10 rastet më të bujshme kur kafshët kanë shpëtuar jetën e njerëzve

Historitë e pabesueshme kur qentë, macet, kuajt, delfinët kanë bërë “heroizma” Kafshët nuk janë vetëm miqtë më të mirë të njeriut, por në di...

Historitë e pabesueshme kur qentë, macet, kuajt, delfinët kanë bërë “heroizma”

Kafshët nuk janë vetëm miqtë më të mirë të njeriut, por në disa raste edhe shpëtuesit e jetës së tyre. Një i tillë është rasti i një maçoku, që ka lajmëruar emergjencën. Në vitin 2006, ka ndodhur diçka qa ndoshta edhe nuk mund të besohet. Një amerikan, i quajtur Gari Rozenhein, nga Ohajo, ka përjetuar atak në zemër, dhe kur ndihma e shpejtë ka arritur në adresën e tij, në dysheme kanë parë maçokun e tij Tomin, të shtrirë afër telefonit. Duke pasur parasysh se Gari nuk ka telefonuar, kjo meritë i mbetet Tomit. Supozohet se ai (maçoku) rastësisht e ka shtypur butonin (dial speed), pasi telefoni qëndronte gjithmonë në dysheme. Rezenhain e mori maçokun tre vjet më parë, për t’i ndihmuar atij në ulje të presionit të gjakut. Ai e ka trajnuar maçokun Tomi si të telefononte emergjencën (911), por asnjëherë nuk e ka kuptuar nëse maçoku e ka mësuar atë dhe nëse ai ka ditur nëse Tomi i kuptonte këto leksione. Por, si duket, në përfundim del që ai e paska kuptuar shumë mirë mësimin. Ndërkohë në prill të 2006-s, në Keln, një mace filloi të mjaullijë aq shumë sa që zgjoi të gjithë fqinjët, të cilët ishin në gjumë të thellë. Kur kanë dalë nga shtëpitë, kanë parë që macja qëndronte pranë një fëmije të braktisur, e cila sigurisht nëse nuk do të ishte gjendur në kohë, nuk do të mund të mbijetonte deri në mëngjes në temperaturat, të cilat atë natë ishin nën 0 gradë. Për fat të mirë, bebja u shpëtua, por nëna nuk iu gjet asnjëherë. Si këto raste, por edhe më të rralla, do të lexoni në specialen e përgatitur nga revista “TIME”. /Përgatiti: Endri Farka


1010. Poni i quajtur “Magic”
Ndonjëherë heroizmat mund të vijnë edhe atëherë kur nuk e presim, si për shembull nga një poni i vogël. Magic, një poni sy-blu, shpesh vizitohet nga pacientë që kanë nevojë për komfort, të ndryshëm nga ai i shtëpive dhe spitaleve. Magic fitoi çmimin si kafsha më heroike në vitin 2010. Magic shkoi të vizitonte një pacient, që nuk i kishte folur askujt gjatë tri viteve të para të jetës së saj. Por në momentin kur hodhi sytë mbi ponin Magic, ajo tha: “Sa e bukur!”. Këto fjalë të para të vajzës bënë të gjithë stafin të shpërthente në lot, dhe ajo vazhdoi të fliste në vijim.


99. Qeni i shpëtimit japonez
Përveç kaosit, imazheve të tmerrshme që janë raportuar në lajmet e Japonisë që nga tërmeti i 11 marsit, bie në sy një skenë tepër rrëqethëse. Një video tregon për një qen që rri në mbrojtje të një qeni tjetër ‘të plagosur’ në mes të një pjese toke të shkatërruar nga tërmeti. Trupave të shpëtimit iu desh 1 orë që të bindin qenin të largohej nga vendngjarja. Qeni i plagosur më pas u dërgua në klinikë, kurse tjetrit iu gjet strehim. Bota nxori një mësim nga kjo: “Ndonjëherë një qen mund të jetë shok i ngushtë i një qeni tjetër”.

