100 njerëzit më me influencë në botë
Nancy Gibbs / Revista TIME Revista TIME ka bërë listën e sa me femrat dhe meshkujt më me influencë në botë për vitin 2014. Siç e kemi vënë r...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/100-njerezit-me-me-influence-ne-bote.html
Nancy Gibbs / Revista TIME
Revista TIME ka bërë listën e sa me femrat dhe meshkujt më me influencë në botë për vitin 2014. Siç e kemi vënë re këtë vit, pushteti mund të jetë i ashpër dhe i paepur, nga plaçkitja e Krimesë nga Putini e deri tek ekzekutimi i xhaxhait të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Këta njerëz janë në listë, por ata janë vetëm një pjesë e saj. Kjo listë na ka treguar se ndërsa pushteti është i sigurtë, ndikimi dhe influenca e tyre është aq delikat sa është vështirë ta përshkruash. Pushteti është një mjet, ndikimi është aftësi. E para është grusht, e dyta maja e gishtit. “Nuk mund të udhëheqësh duke i goditur njerëzit“- thoshte dikur Dwight Eisenhower (ish-president i SHBA-së). Lista e vitit 2014 përfshin një numër rekord femrash: plot 41. Përmban njerëz nga të 6 kontinentet, të moshës nga 16-78 vjeç. Në listë janë futur jo vetëm shpikësit, por edhe rishpikësit, njerëz që kanë fituar eksperiencë në një fushë, dhe përpiqen ta transplantojnë atë në një fushë tjetër. Manjati i Microsoft, Bill Gates (4 herë i nderuar nga lista e revista TIME) shkruan për përpjekjet e miliarderit nigerian Aliko Dangote në luftën kundër poliomelitit në Afrikë. Harvey Weistein shkruan për ndikimin e aktorit Robert Redford në brezin e regjizorëve të Festivalit të Filmit “Sundance”. Në gjykatë, Jason Collins nuk shkëlqeu në fushën e basketbollit, por ai ka zënë vend në histori si mbrojtës i drejtave njerëzore, si sportisti i parë homoseksual i vetë-deklaruar. Pra në listë, profilet dhe vlerësimet e bëra, janë të shkruar nga miq, admirues dhe mentorë. Lexuesit mund ta vendosin vetë nëse Edward Snowden është një hero apo tradhtar, nëse Presidenti iranian, Hassan Rouhani është një forcë e ndryshimit apo një kërcënim i paqes..etj. Por gjithashtu është e vështirë ta mohosh ndikimin që ata kanë në botë. /Përgatiti: Endri Farka
******* *******
Beyonce
“Ajo është shefja”
Nga Sheryl Sandberg
Beyonce nuk ulet thjesht në tavolinë, ajo ndërton një më të mirë. Sot, ajo ulet në krye të tavolinës së Parkëëod Entartainment. Në dhjetor, Beyonce surprizoi botën kur lançoi albumin e saj të ri të kompletuar me videoklipe dhe njoftoi për këtë gjë në Facebook dhe Instagram. Beyonce thyu rregullat e industrisë së muzikës dhe të gjitha rekordet e shitjeve. Një këngë e saj përfshin fjalët e novelistes Chimamanda Ngozi Adichie: “I themi vajzave të kenë ambicie, por jo pa kufij”. Beyonce ka insistuar që të jenë femrat ato që duhet të drejtojnë botën. Ajo ka ngritur zërin si në skenë ashtu dhe jashtë saj, për pavarësinë e femrave. Sekreti i Beyonce-s është – shumë punë, ndershmëri dhe origjinalitet.
