Drejt makinave që komunikojnë me njëra-tjetrën për mënjanimin e aksidenteve

Makinat që qarkullojnë në rrugët e SHBA-së mund të komunikojnë së shpejti me njëra-tjetrën për të shmangur aksidentet. Autoritetet amerikane...


Makinat që qarkullojnë në rrugët e SHBA-së mund të komunikojnë së shpejti me njëra-tjetrën për të shmangur aksidentet.
Autoritetet amerikane kanë dhënë aprovimin e përdorimit të teknologjisë së komunikimit nga automjeti në automjet duke i lejuar ato që të shkëmbejnë të dhëna për sigurinë, si shpejtësia dhe pozita e tyre gjeografike për të ndihmuar shmangien e aksidenteve rrugore.
“Teknologjia e (komunikimit) nga automjeti në automjetet paraqet gjeneratën e re të përmirësimeve në sigurinë e automjeteve, pas risive që tashmë po shpëtojnë jetë njerëzore si rripat e sigurimit dhe airbagët”, komentoi sekretari amerikan i Transportit, Anthony Foxx.

“Duke ndihmuar drejtuesit e automjeteve të shmangin përplasjet, kjo teknologji do të luajë një rol kyç në përmirësimin e mënyrës në të cilën njerëzit mund të shkojnë ku ata kanë nevojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krye të sektorit të industrisë së makinave në botë”, shtoi ai./ ATSH-AFP/ 

Related

Teknologji 4499684498048501241

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item