Kur kushtet diktojnë të drejtat e njeriut

Nga Majlinda Bushja Shpesh diskutohet në media nga individë apo shoqata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçandërisht për...

Nga Majlinda Bushja

Shpesh diskutohet në media nga individë apo shoqata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçandërisht për individë e komunitete të cilat diskriminohen padrejtësisht. Në të vërtet në botën demokratike të drejtat e njeriut garantohen me ligj, por në një shoqëri në kushte të pabarabartë të drejtat e njeriut është vështirë të respektohen. Pavarsisht se kjo nuk na shkon përshtat në realitet qendron pasi, të drejtat e njeriut për të cilat flitet kaq shpesh është vështirë të respektohen. Problemi qendron, tek kontradita midis asaj që thuhet dhe asaj që ne bëjmë, qoftë si individë apo shoqëri. Nëse i referohemi nenit 1 të ligjit për të drejtat e njeriut, sipas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut do të citonim; “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vllazërimi”.
Pavarsisht të drejtave të njeriut të garantuara me ligj, është mëse e vërtetë se çdo njeri kur lind nuk mund të zgjedh familjen e tij, por i duhet të përshtat në varësi të kushteve dhe mundësive që i afrohen të cilat nuk janë të barabarta për të gjithë. Megjithë mbrojtjen ligjore çdo individ është i ndërgjegjshëm se ai nuk mund fitoj të drejtat e tij të cilat ligji ia garanton, pasi jo të gjitha vendimet që marrim janë tonat, e kushtet në të cilat ndodhemi janë vendimtare për të kushtëzuar këto veprime. Të gëzosh të drejtat sipas ligjit dhe të jesh i varur nga të tjerë individë në realitet, kjo është kontradita e cila përveçse kufizon të drejtat tona, bën të qartë marrëdhënien që duhet të krijojmë me të tjerë persona për të jetuar. Pikërisht, është kjo varësi e njeriut nga njeriu e cila bën që të drejtat e njeriut të mos respektohen ashtu siç ligji e përmban, por rrethana të caktuara të diktojnë ligjin, pasi në shoqëri egzistojnë shumë rregulla të pashkruara të cilat pavarsisht dëshirës sonë kërkojnë shumë vëmendje për t’u zbatuar. Rastet e mosrespektimit të të drejtave të njeriut janë të gjithfarllojshëm e i ndeshim çdo ditë në jetën tonë duke filluar në qelizën më të vogël të shoqërisë, familjen, e deri te mosrespektimi i këtyre të drejtave në skenën politike, (kjo dhe për shkak të kushteve që është zhvilluar politika deri më sot),  ku vet partitë politike nuk i kanë respektuar këto të drejta në të gjitha fushatat elektorale të zhvilluara deri më sot, veçandërisht në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, ku pjessmarrja e grave ende nuk kap shifrën 30% , apo emrat e tyre zakonisht vendosen në fund të listave duke ju dhënë pak shanse për të hyrë në parlament. Në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti për shkak të mos respektimit të barazisë gjinore partitë politike preferuan më mirë të paguanin gjoba të majme sesa të plotësonin kuatën e përcaktuar prej 30% në listat shumemërore të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor, ku Partia Socialiste u gjobit me 6 milionë lekë, Partia Demokratike 4 milionë lekë, dhe LSI 4 milionë lekë, ndërkohë që e vetmja parti, Partia Popullore Kristiandemokrate e cila e prishi balancën duke vendosur më shumë gra sesa burra në listat e saj u gjobit me 8 milionë lekë nga KQZ. Ajo kishte përfshirë në listat e saj 126 femra dhe 41 meshkuj. “Ndërkohë nëse i referohemi përfaqësimit të grave në Bashki/ Komuna, 98 % e tyre janë burra dhe vetëm 2% gra duke e renditur Shqipërinë një nga vendet e fundit në botë ku duket qartë diskriminimi gjinor. Ndërkohë në Kuvend vetëm 16% e deputetve ishin gra dhe  84 % burra për legjislaturën që shkoi”(CRCA. ALBANIA ).
Nëse i referohemi po kësaj deklarate në nenin 2 të saj do lexojmë në paragrafin e parë si vijon: “ Secili gëzon të gjithë të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare e shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër…”. Ajo që evidentohet lehtë në Shqipëri dhe që ka hapur debat mes mazhorancës dhe opozitës në mënyrë të vazhdueshme, me akuza të ndërsjellta, është mosrespektimi i të drejtave të njeriut për shkak të bindjeve politike. Zakonisht pas zgjedhjeve qoftë vendore apo lokale bëhet zbrazja e administratës e cila zëvendësohet me punonjës të rinj. Vet ligji për nënpunësin civil u bë shkak para pak kohësh për mosmarrveshje dhe klim tensioni midis mazhorancës dhe opozitës në parlament dhe largimin e këtyre të fundit nga salla e parlamentit. Megjithëse ligji i nënpunësit civil  i mbron në të tilla raste ai përsëri zbehet sapo një parti fiton zgjedhjet, po të kemi parasysh se çka ndodhur më parë me administratën civile, për shkak të bindjeve politike. Gjithësesi pritet këtë herë me ardhjen e koalicionit të majtë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit një kapitull ndryshimi pozitiv në lidhje me këtë të drejtë.
Në gjitha situatat e krijuara në lidhje me këtë çështje pyetja që lind është: Realisht a na i heq pamundësia të drejtat e garantuara me ligj? Natyrisht që po, pavarsisht se ato formalisht egzistojnë në letër, përderisa sot vet ekonomia e tregut flet me gjuhën e parasë, jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të botës. Ne jemi të barabartë përpara ligjit, por “ligji” nuk na sheh si të barabartë përpara tij për shkak të diferencës sonë në pasuri, apo për shkak të statusit që gëzojmë i cili i prish ekuilibrat e drejtësisë pa të drejtë. Mund të duket absurde si ide, por unë mendoj se disa individë ende nuk e kanë idenë se egzistojnë këto të drejta e jo t’i kërkojnë ato. Të mbështetur tek tradita dhe zakonet e së shkuarës ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre pa u merakosur për të drejtat e njeriut. Në familjet e varfra shqiptare ku njeriu lufton çdo ditë për të mbijetuar, e që prindërit nuk munden dot as t’u japin shkollimin e nevojshëm fëmijve të tyre është e vështirë të diskutohet për të drejtat e njeriut. Në të tilla kushte, për sa kohë shumë rregullave të pashkruara do të udhëheqin jetën tonë, është e vështirë të flitet për respektimin e të drejtave të njeriut që janë në kundërshtim me këto rregulla që kanë në qendër të tyre traditën dhe zakonet e së shkuarës.


Related

Opinione 381693369746896839

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item