TEST: A e njihni forcën tuaj të brendshme?
Të gjithë mund të bëni këtë test, pasi bën të mundur ta njohësh veten më mirë (për ata që s'e njohin). Lexoni të gjitha pyetjet dhe përc...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/test-e-njihni-forcen-tuaj-te-brendshme.html
Të gjithë mund të bëni këtë test, pasi bën të mundur ta njohësh veten më mirë (për ata që s'e njohin). Lexoni të gjitha pyetjet dhe përcaktohuni për një përgjigje nga katër të mundshmet. Kur të gjeni përgjigjet për të gjitha pyetjet, lexoni udhëzimin për komentim - Përgjigjen se cilit tip të personalitetit i takoni dhe cila është forca juaj e brendshme 1. Mendoni mirë. Ju jeni fëmijë i: a) Yjeve. b) Tokës. c) Prindërve tuaj. d) Tokës dhe yjeve. 2. Çfarë ju jep forcë më shpesh? a) Dashuria dhe kujdesi që kanë të tjerët ndaj jush. b) Dashuria dhe kujdesi që ju keni ndaj të tjerëve. c) Lufta që e bëni për qëllimet dhe bindjet tuaja personale të rëndësishme. d) Besimi i ndërsjelltë, ndjenja se i takoni dikujt, bashkësia, kujdesi. 3. Një pikturë nga ekspozita ju ka tërhequr vëmendjen. Për të mendoni: a) Kjo pikturë ka domethënie enigmatike - vështirë është të komentohet. b) Plotësisht me përgjigjet. Edhe unë do ta pikturoja plotësisht kështu. c) Është tejet dekorative kjo pikturë. d) Artisti dhe unë jemi në frekuenca të njëjta të të menduarit, edhe unë ndihem i ngjashëm. 4. Për ju, jeta është: a) Lumë i gjatë e i qetë që ka rrjedhën e vet b) Stuhi deti - i lloj-llojshëm dhe i befasishëm me ndryshime valë-valë. c) Një sërë mundësish për fillim të ri që gjithnjë nga e para ju ofrohen. d) Kohë e ndryshimeve të vazhdueshme, lakimeve dhe lëvizjeve. 5. Emocionet për ju janë: a) Simfoni e mrekullueshme me nota të bukura dhe xhentile. b) Mollë e shijshme, të cilën e kafshoni me kënaqësi të madhe. c) Libër i mbyllur - përherë enigmatike. d) Fotografi magjike me ngjyra fati. 6. Cila ngjyrë sipas mendimit tuaj, më së miri e përshkruan të ardhmen e planetit tonë? a) e kaltra. b) e kuqja. c) ngjyrë hiri. d) e gjelbra. 7. Ndodheni vetëm mes qiellit të kthjellët plot yje - natën. Çfarë do të ndjeni: a) Vetmi dhe pasiguri. b) Fuqinë - e ndjeni fuqinë tuaj personale. c) Ftohtësi dhe pasiguri. d) Kënaqësi - të mbushur jeni me një ndjenjë të çuditshme të sigurisë. 8. Dashuria për ju është: a) Pushtimi dhe tërheqja e personit tjetër. b) gjurmimi për personin tjetër - gjysmën tjetër tuajën. c) Ndjenja e nostalgjisë - animi drejt dikujt. d) Ftesë për ngjitje së bashku -dy krijesa. 9. Fundin e shekullit e shihni si: a) Krizë të bindjeve - që shpie një njëfarë lloj i konfliktit. b) Mundësinë që dikush t'ju "grabisë" - pritje të ndryshimeve të mëdha. c) periudhë të lëkundjes - fillim i një kohe të re. d) Kohët të transformimeve të mëdha dhe ndryshimeve të mëdha - përparim i ri. 10. Kur e takoni një femër që rrezaton me kënaqësi, ju mendoni: a) Kënaqësia arrihet me kohë dhe për të duhet përvojë. b) Kënaqësia është pasojë e fitoreve të realizuara - jetës kualitative dhe të suksesshme. c) Familja, miqtë dhe fati personal janë ato që sjellin ndenjë kënaqësie. d) Bëhemi të kënaqur vetëm atëherë kur e pranojmë veten tonë apo "unin tonë të vërtetë" në plotni - kur pranojmë se " jam ai që jam" dhe e pranoj veten ashtu si vërtet jam. Zgjidhja Shikoni se cila kategori dominon te ju A, B, C apo D, në përgjigjet tuaja. Nëse keni më tepër përgjigje nën "a", atëherë i takoni kategorisë "A" e kështu me rradhë.Kategoria "A" Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Hënës. Personaliteti - Ju jeni sinonim i shpejtësisë së njeriut që mendon për tjerët. Kur të bindeni se dikush e merriton animin tuaj, ju i lëshoheni ndjenjave dhe jepni shumë nga vetja e juaj. Anët e forta- Jeni shumë senzitiv ( të ndieshëm) dhe keni aftësi të