SHBA mund të përdor mjetet e shekullit të 21, për Rusinë e shekullit 19-të

Shtëpia e Bardhë i ka tërhequr vërejtjen Rusisë që të mos ndërhyjë në Ukrainë, mirëpo masat që ka paralajmëruar kufizohen në sanksione të re...


Shtëpia e Bardhë i ka tërhequr vërejtjen Rusisë që të mos ndërhyjë në Ukrainë, mirëpo masat që ka paralajmëruar kufizohen në sanksione të reja, ndërkohë që kryeshefi i diplomacisë amerikane, John Kerry, ka thënë se Amerika nuk do të hezitojë të përdorë kundër Moskës ”mjetet e shekullit 21”.

"Në qoftë se Rusia lëvizë në Ukrainën lindore, qoftë haptazi apo fshehurazi, kjo do të përbënte një përshkallëzim shumë serioz", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Ishte ky reagim i Washingtonit rreth demonstruesve pro-rusë në tri qytete në lindje të Ukrainës, të cilët pushtuan ndërtesat qeveritare dhe shpallën atje një republikë më vete. Shqetësimi i Amerikës bëhet edhe më madh kur dihet përqendrimi i dhjetëra mijëra ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën që ngjan me një skenar të parapërgatitur si në rastin e grabitjes së Krimesë, transmeton RTK
Në anën tjetër, në një dëshmi sot në Senatin Amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se Rusia po i nxitë këto trazira separatiste për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake.
Kerry tha se Presidenti Barack Obama është duke përgatitur një seri shumë më të ashpër të sanksioneve nëse Rusia nuk tërhiqet nga "involvimi i qartë dhe i padyshimtë" në destabilizimin Ukrainës.
Kerry tha më tej se preferenca e Washingtonit është një zgjidhje e negociuar, mirëpo nuk do të hezitojë që të përdor ndaj Rusisë "mjetet e shekullit të 21 për sjelljen e saj të shekullit 19-të". 

Related

Botë 1720045712858769105

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item