Konte: Interi i lehtë për ne. Taideri hedh sytë nga e ardhmja

Tekniku italian u shpreh se sfida ndaj zikaltërve ishte e thjeshtë  Taider nga ana tjetër u shpreh se humbja ndaj Juves duhet të harrohet dh...

Tekniku italian u shpreh se sfida ndaj zikaltërve ishte e thjeshtë
 Taider nga ana tjetër u shpreh se humbja ndaj Juves duhet të harrohet dhe Interi duhet të shikojë përpara
Sfida mes Juventusit dhe Interit u mbyll me fitoren e “Zonjës së vjetër” ndaj skuadrës së Maxarrit. Një sfidë që pati emocione, por që tregoi se kush ishte lideri. Skuadra nga Torinoja po tregon ndaj skuadrave të mëdha të tjera që është duke luajtur dhe ka një skuadër më të fortë. E tregoi me Romën dhe kësaj radhe ishte ajo e Interit. Antonio Konte mendon se Juventusi me shumë lehtësi ka mundur ta mposhtë Interin me një diferencë shumë më të madhe sesa rezultati 3-1. “Ne jemi golashënuesit më të mirë në ligë dhe kemi mundur të shënojmë më shumë se tre gola sonte. Handanoviç ia doli mirë në situata të caktuara. Gjithmonë kam dashur për skuadrën të luajë në sulm. Gjithmonë ka qenë më mirë të luajmë futboll sulmues sesa të qëndrojnë në mbrojtje me djemtë prapa topit. Arritëm të kishim në kontroll detajet në çdo minutë të ndeshjes dhe jam i kënaqur me paraqitjen e përgjithshme që bënë lojtarët. Meritat shkojnë për ta, ata ia dolën mirë. Është për të ardhur keq për golin që pësuam, që na dha ca momente ankthi nga fundi i ndeshjes. Kishim nevojë ta ruanim tensionin e lartë deri në fund e gjithë çfarë duhet është një gol me fat për t’i hapur gjërat sërish”, – ka thënë Konte. Juventusi aktualisht kryeson në tabelën e Serisë A me 59 pikë nga 22 ndeshje. Sfidën e komentoi edhe Xhorxho Kielini, i cili mendon se Juventusi tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë, pas fitores 3-1 ndaj Interit. Bardhezinjtë barazuan ndaj Lacios javën e kaluar, por arritën t’u riktheheshin fitoreve në takimin derbi të Serisë A. “Ne deshëm të riktheheshim në rrugën e duhur pas barazimit ndaj Lacios dhe menjëherë iu qasëm ndeshjes në mënyrën e duhur. Kjo ishte një performancë e vërtetë e Juventusit”, – ka thënë Kielini para gazetarëve. Italiani është shprehur i kënaqur edhe me golin e shënuar, por thotë se ata nuk duhet të lejonin një rikthim në ndeshje të kundërshtarit, gjë që e bënë në pjesën e fundit të takimit. Juventusi tashmë është nëntë pikë mbi Romën në tabelën e Serisë A, me romanët që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa mesfushori i Interit, Safir Taider, dëshiron që skuadra e tij ta harrojë sa më shpejt humbjen nga Juventusi në Serinë A. “Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi për të mposhtur Sasuolon. Mendoj se mund të mësojmë nga humbja. Humbëm, por nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë tutje, sepse jemi vetëm në gjysmë të sezonit”, – ka deklaruar mesfushori për “Inter Channel”. Interi është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në Serinë A, ndërsa është 11 pikë prapa vendit që çon në Ligën e Kampioneve

Osvaldo hoqi dorë nga rroga për Juven
 Tekniku i hekurt Antonio Konte ka bërë të ditur se Pablo Osvaldo ka hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij që të kalojë te “Zonja e vjetër”. Sulmuesi italian u huazua nga Sauthemptoni në afatin e janarit, ndërsa trajneri bardhezi beson se me të do të ketë më shumë opsione në sulm. “Ne e shfrytëzuam rastin për ta transferuar. Lojtari dëshironte të vinte te Juventusi, duke hequr dorë nga një shumë e dukshme parash që ta sigurojë transferimin. Ai do ta përmirësojë kualitetin e sulmit tonë dhe do të ofrojë konkurrencë të rëndësishme me ata që tashmë janë këtu”, – ka deklaruar Konte për “Sky Sport”. Kujtojmë se ekipi torinez ka të drejtë ta blejë lojtarin, nëse dëshiron, në fund të sezonit.


