Shuhet poeti dhe profesori Koçi Petriti
Ikja e lirikut të fundit Alda BARDHYLI Prapë unë u desha pa ty/ ti prapë u puthe pa mua/ erdhën pas teje të tjera, shuan ç’rindizet e digjet...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/shuhet-poeti-dhe-profesori-koci-petriti.html
Ikja e lirikut të fundit
Alda BARDHYLI
Prapë unë u desha pa ty/ ti prapë u puthe pa mua/ erdhën pas teje të tjera, shuan ç’rindizet e digjet/ erdhën, po s’hyri askush gjer në pronat e tua… Këto vargje, Koçi Petriti i shkroi në mars të vitit 1972. Teksa udhëtonte për në Tiranë për të takuar të atin e burgosur dhe të vëllanë, ai nuk i kishte harruar vjershat. Vazhdonte të shkruante me të njëjtën ndjesi e patos, i bindur se poezia nuk mund t’u nënshtrohej rregullave dhe këto të fundit gjithnjë e dëmtonin atë. Për gati çerekshekulli, Koçi Petriti u mënjanua nga politika e kohës. Në qytetin e vogël bri lumit, (Librazhdi), djaloshi nga Korça që kishte studiuar letërsi, vazhdonte ta shihte jetën të lidhur me letrat. Një nga gabimet e vendeve postkomuniste, apo vendeve që dalin nga një tranzicion i gjatë është se nuk i njohin poetët e tyre. Dje është shuar përgjithmonë liriku i fundit, një nga protagonistët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe në vitet ‘60-‘70. Koçi Petriti ndërroi jetë, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 73-vjeçare. Vështrimi i tij përtej syzeve, qetësia në artikulimin e fjalëve, dhe ecja e qetë me xhaketën gri, do të mungojnë gjatë. Dukej sikur Petriti ecte bashkë me jetën e tij, atë jetë që e kishte lënduar dikur, shenjat e së cilës nuk mundi t’i linte dot pas. Pas viteve ‘90, Koçi Petriti iu përkushtua auditorëve, si profesor i letërsisë në Universitetin e Tiranës. Studimet e tij për Martin Camajn do ta ringjallnin atë jo vetëm për studentët e letërsisë, por edhe për lexuesin. Camaj tashmë nuk është i panjohur, falë përkushtimit të Petritit për të evidentuar vargjet e këtij poeti, i cili për gjysmë shekulli kishte qenë i përjashtuar nga poezia shqipe. Ndoshta te fati i Camajt, Petriti kishte parë një formë tjetër të fatit të tij, i cili u përjashtua nga botimi i poezive dhe pse ndodhej këtu. Poetit të “Lirikave të majit” (1962), përmbledhja poetike e cila do të ndryshonte përgjithmonë skenën poetike shqipe në vitet ‘60, do t’i jepet lamtumira sot, në prag të majit të vonë të jetës së tij. “Lirikat e majit” është një ndër botimet përfaqësuese të poezisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Për herë të parë një poet i ri sillte në vargje erosin. Në një shkrim kushtuar Koçi Petritit, poeti dhe studiuesi Sadik Bejko shkruan se “Kur donte të botonte ‘Lirikat e majit’, Koçi Petriti ishte djalosh 20-vjeçar, mësues fshati me shkollë të mesme. Drago Siliqi, drejtor i atëhershëm i ndërmarrjes botuese ‘Naim Frashëri’, pasi ia lexoi disa nga vjershat, prerë e shkurt i tha ‘Ky libër botohet’. Prej dorëshkrimit që kish paraqitur, redaksia i dërgoi me telegram në Korçë listën e vjershave që qenë zgjedhur për botim. Për çudi ishin hequr vjershat ‘tematike’ që u kërkoheshin të tjerëve. Pavarësisht nga dëshira e autorit për të shtuar edhe disa vjersha, libri u botua sipas listës së dërguar me telegram. Djaloshi dinte të bënte vjersha, por ai s’mund të dinte shumë për poetikat, për teorinë e realizmit socialist, për politikat e kohës mbi botimet dhe mbi atë se çfarë do të ishte e pranueshme apo e rekomanduar për t’u botuar e për t’u pëlqyer zyrtarisht”. “Lirikat e majit” do t’i sillnin fat Petritit. Lidhja do të ndërhynte te ministri i Arsimit, e mbasi nuk i dilte e drejta e studimit. Ja si e kujton ai në një intervistë botimin e këtij libri: “Tek ky libër kam motive që lidhen edhe drejtpërsëdrejti me dashurinë, ose aventura djaloshare të asaj kohe, për të cilat ndonjëherë tërhiqja vëmendjen e rrugicave të Korçës. Pse mos them se gjithë Korçës ndonjëherë. Për shembull, ndodhi të pëshpëriteshin edhe të tilla fraza: filani që është poet dhe i krahut tjetër të lumit, është ngatërruar me një të anës së këtejme të lumit, të lagjes së kaurëve. Ndërsa po t’i thosha ndonjë detaj një vajze të Veriut. zbriste në kryeqytet dhe më recitonte krejt përmendësh ‘Lirikat e majit’. Një