88. Delfini Moko
Në verën e vitit 2008, delfini Moko ishte i famshëm në plazhin përgjatë bregut lindor të Zelandës së Re, i cili vinte shpesh për të luajtur me notarët. Por një ditë, vizita e Mokos më tepër sesa për qefin e saj, u kthye në mision. Ajo arriti të “komunikonte” me dy balena dhe t’i kthente ato mbrapsht nëpër thellësi. Gjë që njerëzit nuk mund ta bënin. Nëse delfini Moko nuk do të ishte shfaqur, balenat do të kishin vrarë shumë njerëz, pasi i rezistuan përpjekjeve të tyre për t’i shtyrë në det. Oficeri Malcolm Smith tha për BBC-në se “me siguri diçka kishte ndodhur, sepse të 2 balenat ndryshuan sjelljen. Nga agresive ato filluan ta ndiqnin delfinin me shumë dëshirë përgjatë plazhit”.

77. Maçoku Simon
Në bordin e anijes së Marinës britanike, që lundronte në lumen Yangtze të Kinës, maçoku Simon – për një kohë të gjatë i preferuari i marinarëve – u godit nga një predhë, si pasojë e një sulmi nga forcat komuniste kineze. Simon u plagos në këmbë, në kurriz dhe qimet iu shkulën. Disa nga marinarët menduan se nuk do t’ia dilte. Por, Simon u rikuperua mjaftueshëm sa për të hequr një sëmundje infektive që kishte rënë në bord, duke gjetur një mi të madh, që marinarët e quanin Mao Tse Tung. Kjo ngjarje u bë e njohur në të gjithë botën, dhe maçoku Simon u nderua me medalje.


66. Qeni Trakr
I trajnuar si qen policie në Halifax, Kanada – ku punoi për 6 vjet, dhe ndihmoi në gjetjen e më shumë 1 milion dollarësh kontrabandë. Trakr doli në pension në maj të vitit 2001, përpara se ai dhe trajneri i tij, oficeri kanadez i policisë, James Symington, udhëtuan me makinë për 15 orë për të dhënë ndihmën e tyre, pas sulmit të 11 shtatorit në qytetin e Nju Jorkut. Trakr arriti të gjente të mbijetuarin e fundit nën rrënoja. Dy ditë pas kërkimesh intensive për të mbijetuarit, qeni Trakr u sëmur nga mbytja e tymit, lodhja dhe djegiet e shumta. Ai u trajtua edhe për plagët e marra përpara se të rikthehej në Kanada. Më vonë Trakr vuajti nga një çrregullim neurologjik, që sipas ekspertëve mund të jetë shkaktuar nga puna e tij e stërlodhshme. Përpara se qeni të ngordhte në prill të 2009-s, ADN-ja e tij u përdor për klonimin e pesë qenve të tjerë.

55. Macja Scarlett
Macja e pastrehë Scarlett, ka qëndruar me kotelet e saj 4-muajsh në një garazh që ishte i dëmtuar nga disa zjarre të rëna. Streha përsëri u përfshi nga flakët dhe një zjarrfikës arriti në vendngjarje, ku edhe gjeti macen Scarlett, e cila kishte plagë të mëdha djegieje pasi kishte mbrojtur kotelet e saj. Kjo ngjarje mbushi tabloidët në të gjithë botën dhe më shumë se 1000 oferta u bënë për të adoptuar macen. Së fundmi, ajo gjeti shtëpi te një grua vendase derisa ngordhi në 2008-n.

