Të fshehtat e gjeniut, Da Vinci

Titulli i  Xhokondës  apo  Mona Lizës , duhet të ishte në vërtetë  Portreti i damës , duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjë...

Titulli i Xhokondës apo Mona Lizës, duhet të ishte në vërtetë Portreti i damës, duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjë indentifikim i sigurt i gruas së portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Françesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturës. Ka mundësi që Leonardo ta ketë marrë këtë porosi më 1503, kur Liza ishte njëzet e katër vjeç


Biografia e Leonardos është shumë e varfër me të dhëna të sakta dhe bazohet në pjesën më të madhe në shumë spekullime, duke filluar që nga vendi i lindjes, i cili njihet si ferma e Ankanios në Vinçi. Edhe për fëmijërinë dhe rininë e tij nuk kanë ngelur shumë informacione bindëse. Nga e ëma njohim vetëm emrin, Katerina dhe dimë që kur lindi Leonardon ajo ishte 22 vjeç. Me sa duket, martesa me Ser Piero, babain e fëmijës, është e pamundur. Ai i përket një familje noterësh me ndikim të madh në Firence.
Në të njëjtin vit kur lindi Leonardo, Ser Piero do të martohej me një vajzë fiorentine, e cila vinte nga një familje e pasur. Leonardo duhet të ketë ngelur me të ëmën deri në moshën një apo dy vjeçare dhe në atë periudhë qumështi i nënës ishte i vetmi ushqim që mbante gjallë të porsalindurit. Më vonë Leonardo transferohet tek gjyshërit nga babai dhe rritet në çifligun e tyre, duke jetuar në lidhje të ngushtë me natyrën. Nuk e dimë me saktësi se kur Leonardo filloi të vizatonte apo të pikturonte, por talenti i tij artistik duhet të jetë shfaqur në moshë shumë të re.
Firence, qyteti ku filloi gjithçka…
I ati u transferua në Firence, ku do ta merrte edhe Leonardon e ri, të cilin e dërgoi në studion e Andrea del Verokio, skulptor dhe piktor. Nuk dihet me saktësi se kur ai filloi punë pranë mjeshtri të njohur, por dimë se, që prej vitit 1469, Leonardo jetoi dhe punoi tek Verokio. Në atë periudhë Firence ishte qëndra kryesore artistike e Italisë, si dhe qyteti më i hapur ndaj çdo të reje në fushën e artit. Leonardo njihet me artin e Rilindjes së hershme në studion e mjeshtrit të tij, por do ta ndesh atë edhe nëpër rrugët dhe në kishat e qytetit. Në moshën njëzet vjeçare Leonardo bënte pjesë zyrtarisht në rrethin e piktorëve fiorentinë. Tani mund të kryente punë me porosi që vinin në emër të tij, edhe pse vazhdonte të bashkëpunonte me studion e Verokios. Bashkëkohësit e përshkruanin si një burrë me një bukuri të pazakontë, me një karakter të këndshëm dhe të komunikueshëm, gjithmonë të veshur me shumë kujdes. Në këto vite, interesi i tij ishte i përqënduar drejt pikturës. Si asnjë artist tjetër, Leonardo zotëronte aftësinë për t’i dhënë jetë pikturave të tij.
Leonardo do t’i përkushtohej gjithashtu, studimeve më të hollësishme të anatomisë dhe përzgjodhi kufomat e një spitali fiorentin. Ishte gjithmonë e më i dhënë pas misterit të trupit të njeriut dhe pas misterit të jetës në përgjithësi.
Milano dhe njeriu universal…
Më 1482 Leonardo do të transferohej në Milano dhe do të punonte për llogari të Dukës Ludoviko il Moro, si piktor dhe inxhinjer, pasi fitoi titullin pictor et ingeniarus ducalis.Ashtu siç  dëshmon edhe një biografi e artistit, Leonardo erdhi në oborrin e Dukës jo si piktor, por si muzikant. Ai ishte ftuar në Milano për t’i sjellë si dhuratë Ludovokos il Moronjë lirë, një instrument që Leonardo dinte ta përdorte me mjeshtri. Do të qëndronte në oborrin e familjes Sforca për 18 vjet, deri sa ata humbën pushtetin. Atje Leonardo gjeti atë që qyteti i tij nuk ia dha dot: sigurinë e një jete të kamur dhe mundësinë të vinte në provë aftësitë e tij në fusha të ndryshme. Ai punoi si skenograf dhe u mor shumë me portretet dhe me projektet arkitektonike të një statuje madhështore me kalë, që i kushtohej krijuesit të dinastisë Sforca. Leonardo ishte i lumtur që mund t’i përkushtohej edhe interesave të tjera që kishte, përveç atyre në fushën e artit. Kështu ndiqte me shumë interes problemet teknike, mbikqyrte punët e kanalizimeve të qytetit, projektonte makineri lufte dhe shpikje të tjera. Nga një artist i thjeshtë, Leonardo u transformua në një njeri universal ose më saktë në një individ, kultura e larmishme e të cilit, i lejonte të përballej me shumë çështje të artit dhe shkencës. Gjatë qëndrimit në Milano, qëllimi kryesor i Leonardos u bënë eksperimentet e anatomisë për studimin e lëvizjes, që nga botanika, deri tek zoologjia, madje edhe tek gjelogjia dhe meterologjia. Ky qëllim në vetvete, ishte piktura perfekte. Gjatë qëndrimit në Milano, Leonardo hodhi në letër në mënyrë tepër të detajuar mendimet dhe idetë e tij. Mbushte me qindra fletë me skica dhe shënime, të shkruara në menyrë të hollësishme. Si shumë mëngjërashë, e kishte më të lehtë të shkruante nga e djathta në të majtë, për të mos fshirë me dorë bojën e shkrimit. Qëndrimit të tejzgjatur në Milano në shërbim të Ludovikos il Moro, do t’i vinte fundi parpritur, me futjen në qytet të trupave franceze. Në kërkim të klientëve të rinj, Leonardo do ta linte Lombardinë dhe do të kthehej në Firence, duke kalur në fillim në Mantova dhe Venecia. Do të fillonte të bënte piktura të shumta në numër, pa arritur t’i përfundonte dhe do t’i kushtonte shumë kohë studimeve matematikore.