Baloteli shikon nga Anglia
E çuditshme, por që mund të kthehet në një fakt të vërtetë. Disa klube angleze janë të interesuara që ta kthejnë Mario Balotelin në Premier Ligë. “Tuttosport” raporton se Arsenali është duke përgatitur ofertë për 23-vjeçarin, të cilën do t’ua dorëzojë kuqezinjve në afatin veror. Megjithatë, Arsen Venger do të ketë konkurrencën e Hoze Murinjos, i cili e dëshiron atë te Çelsi. Sulmuesi italian ka luajtur për Mançester Sitin në kampionatin anglez para se të kalonte te Milani. Pas largimit nga Siti, Baloteli pati deklaruar se nuk mund të luante për një klub tjetër anglez për shkak të dashurisë që ka marrë nga tifozët në “Etihad Stadium”. Por, së fundmi ai ka thënë se do t’i pëlqente ribashkimi me Murinjon.


Murinjo: Terri më ka befasuar
Tekniku portugez i bluve të Londrës është shprehur se Xhon Terri e ka befasuar atë gjatë këtij sezoni. Qendrori ishte jashtë në formë jo mbresëlënëse sezonin e kaluar nën drejtimin e Rafa Benitezit, por ka rikthyer pozitën e tij në formacionin startues nën drejtimin e Murinjos këtë sezon. “Unë nuk e kam pritur atë të jetë mbrojtësi më i mirë i qendrës në Angli. Jo pas sezonit që ai kishte vitin e kaluar. Nuk e prita këtë. Do të doja ta shihja atë të luajë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit. Njerëzit flasin për Anglinë dhe Kupa e Botës është në mes tij dhe Hoxhson, jo me mua”, – është shprehur portugezi.


Bekenbauer: Mposhtja e Dortmundit, jo detyra e Bajernit
Presidenti i Nderit i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, thotë se bavarezët nuk janë të paepur ta dobësojnë rivalin e Bundesligës, Borusia Dortmund. Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Hoakim Vacke, së fundi kritikoi kampionët e Bundesligës, duke thënë se ata mundohen t’i shkatërrojnë rivalët lokal duke nënshkruar me top-lojtarët e tyre si Mario Gëtze dhe Robert Levandovski. Megjithatë, Bekenbauer është i bindur se Bajerni është i fokusuar vetëm në përforcimin e skuadrës së vet dhe dobësimi i rivalëve mund të jetë vetëm një efekt anësor. “Bajerni blen lojtarët të cilët mendon se i duhen për ta forcuar skuadrën. Është thjesht koincidencë nëse aty janë përfshirë dy lojtarë të cilët janë të Dortmundit. Nënshkrimi me një lojtar e forcon skuadrën, derisa dobëson ish-skuadrën e këtij lojtari gjatë procesit. Megjithatë, ky nuk është caku jonë kryesor, por një efekt anësor”, – është shprehur “Kajzeri”.


Vija rrezikon të mungojë ndaj Realit
David Vija pritet të mungojë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi spanjoll u lëndua në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, pak pasi shënoi gol, ndërsa klubi i tij ka njoftuar se ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë. 32-vjeçari e ka dëmtuar muskulin dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj rivalit lokal që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Atletiko nuk ka caktuar kohën e mungesës së tij, por mediat spanjolle raportojnë se ai mund të mungojë 10 ditë. Vija ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon.


Ançeloti: Vendimi ndaj Ronaldos, i padrejtë
Italiani Ançeloti ka kritikuar vendimet e gjyqtarit Migel Aiza për ta përjashtuar Kristiano Ronaldon në barazimin e mbrëmshëm 1-1 të Real Madridit ndaj Atletik Bilbaos. Sulmuesi i Realit u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me Karlos Gurpegui dhe Ander Iturraspe në minutën e 76-të. “Është vështirë për mua të them sepse nuk isha afër, por pamjet treguan se ishte ca e ekzagjeruar”, – ka thënë trajneri i Realit. “Ishte vështirë të fitojmë ndeshjen me 10 lojtarë, veçanërisht pasi disa prej tyre ishin të lodhur. Bëra ndryshime, por jo sepse doja ta fitoj ndeshjen, por më shumë për të hedhur lojtarë të ndihmojnë ekipin kah fundi. Në përgjithësi ishte ndeshje e mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Ekipi ishte mirë i ekuilibruar, por goli i Ibai ishte një shënim fantastik. Ne nuk kemi bërë ndonjë gabim, ishte gol i mrekullueshëm. Ne nuk u lejuam atyre të kenë ndonjë shans. Vetëm një në pjesën e parë dhe asnjë në të dytën”, – është shprehur strategu

Related

Sport 2888473724763277349

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item