Kina synon “zemrat e perëndimorëve” për Tibetin

Diplomacia Pekini zyrtar thotë se beson se do të bindë botën që ankohet për shkeljen e të drejtave të njeriut Kina ka “kohën në anën e saj” ...

Diplomacia
Pekini zyrtar thotë se beson se do të bindë botën që ankohet për shkeljen e të drejtave të njeriut

Kina ka “kohën në anën e saj” për të fituar mbi opinionin perëndimor për politikat e saj në dy rajonet rebele, Tibeti dhe Xinjiang, bëri të ditur një zyrtar i lartë, duke shmangur në mënyrë të pazakontë fjalët e ashpra kundër kritikave të të huajve për të drejtat e njeriut në këtë vend.
Zhu Veiqun, kryetar i komitetit për çështje etnike dhe fetare, pranoi se bindja e të huajve do të jetë një detyrë e vështirë, por tha se janë në rrugë të mbarë.
“Për shkak se Kina po angazhohet më shumë në çështjet ndërkombëtare dhe Tibeti e Xhinjakgu po hapen më shumë ndaj botës, gjithnjë e më shumë perëndimorë do t’i kuptojnë këto rajone më mirë pasi të përballen me realitetin”, shkroi Zhu në një artikull të gjatë te faqja zyrtare e qeverisë “Tibet.cn”.
Tibeti dhe Xinjiangu janë dy zonat më sensitive për Kinën kur flitet për të drejtat e njeriut dhe kritikat e perëndimorëve. Tibeti është një çështje veçanërisht emocionale në Perëndim dhe ka tërhequr mbështetje nga politikanë dhe njerëz të famshëm.
Zhu tha se Perëndimi në fund “do të shohë fytyrën reale të klikës së Dalait dhe “Turkmenistanit Lindor’”, duke iu referuar udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, i cili jeton në ekzil në Indi, si dhe forcave militante për të cilat Kina thotë se veprojnë në Xinjiang.
Zhu tha se mendime të tilla në Perëndim janë ende “të dobëta dhe të izoluara”, por se ato përfaqësojnë “një tendencë në histori”. Zhu në të shkuarën ka qenë i angazhuar në përpjekjet e Pekinit për të biseduar me përfaqësues të Dalai Lamës. Bisedimet kanë dështuar.
“Pa dyshim, kjo do të kërkojë punë të gjatë, të vështirë dhe të kujdesshme si dhe shumë durim, por koha është në anën e Kinës”, shkroi ai.
Kina thotë se ka investuar shumë në të dyja krahinat në pozicione strategjike, në përpjekje për të sjellë zhvillim dhe për të luftuar atë që e konsideron si “prapambetje” të zonave. Ajo thotë se respekton të drejtat e njeriut të njerëzve që jetojnë atje.
Grupimet e të drejtave të njeriut kritikojnë Kinën se shkel të drejtat e tibetianëve dhe ujgurëve myslimanë që jetojnë në këto dy rajone. Kina thotë se përballet me ekstremizmin dhe terrorizmin mes ujgurëve.

Related

Botë 1627602834414369617

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item