e ardhur prej Jugut, shkruante letra nën pushtetin e këtyre lirikave”. Petriti do të mbaronte Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi më 1967, do të botonte ndërkohë dhe një tjetër libër me vjersha, do ta pranonin anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve (mars 1967), anëtar Kolegjiumi të revistës “Nëntori” (prill 1967), nga drejtori i shtëpisë botuese “Naim Frashëri” A. Kristo, i kërkohen njëqind vargje për t’u përfaqësuar në një antologji të poezisë shqipe… Ndërkohë dekani i Fakultetit të Letërsisë nuk kishte të njëjtin mendim për studentin e tyre. Për shkak të origjinës, në një shkresë zyrtare ata shkruajnë se “nuk duhet të punojë arsimtar”; i ati, përveç vëllait si i dënuar politik, në këtë shkresë shënohej “i dënuar një herë”, në një tjetër “i dënuar dy herë dhe drejtues i forcave të Ballit”. Kaq mjaftonte që poetit të ri t’i ndryshonte përgjithmonë jeta. I hiqet e drejta e botimit, dhe vitet e mëtejshme do t’i kalojë në qytetin e Librazhdit. Por pavarësisht këtij mënjanimi, Koçi Petriti vazhdoi të shkruante. “Lirikat e majit”, kjo përmbledhje poetike kaq e ndjerë, e kishin vendosur atë njëherë e përgjithmonë në skenën e letrave shqipe e s’mund ta hiqnin që andej as telegramet e as pusullat. Një libër i cili kishte dalë mbi kohën, mbi politikat, nga një i ri 20-vjeçar, i cili e shihte të bukurën te dashuria, dhe mendimet për të. Pas viteve ‘90, Koçi Petriti erdhi në Tiranë ku nisi të punonte fillimisht në ish-Lidhjen e Shkrimtarëve ku u zgjodh sekretar, e më pas dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Pavarësisht mënjanimit që iu bë nga politika, Koçi Petriti ishte nga ata poetë që i pranoi dhe “mëkatet” e kohës. “E kujt do t’i hynte në punë disidenca ime. Janë disa që mburren tani për disidencë. Po njihen mirë se ç’trima ishin atëherë. Të flasim hapur: në botën time filloi të vepronte mekanizmi i brendshëm modifikues. Me kalimin e viteve, bëhem poet i kultivuar. Nga poet i virgjër i lirikave, fillova të përpunohem, jo në kuptimin e shkollimit, po në atë të kërkesave të kohës. Po hyja në rrugën e mëkateve…”, shprehet ai në një intervistë. Në vitin 1974, ai shkroi dy poema “Firma e popullit tim” dhe “Ura e Bushtricës”. Kur diktatura ra, ai shprehej se nuk kishte mundur të mos e dëmtonte krijimtarinë e tij, por e inkurajonte ana filozofike e poemave. “Kjo ka qenë përpjekja ime e përhershme në krijimtari: Të kem aty një bërthamë organizuese filozofike, rreth së cilës të endet poema dhe të mbështillet si një ortek, pikërisht rreth atij “guri” të vogël, rreth asaj bërthame filozofike, strukturuar artistikisht…”, shprehet Petriti. Në vitin 2006, ai e përmblodhi krijimtarinë e tij në një libër, të quajtur “Poezi të zgjedhura”, me vargje që i kishin mbetur dhe nga “fletorja e viteve ‘60”. Koçi Petriti mbeti një poet thellësisht i ndjerë deri në vargun e fundit që shkroi.

Arshi Pipa
Në librin anglisht “Realizmi socialist shqiptar”, në kapitullin “Periudha pas Hoxhës (1985-1990), bën këtë vlerësim: “Mund të krijohet një ide e saktë për cilësinë e poezisë së realizmit socialist shqiptar duke lexuar seksionin e poezisë në të përmuajshmen ‘Nëntori’, e cila supozohet se përmban ajkën e prodhimit poetik. Duke shkruar këtë kapitull, rishikova gjithë numrat, përveç disave që më mungonin, botuar gjatë periudhës pas Hoxhës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë poezive nga ata poetë të rinj që kritika e realizmit socialist shqiptar i konsideron si më të mirët. Në qoftë se do të bëja një antologji të poezisë shqipe, që nga origjinat deri më sot, do të përfshija disa poezi nga dy, ose tre nga këta poetë të rinj. Një nga këta është Koçi Petriti. Verbi poetik i Petritit ka energji shprehëse, është i vrullshëm dhe në të njëjtën kohë, ka intensitet dhe është konciz, karakteristika këto të poezisë që do ti rezistojë kohës…”
Agim Vinca
Poezia e Koçi Petritit shquhet edhe për një figuracion të pasur e sugjestiv… Krahas hiperbolës…në sistemin figurativ të poezisë së tij hasen edhe krahasimi, epiteti, metafora, simboli, antiteza, personifikimi, etj., dhe sidomos figurat e ashtuquajtura të diksionin, që herë-herë krijohen me mjeshtëri të jashtëzakonshme.