shprehur për t'u ndier me të tjerët dhe fuqishëm ofroni ndjenjën e dashurisë dhe animit atij që i besoni. Pikat e dobëta - Jeni emocionalisht shumë të ndjeshëm dhe të lëndueshëm. Dashuria - Në dashuri e pranoni edhe pozitën e përcaktuar nga partneri. Synimet - I lejoni tjerëve të kenë fuqi, jeni shumë sharmantë dhe të këndshëm ndaj të tjerëve dhe botës rreth vetes. Është koha që edhe ju të kërkoni diçka si kundërshpërblim dhe të merrni aq sa ju takon. Mësohuni të thuani "JO" atëherë kur duhet dhe dëshmojeni pavarësinë tuaj në jetën e përditshme. Motoja e juaj jetike - "Me pak dashuri, gjithçka mund të arrihet në jetë"! Kategoria "B": Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Diellit. Personaliteti - Ju keni aftësi që ta kanalizoni energjinë tuaj, për t'i arritur disa qëllime dhe dëshira tuaja parësore. Për nga natyra jeni tejet pasionues dhe jeni në gjendje që mendimet tuaja dhe planet me sukses t'i aplikoni në praktikë. Anët e forta- rrezatoni me energji, jenit tejet të guximshëm, të vendosur dhe të besueshëm. Pikat e dobëta - Ndonjëherë e shfaqni egocentrizmin tuaj, dëshironi të keni fuqi dominuese dhe me vështërësi i vëreni vlerat e vërteta që e dekorojnë një person tjetër. Dashuria - Edhe në dashuri anoni të jeni të pavarur. Synimet - Plotësisht i jeni përkushtuar asaj që dëshironi të arrini, asaj që e kërkoni nga jeta. Shpesh garoni me të tjerët. Për të mirën personale dhe të atyre që ju rrethojnë, është mirë që ta balanconi mënyrën e jetës suaj pak. Me kujdes dëgjoni çka kanë për t'ju thënë të tjerët, bëhuni mjaft fleksibël dhe në jetën tuaj vendosni më tepër ndjenja. Lejoni vetes që ndonjëherë t'ju ndodh edhe diçka që nuk e keni planifikuar. Motoja e juaj jetike - "Nëse e shkulni barin, ai nuk do të rritet mjaft" Kategoria "C": Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Tokës Personaliteti - Ju keni dëshirë që të qëndroni në prapavijë të emocioneve tuaja, disi fshiheni prapa tyre. Megjithatë, për t'ju shkuar për dore përherë kjo, duhet që ta njihni mirë veten tuaj. Anët e forta - Është e shprehur vetëdija dhe sensitiviteti te ju. Pikat e dobëta - Frikësoheni nga ëndërrimet dhe kjo është një nga pikat e dobëta që nuk ju lënë që ta begatoni jetën tuaj. Lëshojuni ngapak imagjinatës. Dashuria - Keni nevojë për pavarësi dhe liri. Kur ndiheni konfuz dhe nuk i keni të qartë disa gjëra, kjo ua zë frymën. Synimet - Ju pëlqen natyra dhe të gjitha artet. Çdolloj i të shprehurit artistik ju sjellë inspirim. Ju nevojitet që të vendosni miqësi me shumë lloje të njerëzve, ngase keni nevojë të mësoheni nga ata për llojllojshmërinë e jetës. Motoja e juaj jetike - "Është e pamundur të ngitesh lartë pa një bazë paraprake të vendosur në tokë në të cilën ndodheni". Kategoria "D": Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të yjeve. Personaliteti - Ju veproni sipas intuitës - Fuqia e juaj kreative është e balancuar me zemrën tuaj dhe ndjenjat tuaja, e në të njëjtën kohë edhe me mendjen tuaj. Keni mësuar ta pranoni veten. Jeni posi një mace që gjithnjë bie në këmbë. Ju gjithçka pritni të përgatitur. Ju keni aq shumë aftësi dhe në të njëjtën kohë jepni aq shumë dhe po ashtu merrni shumë. Anët e forta - Jeni person karizmatik, keni sens për humor dhe jeni në rrugë të mirë për të arritur kënaqësi të plotë në jetë. Pikat e dobëta - Shikimi i balancuar i juaj në jetë nuk është i kuptueshëm për të gjithë, për këtë dhe ndonjëherë keqkuptoheni. Dashuria - Për ju besimi dhe bota emotive kanë rëndësi të veçantë. Synimet - Merreni me ndonjë projekt apo punë humanitare, shoqërore apo grupore, punë e cila do të ketë ndikim të madh në krejt rrethin dhe më gjerë. Motoja e juaj jetike - "Ne kemi lindur në këtë botë, për të kuptuar esencën e jetës dhe lirinë tonë personale. |