund ta duroni atë.
Pra, do të vjetëroheni dhe bini poshtë dhe në mënyrë të pashmangshme, zërat e albumeve tuaja të parpëlqyera do të duken misterioze. Duhet ta pranojmë.

 6. Nevojat fizike për dëshira rebelimi do të fashiten


Ju adoleshentëve duhet t’u vijë turp për veten tuaj. Po të ndjekësh lajmet, sheh tregime trishtuese të shtënash me armë, shtatzëni adoleshentesh, apo vandalizma të tjera deri tek zënkat në rrjetet sociale. Çdo qytetar i rritur mund të thotë: Shoqëria është në prag të kolapsit dhe në qoftë se doni prova, vetëm duhet të shikoni gjendjen e të rinjve jashtë kontrolli në botë.
Është e qartë se pse: Shoqëria jonë e pafe dhe e pamoralshme ka shkatërruar të rinjtë tanë, i ka mbushur kokat e tyre me të videolojra të dhunshme dhe kotësira. Mendoni se çfarë do të ndodhë kur këto monstra të rriten pak.
Por me kalimin e kohës …
Mos u bëni merak, baba – këto monstra do të kthehen në të njëjtët shitës të mërzitshëm që sheh tani në treg. Kjo është e gjitha, mënyrëa se si zhvillohet truri.
Pra, hiqni dorë nga ëndrra që biri juaj të jetë që tani një artist i respektuar, ose kampion.
Nga momenti që dilni  nga barku, derisa bëheni 13 apo më shumë, ju keni një kontratë mjaft të vështirë me njerëzit përreth. Jeni duke jetuar ashtu siç duan prindërit tuaj, si mishërim i strukturës dhe rendit – ju flini kur ju thonë për të fjetur, hani atë që ju japin për të ngrënë, qoftë edhe… i pangrënshëm. Pastaj, kur hormonet tuaja të fillojnë arratisjen, befas filloni të rebeloheni kundër sundimit të tyre tiranik, duke qëndruar jashtë deri në mesnatë. Ia përkushtoni kohën tuaj video lojërave dhe as që doni t’ia dini për lulet në vazot e shtëpisë.
Njerëzit e rritur kanë një teori të thjeshtë për ta shpjeguar këtë: Adoleshentët janë të lajthitur. Por në qoftë se ata janë kështu, ky nuk është domosdoshmërisht faji i tyre – studimet sugjerojnë se edhe pse truri zhvillohet goxha shpejt në fëmijëri, pjesët që mundësojnë të provoni ndjeshmëri dhe faj zhvillohen më vonë. Gjatë këtyre viteve të adoleshencës, duket se dikush, i cili është i aftë të drejtojë automjetin, është plotësisht i paaftë për të ndjerë si qeniet njerëzore. Pra, nuk është një kombinim i madh atje.
“Pra, unë nuk jam aq i rritur sa për të votuar, por jam aq i rritur sa për të drejtuar një makinë? “
Dikush mund të thotë se kjo nuk është e vërtetë, sepse fëmija i tyre ishte i ëmbël dhe i sjellshëm deri në moshën 10 vjeç, por një i mbrapshtë në moshën 15. E pra, kjo vjen për shkak të pubertetit, fakt që bën rëmujë trurin tuaj, sidomos aftësinë për të lexuar emocione , kështu që për një farë kohe, ju jeni më pak të ndjeshëm se një 6-vjeçar. Kombinimi i një kuptimi të pazhvilluar i brejtjes së ndërgjegjes dhe një pamundësie për të treguar kur jeni tronditur, do të thotë se keni shumë më tepër gjasa të bërtisni “unë të urrej ty, mami!” kur ajo ju tregon për të ngritur rrobat e hedhura andej-këtej në dysheme.
Përfundimisht, edhe pse sulmi hormonal bën të vetën, një ditë ju filloni të ndiheni keq për të gjitha ato herë, që e keni quajtur nënën tuaj… . Kjo është dita kur filloni t’i quani adoleshentët të lajthitur.

