Pasuria e 85 miliarderëve barazohet me pasurinë e gjysmës së popullsisë së botës

Kriza ekonomike e pasvitit 2008 vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë të ardhurat për më të pasurit e planetit, pra miliarderët. Kështu ndodhi ...


Kriza ekonomike e pasvitit 2008 vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë të ardhurat për më të pasurit e planetit, pra miliarderët. Kështu ndodhi edhe vitin që shkoi, ku miliarderët e shtuan pasurinë e tyre me 524 miliardë dollarë, sipas të dhënave të  Indeksit të miliarderëve të agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg. Në renditje janë marrë 300 personat më të pasur në botë. Fitimet më të mëdha erdhën në industrinë e teknologjisë, që u rritën 28 për qind gjatë vitit. Nga 300 njerëzit që u përfshinë në renditje, vetëm 70 miliarderë kanë regjistruar humbje gjatë vitit që shkoi. Por kur të 300 miliarderët e botës kanë shtuar edhe 524 miliardë dollarë vetëm në një vit, e kundërta ka ndodhur me të varfrit, të cilët janë shtuar kudo në botë. 85 njerëzit më të pasur në botë mbajnë pasuri po aq sa 3.5 miliardë njerëzit më të varfër ose gjysma e popullsisë botërore, sipas një raporti të ri të Organizatës globale Oxfam. Pasuria prej 1,7 biliard dollarësh për 85 njerëzit më të pasur është e barabartë me atë çka zotërojnë gjysma më e varfër e planetit. Ekonomia globale po anon në favor të të pasurve. Pasi nga modeli i sotshëm i rritjes ekonomike, të pasurit fitojnë më shpejt se të varfrit dhe në shumë vende ata marrin të gjithë pjesën e rritjes ekonomike. Oxfam paralajmëron se institucionet demokratike janë duke u dëmtuar nga sasia në rritje e pasurisë së koncentruar në duart e më të pasurve. Kjo bën gjithnjë e më të lehtë influencimin e tyre mbi politikën për të pasuruar veten e tyre më tej. Raporti e quan këtë proces “kapje politike”. “Në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim jemi gjithnjë e duke jetuar në një botë ku normat më të ulëta tatimore, shëndetësore dhe arsimimi më i mirë janë duke u dhënë, jo vetëm për të pasurit, por edhe për fëmijët e tyre”, – tha drejtori ekzekutiv, Oxfam Wnnie Byanyima në një deklaratë. “Ne së shpejti do të jetojmë në një botë, ku barazia e mundësive është vetëm një ëndërr .”Por nga ana tjetër, indeksi i Bloomberg, thotë se të pasurit do të vazhdojnë të jenë edhe më të pasur edhe në vijim, pasi normat e interesit do të mbeten të ulëta, tregjet e kapitalit do të vazhdojnë në rritje dhe ekonomia do të rritet rreth 2 për qind. Bill Gates, themeluesi dhe kryetari i Microsoft, ishte fituesi më i madh i vitit. Pasuria e manjatit 58-vjeçar është rritur me 15.8 miliardë dollarë. Aksionet e ‘Microsoft’, krijuesi i madh në botë software, u rriten 40 me për qind. Gates, i cili ka rigjetur titullin e personit më të pasur në botë, ka përfituar edhe nga rritja që pësuan aksionet e tij në ndërmarrjen kombëtare të hekurudhave kanadeze. Më pak se një e katërta e fitimeve është gjeneruar nga ‘Microsoft’. Fitime të majme kanë patur edhe manjatët e lojërave të fatit. Sheldon Adelson, themelues i ;Las Vegas Sands’, kompania më e madhe në botë kazino, e ka shtuar pasurinë e tij me 14, 4 miliardë dollarë dhe kazinotë e kompanisë së tij u rritën me 71%. Të ardhurat e tij u rriten ndjeshëm edhe nga bizneset e kazinove në Kinë. Ndërsa Carlos Slim, ai që ka kryesuar listën e Forbes për disa vite, sipas Bloomberg ka humbur 1,4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013 . Kompania e tij “Amerika Movil”, operatori më i madh celular-telefoni në Amerikë, ka rënë me 12 për qind në tre muajt e parë të vitit, pasi Kongresi i Meksikës miratoi një projektligj për të shfuqizuar dominimin e tregut. Meksikani 73-vjeçar është 51 miliardë dollarë para Jorge Paulo Lemann, personi i dytë më i pasur në Amerikën Latinë. Por askush nuk ka humbur më shumë se Eike Batista, vlera neto e të cilit ka rënë në më shumë se 12 miliardë dollarë. OGX Petroleo & Gas Participacoes, kompania e naftës që e ka transformuar atë në njeriun më të pasur të Brazilit, në 2013-ën ka shënuar një vlerë negative, sipas Bloomberg. Batista ishte njeriu më i pasur në botë në mars 2013. Por Bloomberg ka zbuluar 109 miliarderë në vitin 2013, të cilët nuk kanë dalë më parë në renditjen ndërkombëtare të pasurisë. Nuk mungojnë emra individësh si ai i së resë miliardere Usa Lynsi Torres (31vjeç) që krijoi pasuri nga një pikë e vetme shitjesh të hamburgerëve të krijuar në vitin 1948 në “Baldwin Park”, në Kaliforni. Stephen Orenstein, 50-vjeçar, e ngriti pasurinë duke shpërndarë me “Suprema Group” ushqim dhe karburant në vendet më të vështira, si në: Libi, Mali e Sudan. Sfida filloi me furnizimin e ushtarakëve në Afganistan, ku dorëzimi bëhej nën breshërinë e plumbave dhe eksplozivëve. Gjeniu i “Facebook”, Mark Zuckerberg pa teksa aksionet e tij po rriteshin dhe u gjend me 12.4 miliardë dollarë më shumë në xhep. E habitshme edhe historia e C. James “Jim” Koch, që nga birra artizanale transformoi “Boston Beer Co” në “konglomeratin” e dytë të “biondes” në pronësi amerikane me një fitim në masën 80% të aksioneve.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item