15 posterat revolucionarë të Bashkimit Sovjetik

David King së fundmi botoi një libër të titulluar “Posterat Revolucionarë Rus”, që tregon historinë e këtyre pjesëve të propagandave të lu...

David King së fundmi botoi një libër të titulluar “Posterat Revolucionarë Rus”, që tregon historinë e këtyre pjesëve të propagandave të luftës nga Revolucioni Rus deri më Luftën për Eksplorimin e Hapësirës. Pavarësisht sa i madh mund të duket dallimi mes “rusëve” dhe “perëndimorëve”, asnjëherë nuk është e vështirë të gjesh prova se nuk ka dallime në mënyrën se si njerëzit e kombeve të ndryshme mendojnë dhe ndjejnë. Këto postera janë prova të mjaftueshme të kësaj. Por propaganda e Bashkimit Sovjetik u “përthith” shumë mirë edhe nga Shqipëria komuniste e kohës. Kur të shikoni këto postera do iu duken shumë familjare me atë të kohës së komunizmit në vendin tonë.


 15 – Kapitalistë të Botës, Bashkohuni!

Viktor Deni, 1920

Ky poster u krijua dy vjet pas përfundimit të Luftës Parë Botërore, pas krijimit të Traktatit të Versajës në Konferencën e Paqes në Paris. As Gjermania dhe as qeveria e re komuniste e Rusisë nuk ishin ftuar të merrnin pjesë. Konferenca e Paqes në Paris gjithashtu krijoi dhe Lidhjen e Kombeve, e cila u sulmua egërsisht nga posteri me autor satiristin e famshëm të posterave Viktor Deni.


  14 – Kapitali

Viktor Deni, 1919

Kapitali, si burimi i të gjitha të këqijave dhe bazuar në një poemë satirike të Demjan Bedni është një nga posterat e përdorur gjatë kësaj periudhe. Sipas tekstit të shkruar me të kuq në fund të këtij posteri të famshëm anti–kapitalist, sërish me autor Viktor Denit thuhet: “Çdokush që gris këtë poster ose e fsheh atë po kryen një akt kundër revolucionar”. 
 

13 – Çdo grua duhet të dijë se si të rrisë mirë një fëmijë

Aleksi Komarov, 1925

Në këtë poster jepen dy mënyra të ndryshme se si rriten fëmijët: në anën e majtë jep fëmijën që rritet në kushte të këqija, ndërsa ana e djathtë demonstron mënyrën e duhur. Një pjesë e madhe e propagandës ruse në ato kohë i dedikohej iniciativave edukuese, sidomos aspektit shëndetësor. Fëmijët që tregohen në anën e djathtë të posterit, janë një dëshmi e avantazhit të mjekësisë moderne.


12 – Gra Tartare! Bashkojuni radhëve…

Artist i Panjohur, 1920

“…Krah për krah me Gratë Proletariane të Rusisë, Ju më në fund do të shkëpusni Zinxhirët e Fundit.” Ky poster, që përmban shkrim tartar dhe rus gjithashtu, inkurajon gratë tartare të braktisin traditat “shtrënguese” në këmbim të të mirave moderne. Pjesë të Sovjetit u përpoqën të asimilonin tartarët duke propaganduar për heqjen dorë nga roli i nënshtruar i gruas.


11 – Merr një Traktor!

Artist i Panjohur, 1930

“Stacioni i Makinerive dhe Traktorëve është Çelësi i Kolektivizmit. Merr një Traktor! Le të dyfishojmë dhe trefishojmë atë”. Stacioni i Makinerive dhe Traktorëve ishte pjesë e përpjekjeve të Stalinit për të kolektivizuar fermat në Rusi. Fshatarët e pasur – të cilët me punën e tyre kishin fituar më shumë tokë nga sa lejohej – u sulmuan nga politikat komuniste si dhe propaganda e tyre. 


10 – Jetë të gjatë vendi ynë i lumtur Socialist!

Gustav Klusis, 1935

“Jetë të gjatë liderit tonë të dashur, Stalinit të Madh!” Pesë vite më vonë, gjatë luftës, fytyra e Stalinit nuk do shfaqej më në aq shumë postera sa dikur. Qytetarët rus nuk mund të harronin politikat e tmerrshme, spastrimin etnik dhe dhunën brutale të ushtruar mbi ta gjatë 1935 dhe 1940 – të cilat mezi u fshehën dhe mbuluan nga imazhe utopike të tilla si ky slogan.


9 – Ne do të zhdukim agjentët fashistë

Sergei Igumnov, 1937

“Ne do të zhdukim spiunët dhe sabotuesit, agjentët fashistë Trotskist!” Ky poster u publikua në emër të Policisë Sekrete Sovjete, gjatë Proceseve Gjyqësore famëkeqe në Moskë. Stalini drejtoi atë që u bë i njohur si Spastrimi i Madh dhe më vonë Terrori i Madh. Sipas propagandës së kohës, spastrimi ishte heqja e elementëve të dobët të qeverisë së tij; por që realisht ishte largimi i të gjithë atyre që perceptoheshin si rrezik për pushtetin e tij.