 5. Truri juaj do të fillojë të kënaqet nga rutina e mërzitshme


Përveç përjashtimeve të rastit, rrallë sheh ndonjë të rritur në një biçikletë të pisët. Ata, në përgjithësi nuk ngasin makina të shpejta, ose luajnë lojëra të dhunshme video, pra nuk bëjnë asgjë emocionuese. Kjo është një nga arsyet më të forta, pse adoleshentët mendosjnë se jeta e një të rrituri është tepër e mërzitshme dhe e çalë. Secili prej nesh, në një pikë, ka premtuar se kjo nuk do të na ndodhë ne.
Por me kalimin e kohës …
Lajm i mirë është, se nuk është edhe aq keq. Rezulton se ky kalim gradual i preferencës për të ridekoruar ballkonin nga tërheqja elektronike nëpërmjet Xbox i ka rrënjët e saj në zhvillimin e kimisë së trurit. Në adoleshencë, truri është më pak aktiv në zonat e motivimit dhe planifikimit, por shumë aktiv në disa fusha bazë, kështu janë më të tërhequr për aktivitete të kënaqshmërisë, por bëjnë përpjekje minimale për arritjet e tyre .
Diçka si pazari i perimeve në treg nuk kërkon maturi (përtej dëshirës për të arritur maksimalisht shikime në YouTube), por miqtë tuaj që ju thërrasin “Naçu!” bëjnë që në trurin tuaj të kërcejnë si me pomë kimikatet e ëmbla, si shpërblim dopamine. Duke luajtur një videogame ju merrni për të njëjtën çast shpërblim, por me zero investime të trurit.
Por më vonë në jetë, kërkimi emocional i një pjesë të trurit tuaj fillon të zgjohet dhe ju filloni të keni më shumë kënaqësi nga arrijtje modeste, si të paturit e një kopshti të bukur me lule dhe jeni më të gatshëm për të bërë përpjekje që të arrini këto qëllime për një afat më të gjatë. Shpenzimet e një dite të tërë në video-lojëra fillojnë të duken si ditë të humbura.
Por ky nuk është vetëm faji i kënaqësisë, ju do të humbni edhe shijen tuaj për të.

 4. Do të bëhet fizikisht e pamundur të flemë


Kur jeni të rinj, mund të flini deri në mesditë dhe prindërit tuaj ju qortojnë, që dukeni një dembel, që rrini pa punë, i ngathët. Prindërit tuaj gjithashtu mund të qortojnë (nëse ata guxojnë) gjyshërit tuaj që ngrihen nga shtrati që në orën 05:00 të mëngjesit.
Në të dyja rastet, ne bëjmë një gjykim moral: adoleshentët janë tepër dembelë, të moshuarit janë shumë nervozë dhe të bezdisshëm.
Por me kalimin e kohës …
Gjumi diktohet nga një kimikat në trurin tuaj, i quajtur melatonin. Shkencëtarët kanë testuar se si melatonini prodhohet nga të rinjtë gjatë një dite dhe gjetën se trupat e adoleshentëve punojnë në një lloj regjimi, ku ata janë më vigjilentë pasdite dhe në mbrëmje, por duhet kohë më e të gjatë të zgjohen në mëngjes .
Ne presim që gjërat të jenë të çoroditura si në adoleshencë, por kimia e trurit e ndryshuar atë në moshën e rritur, që do të thotë, se më shumë rriteni, aq më vështirë është të qëndroni në shtrat. Kështu, një ditë, edhe ju do t’ju thërresin rrezet e para të mëngjesit për t’u zgjuar, ndërsa do të jeni në shtrat që në orën 20. Kjo nuk ndodh për shkak se ju papritmas mësuat përgjegjësinë – kjo ndodh për shkak se trupi juaj e lë orën prapa.

3. Do të ndalni përpjekjet për të ndryshuar botën


Ka disa gjëra që bien në sy menjëherë tek një mashkull dinjitoz 20 
vjeçar, sytë e mprehtë,butësia, trupi i tij në formë dhe vullneti i një tipi punëtor. S’ka dyshim se kjo është vetëkënaqësi, për këdo. Do të përpiqeni jashtë mase me punë të vështirë dhe të mallkuar që të mbani trupin e një mashkulli të ri edhe në të 70-t tuaja.
Madje edhe më e trishtë është koha e moshës së mesme – djem që ishin vështirë të përshkruheshin në të 20-t e tyre, në moshën 45 kthehen vetëm në në ca njerëz të mërzitur, të butë. Kurrë nuk do të jeni si ata të humbur!
Por me kalimin e kohës …
Pavarësisht stereotipit të papërpunuar për meshkujt e kësaj moshe, gjithçka ka lidhje me testosteronin, hormonin, të cilin njerëzit duhet ta falënderojnë që i kthen ata në një makinë fizike. Ju ndoshta e dini se testosteroni është ai, që formon trupin e mashkullit në pubertet në kuptimin e mases muskulore të rritur, rritjen e flokëve dhe burrërinë seksual. Aty ku njerëzit humbasin gjurmët e kësaj është, se këto ndryshime vazhdojnë përgjatë gjithë jetës tuaj – nivelet e testosteronit arrijnë pikun rreth moshës 40 vjeç, dhe pastaj të fillojnë të zbresin.
Dhe vështirë se mund të përpiqeni për ta parandaluar atë. Kjo është arsyeja pse elasticiteti i barkut bëhet më i vështirë dhe sa vjen e humbet, ndërsa shfaqen dhimbjet e muskujve me fillimin e ditës. Dhe ndryshimet vijnë në mënyrë të pashmangshme. Një nivel i ulët testosteroni mund të jenë emocionalisht shkatërrues në mënyrë të pandërgjegjshme për burrat. Simptomat përfshijnë nervozizëm, depresion në rritje dhe mungesën e motivimit.
Gjendja quhet “andropauzë”, versioni mashkullor i menopauzës për burrat dhe kjo është me shumë gjasa arsyeja pse kriza e moshës së mesme fillon tek meshkujt dhe njerëzit fillojnë të luftojnë procesin me ndryshime sipërfaqësore (si makina sportive, ndjekje e modës, përpjekje për të filluar një karrierë të pazakontë, ose vetëm për të zgjidhur me pantofla një pije të nxehtë dhe të mallkuar).

