6 arsye pse Hilari Klinton është armikja e vetvetes në zgjedhjet e 2016-s
TIME: Hilari është i vetmi person që mund të mposhtë Hilarin hillary-for-presidentNë prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, emrat q...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/6-arsye-pse-hilari-klinton-eshte.html
TIME: Hilari është i vetmi person që mund të mposhtë Hilarin
hillary-for-presidentNë prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, emrat që do të konkurrojnë me Hilari Klintonin, nuk janë të shumtë. Shumica e kundërshtarëve të saj, akoma e shohin kandidaturën e saj si jo ekzistente. Por kundërshtarët e saj nuk janë “kërcënime” serioze, si ish-guvernatori i Montana-s, Brajan Shuitzer dhe senatori i Vermont-it, Berni Sanders.
Por duke qenë se përballja e parë në 2008-n ishte një shenjë treguese, atëherë sfida më e madhe e Hilarit – është vetë kandidatura e saj. Në 2008-n vetëm ajo mund ta humbiste fushatën. Dhe tani, ashtu si atëherë, ajo vesh kurorën e pashmangmërisë. Por këtë rradhë ajo ka shumë për të treguar, pasi ka mësuar nga gabimet e fushatës së fundit. Ja 6 arsye se pse Klintoni mund të jetë armikja më e keqe e vetvetes:
1. Pashmangshmëria
“Rehatllëku ushqen dembelizmin”. Herën e fundit, Klintoni nuk ndërmori politikat e nevojshme për të fituar në Ioua, dhe më pas u shokua kur e humbi garën. Ajo vizitoi më pak se gjysmën e qarqeve të Ioua-s nga 99 qarqe që ajo përmban, në krahasim me kundërshtarët e saj Xhon Eduards, që i vizitoi të gjitha qarqet, dhe Barak Obama-s që ishte në 68 prej tyre. “Një arsye që ajo humbi ishte sepse ajo u soll në një mënyrë të tillë sikur e kishte fituar Shtëpinë e Bardhë”- thotë një nga njerëzit e Klintonit. “Kështu që asaj i duhet të ndryshojë patjetër qëndrim.”
2. Jashtë-kontrollit
Në 2008-n, Mishele Obama hidhte poshtë idenë se bashkëshorti i saj do të konkurronte përsëri në 2012-n, nëse ai do të dështonte në zgjedhjet e 2008-s. Përse? Sepse nëse ndodhte kjo, ata do t’i largoheshin shumë realitetit amerikan dhe nuk do kishin kontakte të përditshme me amerikanët.
Dhe Hilari duhet ta dijë një gjë të tillë, përderisa bashkëshorti i saj bëri të njëjtën gjë përballë Xhorxh W. Bush gjatë fushatës së 1992-shit. Klinton përqeshi Bush-in meqë ai nuk dinte çmimin e qumështit. Kështu që, ndoshta Hilari nuk duhet ta pranojë faktin që ajo nuk ka ngarë një makinë që nga 1996-a, siç bëri një takim me Shoqatën Kombëtare të Automobilave në Nju Orlins muajin e fundit.
3. Një rreth i vogël njerëzish të brendshëm
Rrethi i saj i brendshëm është shumë i kufizuar dhe protektiv. Pjesë e problemit gjatë 2008-s ishte fakti që askush nuk dëshironte t’i fliste asaj për lajmet e këqija. Familja e Klintonëve gjithmonë ka çmuar besnikërinë mbi kompetencat. Kjo rezultoi fatale në 2008-n. “Asaj i duhen njerëz profesionistë për ta mbështetur gjatë fushatës dhe jo njerëz të njohur të saj”- thotë një nga njerëzit rrotull Hilarit.
4. Një rreth më i madh i jashtëm
Kandidatura e Klintonit ka rritur tensionin rreth e rrotull saj, ku qindra ish-punonjës të stafit po bëjnë të pamundurën për të marrë pjesë në fushatën e saj. Deri tani janë 4 entitete të ndryshme:
•Prioritetet e SHBA-së
• Gati për Hilarin (ndërtim iorganizatave mbështetëse)
• Përmirësimi i gjendjes aktuale (në dallim nga politikat e Partisë Republikane)
• Qendra e progresit amerikan (që është një nga politikat më afatgjata të Klintonëve). Një pjesë e personelit ose të gjithë do të marrin pjesë në fushatën e Klintonit.
Një nga problemet e saj në 2008-ën ishte një staf i çorganizuar dhe tepër i ngathët që kalonin më shumë kohë duke iu kundërvënë njëri-tjetrit sesa duke iu kundërvënë kundërshtarit. Këtë herë ajo ka planifikuar një fushatë të bashkuar dhe të mirë-organizuar.
5. Komunikimet për shtyp
Tjetër problem i vitit 2008 ishin komunikimet për shtyp të Hilarit. Skuadra e saj e komunikimit e ndante Klintonin nga mediat dhe trajtonin çdo hetim që bëhej, si armiqësor. Dhe akoma një pjesë e stafit të saj gjenin kohën për të nxjerrë keq njëri-tjetrin anonimisht në media. Kjo ishte rruga që çoi në humbjen e nominimit të Hilarit. Episodi i vitit të kaluar kur Klintoni dëmtoi kokën dhe pati një mpiksje gjaku ishte indikator që operuesit e saj për shtyp nuk kishin ndryshuar. Njerëzit e saj treguan se ishin të paaftë në informimin e gjendjes së saj, dhe në shtyp dolën spekulime se gjendja e saj shëndetësore ishte shumë më e rëndë seç ishte me të vërtetë. Ata mbeten akoma të dyshimtë dhe armiqësorë për shtypin.
6. Vetë-përcaktimi kandidate
Në 2007-n, Mark Penn, anketuesi i arteve të errëta të Klintonit, komentoi se ajo duhet të kandidojë si një “progresive e përgjegjshme”, në përfaqësimin e qendrës së djathtë të lodhur nga Xhorxh W. Bush. Duke mos pritur asnjë kandidaturë serioze nga krahu i majtë, kjo do t’i bënte zgjedhjet më të lehta. Hilari nuk ishte ajo bashkëshortja “me brirë”. Ajo nuk ishte as autorja e HillaryCare. As zonja Klinton. Nga të gjitha shenjat e shfaqura ajo ishte thjesht “Hilari”.
Por kritikët thonë se ajo braktisi mantelin e ndryshimit, dhe u bë de fakto pjesë e një cikli ku votuesit ishin të uritur për ndryshime. Ajo nuk e promovoi natyrën historike të fushatës së saj deri sa të ishte shumë vonë. Forca dhe dobësia e saj më e madhe, që është vlerë e emrit Klinton, është se ajo do të marrë shumë mbështetje por do të ketë edhe shumë kundra. Kështu ajo duhet t’i hedhë edhe njëherë shikimin njerëzve. Kjo varet edhe nga ecuria e Obamës në 2 vitet në vazhdim. Edhe pse është e lidhur me administratën e Obama-s, Klintoni duhet akoma të vazhdojë luftën për përcaktimin e vetes si një kandidate që do të sjellë ndryshimin.
Përgatiti: Endri Farka