8 – Ata… Ne

Viktor Koretski, 1941

Pak përpara Luftës II Botërore, Spanja u përball me rënien e Republikës Socialiste Spanjolle. Vuajtja e përjetuar nga qytetarët e saj, u bë subjekt emocional për shumë rusë. Deri më 1941, jo vetëm Spanja por edhe Franca, Belgjika dhe Hollanda u bënë pjesë e regjimit Fashist. Ky poster, imazh i dyfishtë, krahason dhe vë në pah fatet tragjike të këtyre vendeve perëndimore me shoqërinë e lulëzuar dhe të qëndrueshme që ekzistonte gjatë kohës së Stalinit.


7 – Për tokën Mëmë!

A. Polyansky, 1941

Për Rusët, Lufta II Botërore është njohur si Lufta e Madhe Patriotike. Më pak se gjashtë muaj më vonë pasi ky poster ishte publikuar, Gjermania hoqi dorë nga bashkëpunimi i mëparshëm me Rusinë dhe e sulmoi atë. Pjesa më e madhe e Frontit Lindor të Luftës së Gjermanisë, gjatë tre viteve të vazhdim, u vendos në tokën Sovjete. Ky poster synonte ngritjen në këmbë të Ushtarëve të Kuq për çlirimin e vendit.


6 – Djali im! Ti e sheh mjerimin tim…

Fjodor Antonov, 1942

Ushtarët e Ushtrisë së Kuqe, e dinin se ata kishin për të humbur gjithçka në luftën e tyre me Gjermaninë. Fjodor Antonov, si një mënyrë inkurajuese dhe propaganduese në të njëjtën kohë, portretizon në këtë poster një grua të moshuar, pas së cilës shfaqen të mbuluara nga zjarri mbetjet e shtëpisë dhe familjes; ajo u përgjërohet djemve të saj të shpëtojnë vendin.


5 – Ushtarë, Lironi Bjellorusinë tuaj!

Viktor Koretsky, 1943

Imazhi i një gruaje të përvuajtur dhe poshtë saj një ushtri e tërë që shkatërron vendin: Mund të imagjinohet se sa i fuqishëm mund të ketë qenë ky imazh dhe slogan për ushtarët rus. Kjo për faktin se pjesa më e madhe e vendit të tyre ishte pushtuar, zaptuar dhe shkatërruar nga forcat ushtarake naziste. Një imazh i tillë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, mund të bënte që edhe njerëzit më paqësorë të përfshiheshin në luftë.


4 – E gjithë shpresa është tek ju, Ushtarë të Kuq!

Viktor Ivanov and Olga Burova, 1943

Nëse dëshironi të kuptoni se pse njerëzit përfshihen në luftë, mjafton të shihni vetëm këto postera: Për ushtarët e zakonshëm, lufta nuk kishte të bënte me parimet e tyre ideologjike, por me mbrojtjen e personave të tyre të dashur. Imazhet rrënqethëse nuk kishin si qëllim të tregonin se çfarë do të ndodhte nëse humbej lufta; ato tregonin se çfarë tashmë kishte ndodhur. 


3 – Luftëtarë të Ushtrisë së Kuqe, Na shpëtoni!

Viktor Koretski, 1943 

Imazhet në posterat e shfaqura gjatë Luftës II Botërore ishin shumë më realiste dhe më të thjeshta se propagandat e shek XX dhe XXX. Imazhe si ky, një nënë me fëmijën në krah dhe një thikë e gjakosur, nuk kishin nevojë të rëndoheshin në mënyrë që të arrinte efektin e dëshiruar. U mësua se “ushtarët e mbanin këtë poster në xhepin e majtë të uniformës së tyre, afër zemrës, ashtu siç mbaheshin dikur ikonat nga baballarët e tyre.” 



2 – Vetëtima

Kukriniksit, Koha e Luftës 

Vetëtima, e pikturuar me dorë nga treshja karikaturiste Kukriniksi, u vendos në dritaret e shtëpive për qëllime propaganduese. Pavarësisht miqësisë së papritur dhe fillestare me Boshtin Nazist, pushtimi i papritur i Rusisë nga Hitleri rezultoi në një aleancë të fortë të tij me Amerikën dhe Britaninë. Ky poster kishte si qëllim të sulmonte armiqtë e Bashkimi Sovjetik. 


1 – Lavdi Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik!

Boris Berezovski, 1962 

Ky poster glorifikon një sërë aktesh historike, të cilat intensifikuan garën hapësinore dhe ridimensionuan Luftën e Ftohtë. Në të majtë të posterit jepet Juri Gagarin, njeriu i parë që shkoi në hapësirë. Në të djathtën e tij jepet German Titov, personi i parë që kaloi një ditë të tërë në hapësirë. Arritjet e këtyre njerëzve, mahnitën ShBA dhe luajtën një rol të rëndësishëm në prioritetet e Kenedit për të çuar njerëz në hënë.

Related

Suplement 7358528035198679678

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item