******* *******
Vladimir Putin
“Lideri rus që testoi Perëndimin”
Nga Madeleine Albright
Në 2008-n, kam shkruar se Putin do të mbetet një ngacmues i NATO-s, një objekt ndarjeje brenda Europës dhe një arsye më shumë për Perëndimin për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse. Isha gabuar, është akoma më keq. Përmes veprimeve të tij ilegale në Ukrainë, Putin na rikujtoi se liderët e vendeve të mëdha janë akoma më të rrezikshëm kur zbatojnë dëshirat e tyre. Instinkti ultra-nacionalist i Putinit ka ngritur numrat e tij të sondazhit, por rritja e ndikimit të tij do të jetë e përkohshme. Rusia ka fituar territor, por ka humbur besueshmërinë. Putin i hapi vetes një sërë problemesh në lidhjet ndërkombëtare. Ai tradhtoi burimin më të mirë të Rusisë – popullin – që shumë shpejt do të kuptojë që ëndrra e tij nuk është asgjë më tepër se sa një fantazi e mbështjellë nga gënjeshtrat. Për disa, Putini e fitoi Krimenë. Por historia është e mbushur me agresorë që kanë triumfuar për momentin. Më pas kanë dështuar.
*Madeleine Albright – sekretarja e 64 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
******* *******
Angela Merkel
Transformuesja e Gjermanisë
Nga Jurgen Klinsmann
“Për mua, asgjë nuk e mishëron udhëheqjen e Angela Merkelit më shumë se sa roli i saj në Botërorin e vitit 2006. Si vend mikpritës, ne gjermanët ishim të shqetësuar për mënyrën se si do të shkonte gjithçka – hija e errët e historisë ishte akoma mbi ne. Ne kishim mbledhur një skuadër të re, të uritur dhe të vendosur. Një skuadër që historikisht ka qenë e disiplinuar, e organizuar dhe fizike – që i shkon përshtat imazhit të kulturës sonë – u bë një skuadër e lirë, kreative dhe energjike. Kritikat ishin të ashpra. Por ajo (Angela) ishte mbështetëse, dhe gjermanët e përqafuan këtë ide. Ne si kombëtare po tregonim krenarinë tonë, të fshehur dhe të pandjerë për breza me rradhë. Pas triumfit të 2006-s erdhi viti 2007 dhe kriza financiare. Edhe një herë asaj iu desh të bindte gjermanët skeptikë, që ishte nevoja për ndryshim në mënyrë që të shpëtohej ekonomia europiane. Cilësia e udhëheqjes së saj – e matur dhe e këndshëm – ndihmoi në kthimin e Gjermanisë në një vend të respektueshëm si në fushën e lojës ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.
*Klinsmann – trajneri i skuadrës së futbollit të SHBA-së.
******* *******
Barack Obama
Nga Joe Klein
“Thashethemet për ‘vdekjen’ time politike mund të jetë disi të ekzagjeruara”, tha Barak Obama në prill të 2013-s në një konferencë për shtyp, në pragun e 100 ditëve të mandatit të tij të dytë. Qysh atëherë gjërat kanë shkuar keq e më keq. Presidenti ka kaluar një vit të vështirë. Politikat e tij kanë qenë solide, veçanërisht jashtë vendit. Vendimi i tij për të mos ndërhyrë akoma në një tjetër luftë të Lindjes së Mesme –në Siri – ishte e matur, por pa tratativa të tipit “Assadi duhet të largohet”. Kjo e shtyu Putinin dhe shumë të tjerë të vënë në dyshim forcën e Obamës. Në shtëpi, trashigimia e tij do të vare nga suksesi i Obamacare. Por ai gjithashtu ka të drejtë. Deri tani kemi parë vetëm 66% të presidencës së Obamës. Ai ka ende shumë kohë për të rikuperuar situatën.