Më në fund do të kthehej në Firence, ku pas 1500-ës do të takohej me dy artistët me të njohur të kohës: Mikelanxhelo Bunaroti, i cili do të bëhej kundërshtari i tij i betuar dhe me të riun Rafaelo da Urbino, i cili do të studionte me shumë interes veprat e tij, ndër të tjera edhe “Xhokondën”, në atë kohë akoma e papërfunduar.
Kush është Xhokonda?
Titulli i Xhokondës apo Mona Lizës, duhet të ishte në vërtetë Portreti i damës, duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjë indentifikim i sigurt i gruas së portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Françesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturës. Ka mundësi që Leonardo ta ketë marrë këtë porosi më 1503, kur Liza ishte njëzet e katër vjeç.
Sipas burimeve të tjera, vepra ka qenë e porositur nga Xhuliano de Mediçi dhe përfaqëson “një farë dame”, ndoshta një kurtizane. Ka shumë mundësi që në punë e sipër, artisti t’i jetë larguar projektit fillestar duke transformuar kështu një portret realist, në një vepër ideale, në një kryevepër të pashoqe. Piktura nuk do t’i dorëzohej asnjëherë atij që e porositi dhe artisti do ta mbante gjithmonë me vete. Rafaelo ka mundësi qe ta ketë parë veprën në studion e Leonardos përpara se ta përfundonte. Vepra e Rafaelos,Portreti i Madalena Donit, paraqet një grua në të njëjtën pozë si Xhokonda, edhe pse Rafaelo nuk ka vënë në dukje as buzëqeshjen enigmatike, as pejsazhin e sfumuar, as ngjyrën e errët të kromuar të pikturës origjinale, duke realizuar kështu nje vepër, e cila i qëndron larg tërheqjes misterioze të Monalizës.
Takimi i dy mjeshtrave te artit…
Në Firence, aty diku midis viteve 1503 dhe 1506, do të ndodhte takimi i dy gjenive të mëdhenj: Leonardo da Vinçit dhe Mikelanxhelo Bunarotit. Leonardo i kishte kaluar tashmë të pesëdhjetat dhe mund të mburrej me karrierën e tij të një niveli të lartë, ndërsa për Mikelanxhelon sapo kishte filluar të flitej rreth veprave të tij të mëdha. Ai kishte marrë formimin në Firence dhe Davidi i tij (1501-1504) përfaqësonte skulpturën e parë të vërtetë monumentale, që nga koha e Antikitetit. Një komision artistësh, ku bënte pjesë edhe Leonardo, vendosi ta zgjidhte Davidin si simbol të Republikës së Firences dhe ta vendoste atë në pjesën e jashtme të Palazzo della Signoria në Firence. Në atë periudhë konkurenca midis artistëve cilësohej si pjesë e vetë profesionit: vetëm nga përplasja e të dyja palëve, mund të lindnin rezultatet maksimale. Ndërkohë që Mikelanxhelo e konsideronte skulpturën si formën më të lartë të artit, Leonardo shprehte në shkrimet e tij një lloj skepticizmi në lidhje me këtë. Pavarësisht kësaj, Leonardo ngelej shumë i befasuar nga nudot heroike të Mikelanxhelos. Por, Leonardo fshihej tek theksimi i tepruar i muskulaturës. Siç mund të shihet tek Nudo maschile (1506-1508) ai e ka kopjuarDavidin, duke i dhënë figurës përmasa më të plota dhe të rënda. Më 1503 do të vinte një sfidë e drejtpërdrejtë midis dy artistëve: qeveria fiorentine vendosi t’i ngarkonte Leonardos dhe Mikelanxhelos, detyrën e afreskimit të sallës së Maggior Consiglio, tëPalazzo della Signoria.
Vitet e fundit…
Në jetën private të Leonardos shënohet një takim shumë i rëndësishëm, ai me Françesko Melzin, i biri i një fisniku, i cili do të hynte në studion e tij si nxënës. i riu i talentuar Melzi, do të bëhej shumë shpejt një nga miqtë më intim të piktorit.
Më 1517 Leonardo do ta pranonte ftesën e Françeskos I, që në atë vit kishte marrë fronin e Francës. Sovrani francez e vlerësonte shume artin italian dhe mbledh në oborrin e tij artistë të shumtë nga Italia. Ai i vuri në dispozicion Leonardos , i cili kishte ardhur në Francë me të riun Melzi, fermën e fshatit Cloux. Në këtë periudhë artisti nuk pranonte punë që kërkonin shumë impenjim. Dora e djathtë iu paralizua dhe, edhe pse mund të punonte me të majtën, preferonte t’ia linte pikturat nxënësit të tij Melzi. Leonardo tashmë 77 vjeçar, e prekte gjithmonë e më rallë penelin. Më 1519 Leonardo sëmuret rëndë. Më 2 maj të po këtij viti, do të ndahej nga jeta dhe do të varrosej në Saint Fiorentin, në Amboise, ashtu siç e kishte lënë në testamentin e tij. Për fat të keq, nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga varri i tij.

Marrë nga mnvr.org

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item