 2. Do filloni të hani ushqim të butë, sepse nuk mund ta shijoni ndryshe


Ju pëlqen të mendoni se shija juaj në ushqime sa vjen e përmirësohet me kalimin e viteve. Ju nuk do të hani sanduiç me pijet me sheqer të gazuara dhe proshutë të ngrirë pule si karaktere vizatimorë. Kur ju të shkoni 30 vjeç, shikoni mbrapa dietën e  gjithë viteve tuaja në shkollë me neveri. Shijet tuaja bëhen më të sofistikuara dhe me moshën e mesme, ju keni krijuar menunë tuaj, keni memorizuar numrin e saktë të sekondave që një biftek duhet të piqet në skarë, në mënyrë që të jetë i përkryer.
Atëherë, pse është njerëzit e rritur hanë të njëjtin ushqim të tmerrshëm çdo natë? Mund të mendoni se kjo është një zgjidhje e detyruar sidomos në kohë krize ekonomike, por kjo nuk do të ndodhë me ty, apo jo?
Por me kalimin e kohës …
Nuk është e vërtetë se përmes zgjedhjes së dietave tona ne përmirësojmë cilësinë me kalimin e viteve. Njerëzit e moshuar thjesht nuk mund të shijojnë dhe kjo është kryesisht për shkak të gojës së thatë. Duke u moshuar, goja juaj prodhon më pak pështymë dhe pështyma në fakt është thelbësore për shijen, sepse ajo shpërbën ushqimin dhe forcon shijen tuaj.
Njerëzit e moshuar gjithashtu priren të humbasin oreksin e tyre dhe të ngrënin me gëzim. Pra, një vakt i shijshëm kur ishit të rinj, përfundimisht bëhet një punë e përditshme, veçanërisht kur një pjesë e shijeve humbet.

 1. Kujtimet tuaja të së kaluarës do të bëhen “Kohët e vjetra të arta”


Pse kur njerëzit plaken duken më të paaftë për të kujtuar diçka nga e kaluara? Ka një arsye pse ne qeshim pa të keq, kur gjyshërit hallakaten nëpër historinë e tyre të jetës dhe tregojnë se si çdo gjë ishte e mirë në kohërat e tyre, edhe pse shumë të rrezikshme.
Ndodh kjo për shkak se bota ishte në ferr në kohën e tyre? Apo, si gjithë ndryshimet e mësipërme, është vetëm një ndryshim biologjik në kokat e tyre?
Por me kalimin e kohës …
Edhe pse duket si çmendur, tendenca që njerëzit e moshuar të bredhin në të kaluarën e tyre mund të jetë programuar nga evolucioni. Dhe kjo do të thotë që edhe ju do ta bëni atë gjithashtu, si dikur banorët paraardhës të shpellave.
Nostalgjia në fakt, ka një qëllim evolutiv të dobishëm në atë që stimulon një antidepressant natyror në tru . Sa më shumë plakemi, aq më i theksuar bëhet ky refleks. Pesha dhe streset e jetës rriten me moshën dhe shtojnë përgjegjësitë, kështu që ka një sasi të madhe të përvojës së jetës për të rikujtuar dhe kjo e ndihmon trurin për të qetësuar veten duke na lejuar të vazhdojmë të ekzistojmë.
Po të kthehemi në kohët parahistorike, rreziku për t’u bërë me depresion në shpellën tuaj të ftohtë e me lagështirë, me kaq shumë informacin do të kishte qenë një dënim me vdekje krahasuar me dyluftimin që do duhej të bënit me një ujk. Të mbijetuarit e kësaj bote kanë qenë ata, që e mbajtën këtë specie gjallë vit pas viti. Ishte një përfitim i madh fakti që të moshuarit erdhën me një lloj mekanizmi mbrojtës kundër mjerimit. Për fat të keq për gjithë të tjerët në shpellë, ky mekanizëm ishte i mërzitshëm për t’u dëgjuar.
Kjo është e gjitha pjesë e rrethit të jetës, dhe ashtu si gjyshërit tuaj ju tregojnë histori të njëjta pa pushim, edhe ju do t’ju tregoni nipave e mbesave një ditë në të njëjtën mënyrë, të gjitha në emër të mbijetesës së species suaj./100revista

Related

Psikologji 1994954210707101693

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item