*Klein – kolumnist politik i revistës TIME
******* *******
Robert (Bob) Redford
Nga Harvey Weinstein)
Redford krijoi një utopi në mes të Utah (qytet në Amerikë) për producentët e suksesshëm për të bashkëvepruar me producentët e rinj. Kjo çoi në lindjen e festivalit dhe laboratorit Sundance. Në këtë festival, përveç Bob Redford, morën pjesë edhe Steven Soderbergh, Quentin Tarantino, Kevin Smith, David O. Rusell. Në filmin e tij të fundit “All is lost”, Bob Redford tregoi jo vetëm që është simbol i shkathtësisë por atë që ai përfaqëson si njeri: i sertë dhe i pathyeshëm. Ai është i vetmi person në film, dhe nëse ju mendoni se kjo është e lehtë, keni nevojë për një psikiatër. Bobi ka vetëm një problem: Gjatë këtyre 20 viteve, ne kemi dalë shpesh për drekë. Bobi gjithmonë largohet pa paguar faturën. Kur një herë e ftova për drekë ai më tha: “Zgjidh një vend dhe një verë të shtrenjtë dhe do të vij”. Ne darkuam për një kohë të gjatë, pimë verë të shtrenjtë dhe i treguam njëri-tjetrit histori të bukura. Bob kontrolloi xhaketën dhe pantallonat dhe tha se kishte harruar portofolin. Ishte një performancë shumë e bukur e luajtur nga ai, që më bëri të qesh me të madhe. Nëse jeni aq me fat sa të arrini një takim me Bob Redford, bëhuni gati për një bisedë brilante e të shkëlqyer për film-bërjen nga pikëpamja e një aktori, regjisori e producenti legjendar. Mos harroni edhe të paguani faturën.
******* *******
Cristiano Ronaldo
Njeriu që po lartëson Portugalinë
Nga Pele
Cristiano Ronaldo është një nga atletët më influentë në botën e sportit sot. E respektoj shumë shpirtin e tij konkurrues në fushë, dhe përbën surprizë fakti që aktualisht ai konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë. Pata mundësinë ta ndaja me të gëzimin e fitores së Topit të Artë në ceremoninë e FIFA-s të zhvilluar në Zvicër. Cristiano nuk ngurron kurrë së dhëni më të mirën për kombëtaren e tij. Ai më kujton pak mikun tim të vjetër dhe legjendën e futbollit portugez, Eusebio. Ata kanë të njëjtën elegancë dhe kreativitet. Do të më pëlqente të kisha një shok skuadre si Cristiano me të cilin mund të luaja. Do të më pëlqente ta inkurajoja atë për të vazhduar dhe rritur pasionin e tij për futbollin. Sepse ai është një shembull për të rinjtë që pretendojnë të bëhen futbollistë. I uroj më të mirat atij në Kupën e Botës në Brazil. Por nëse Portugalia shkon në finale me Brazilin, më vjen keq Ronaldo por dua që të fitojë Brazili.
*Pele – fituesi i tre Kupave të Botës me Brazilin.
******* *******
Papa Françesku
Një lider moral në fjalë dhe vepra
Nga Barack Obama
“Një lider moral në fjalë dhe vepra. I rrallë është ai lider që na shtyn ne të bëhemi njerëz më të mirë. Papa Françesku e bën këtë gjë më së miri. Shenjtëria e tij na ka përçuar mesazhin e përfshirjes, veçanërisht për të varfërit, të marxhinalizuarit dhe të dëbuarit. Por nga ana tjetër kanë qenë edhe veprat e tij, gjestet e thjeshta por shumë të thella – përqafimi i të sëmurëve, shërbimi i të pastrehëve, larja e këmbëve të të burgosurve – që na kanë inspiruar të gjithëve. Shembulli i tij na shtyn të lëmë për një moment obligimet e punëve tona dhe të japim kontributin tonë për të varfërit, për të reduktuar pabarazinë, promovimin e paqes, ushqyerjen e të uriturve, strehimin e të pastrehëve dhe të krijojmë mundësi për këdo. Mesazhi i tij për dashuri dhe përfshirje na kujton prezencën e Jezusit.
