BRITANI – Ja çfarë është etika politike!

Mark Harper LONDËR, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i emigracionit, Mark Harper, i cili drejton një projektligj që parashikon të for...

Mark Harper

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i emigracionit, Mark Harper, i cili drejton një projektligj që parashikon të forcojë kushtet për marrjen e dokumenteve nga emigrantët në Britaninë e Madhe, ka dhënë dorëheqjen sot sepse kishte punësuar një pastruese në mënyrë të parregullt.
Në letrën e dorëheqjes që ia drejton kryeministrit, David Cameron, ministri siguron se gruaja i kishte paraqitur dokumente të rregullta kur ai e punësoi në vitin 2007 për të pastruar apartamentin e tij në Londër.
Por kur i verifikoi sërisht në fillim të këtij viti, meqënëse në projektligjin që ka propozuar kjo gjë kërkohet, ai vuri re se punonjësja e tij i kishte paraqitur dokumente falso.
“Ndonëse gjatë gjithë kohës kam vepruar sipas ligjit, konsiderojë se, si ministër i Emigracionit që paraqet një projektligj në parlament për të forcuar ligjet tona mbi emigracionin, duhet t’i imponohem një nevoje me një rendësi më të lartë se sa të tjerat”, shkruan Harper, i cili kërkon që punëdhënësit të marrin pjesë në përpjekjet për të verifikuar në imtësi dokumentet e punonjësve të tyre.
“Pra kam vendosur se zgjedhja me e mirë për mua është që të tërihqem”, ka shtuar ministri, duke kërkuar falje për problemet që i ka shkaktuar qeverisë së David Cameron.
Kryeministri e pranoi dorëheqjen me keqardhje duke folur se bëhet fjal për një vendim që e nderon ministrin.
Çështja e emigracionit, aktualisht, është në zemër të debatit politik në Britaninë e Madhe ku konservatorët janë nën presionin e partisë populiste dhe anti-emigracion Ukip.

Related

Botë 6718806613255376357

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item