44. Pëllumbi Cher Ami
Pëllumbat nuk njihen si kafshët më të zgjuara që ekzistojnë, por edhe ata kanë dobinë e tyre. Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ushtria amerikane listoi më shumë se 200 mijë pëllumba për të transmetuar mesazhet dhe për survejim. Pëllumbi Cher Ami (nga frëngjishtja “mik i dashur”) fluturoi deri në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai dërgoi 12 mesazhe të rëndësishme pa u kapur nga armiku. Edhe pse u qëllua në gjoks dhe në këmbë, ai arriti ta shpërndante mesazhin, që u gjet i varur në këmbën e tij të plagosur. Trimëria që pëllumbi CherAmi tregoi në misionin e tij, bëri që të shpëtoheshin 194 ushtarë amerikanë. CherAmi që ngordhi në vitin 1919 nga plagët e luftës, u nderua nga francezët për shërbimin heroik. Trupi i tij ndodhet në Muzeun Kombëtar Smithsonian në Amerikë.

33. Qeni Stubby (Shkurtabiqi)
Stubby ishte një tjetër qen i humbur që më pas gjeti rrugën e tij në zonën afër Universitetit Yale, ku Divizioni Yankee po trajnohej për Luftën e Parë Botërore. Robert Conroy, ishte personi i cili gjeti këlyshin e vogël në vitin 1917 dhe i vuri emrin Stubby, sepse kishte bishtin e shkurtër. Edhe pse kafshët nuk lejoheshin në regjiment, një përjashtim u bë për Stubby-n, sepse ai ishte një qen i zgjuar. Ai mësoi thirrjet, stërvitej dhe mësoi mënyrën e përshëndetjes, duke vendosur putrën e tij të djathtë te vetulla. Më vonë, ai provoi se ishte i dobishëm edhe në luftë. Ai u lejua t’u bashkohej ushtarëve në rreshtin e parë, ku mbeti edhe një herë i plagosur nga një sulm gazi. Pasi kishte zhvilluar shumë ndjeshmërinë e nuhatjes së gazit, Stubby arriti të shpëtonte ushtarët kur ata përgjumeshin nga sulmet me gaz. Qeni u ndesh edhe me një ushtar gjerman, duke e kafshuar dhe shtrënguar atë te këmba, derisa arritën ushtarët amerikanë. Deri në fund të luftës, Stubby shërbeu në 17 beteja dhe kishte zhvilluar shumë aftësinë për të gjurmuar ushtarët e plagosur amerikanë. Stubby u bë anëtar i përhershëm i Legjionit Amerikan. Në vitin 1921 qeni u nderua me medalje ari nga Shoqata e Edukimit Human. Subby jetoi deri në vitin 1926.
22. Kali Bucophalus
Bucephalus quhej kali i famshëm i Aleksandërit të Madh. Siç e dimë nga legjenda, Aleksandri arriti të zbuste kalin e egër – të cilit s’kishte guxuar askush t’i afrohej – jo me forcë, por thjesht duke i kthyer kokën në drejtim të diellit, që nënkuptonte se Bucephalus-i kishte frikë vetëm nga hija e vetes. Askush përveç Aleksandërit s’mund ta kalëronte Bucophalusin. Ky kalë kaloi të gjitha mundimet dhe rreziqet me të zotin e tij, gjë që e bënte kafshë shumë fisnike. Aq shumë e donte Aleksandri kalin e tij, saqë kur ky i fundit humbi njëherë, ai kërcënoi se do të shkatërronte gjithë qytetin, nëse kali nuk gjendej.


1 
1. Qeni i Slitës Togo
Në vitin 1925, difteria shpërtheu në fshatin e izoluar Nome, në Alaskë. Asnjë avion ose anije s’mund të çonte serumin atje, kështu që u vendos që të dërgoheshin skuadra me qen slite për shpërndarjen e medikamenteve për në vendin e ngrirë. Qeni i cili mori kreditet për shpëtimin e një qyteze dhe bëri një punë madhështore ishte Togo. Udhëtimi i tij në mes të stuhive, ishte më i gjati me 200 milje, përfshi edhe rreziqet që pësoi kur shpëtoi skuadrën e tij, duke notuar përmes akujve.

Related

Speciale 8292055121072411098

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item