******* *******
Miley Cyrus
Provokatorja e Popit
Nga Dolly Parton
“Nëse nuk do e dija se sa e zgjuar dhe e talentuar është Miley, atëherë do të shqetësohesha për të. Por e kam parë tek rritet kështu që nuk kam përse të shqetësohem. Ajo e di shumë mirë se çfarë bën. Ajo ndihet shumë krenare për punën që ka bërë si Hannah Montana, por njerëzit do ta linin aty përgjithmonë. Kjo ishte ajo që nuk i pëlqente Miley-t, të kujtohej gjithnjë si Hannah Montana. Prandaj e ndjente se duhet të bënte diçka komplet ndryshe. Dhe ajo e bëri këtë gjë. La shenjën e saj. “Wrecking Ball” është një këngë fantastike. I gjithë albumi është fantastik. Tani shpresoj që ajo të mund të relaksohet dhe t’i tregojë njerëzve se sa e talentuar është me të vërtetë. Kjo vajzë mund të shkruajë, kjo vajzë mund të këndojë, kjo vajzë është e zgjuar. Nuk ka arsye pse të bëhet kaq drastike. Por unë do t’i respektoj zgjedhjet e saj.
*Dolly Parton – kumbara e Miley-t.
******* *******
Edward Snowden
Renegati në ekzil
Nga Daniel Domscheit-Berg
Historia e Edward Snowden është një histori zgjedhjeje. Për të thuhet se është një gjeni kompjuterësh, por ai vendosi që këtë gjenialitet ta përdorë për të bërë gjënë e duhur dhe jo për t’u vetë-pasuruar. Ai vendosi të bëjë atë që është e duhur, në vend të asaj që është e ligjshme. Duke treguar një përgjegjësi të madhe, ai ekspozoi një sistem global survejimi dimensionet e të cilit janë të padepërtueshme. Ky sistem kërcënon lirinë individuale të kujtdo në të gjithë botën. Gjithashtu kërcënon themelet mbi të cilat është ndërtuar demokracia. Ai e bën këtë duke përdorur mjetet e komunikimit. Snoëden na ka paraqitur një dritare informuese me këtë sistem. Përgjegjësia jonë është të jemi të sigurtë që nuk do të jemi ne zgjedhja e tij e rradhës. Ne nuk duhet të shpenzojmë kohë –për të mirën e tij, të mirën tonë dhe për të mirën e fëmijëve tanë. E ardhmja jonë ndodhet në rrezik
*Domscheit-Berg, ish-zëdhënës i WikiLeaks
*****
Hillary Clinton
Simboli i grave lidere
Nga Malala Yousafzai
“Hillary Clinton është simbol i forcës së grave në mbarë botën. Ishte ajo që aq bukur tha: “Të drejtat e grave hyjnë tek të drejtat e njeriut”. Këto nuk ishin vetëm fjalë, por ajo ja dedikoi jetën fuqizimit të figurës së gruas në mbarë botën përmes politikave dhe filantropisë. Ajo ka qenë një burim energjie për shumë lidere femra, përfshi mua, familjen time dhe ata që më qëndruan afër pasi më sulmuan. “Vazhdo misionin tënd, bëhu e fortë, ne jemi me ty”, këto ishin fjalët që Hillary më tha gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve të iniciativës. Jeta dhe udhëheqja e saj i tregon grave se çfarë ato mund të arrijnë nëse besojnë në forcën e tyre dhe nëse ne ngacmojmë kreativitetin tonë të brendshëm, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Një botë me më shumë udhëheqëse femra do të jetë një botë më e mirë, dhe Hillary po bën gjithçka që kjo ditë të arrihet.
*Malala Yousafzai – aktiviste pakistaneze për të drejtat e grave
****
Lista
TITANËT
1. Beyoncé
2. Pony Ma
3. Janet Yellen
4. Tony Fadell
5. Sheika al-Mayassa bint Hamad bin Khalifa al-Thani
6. Pharrell Williams
7. Evan Spiegel and Bobby Murphy
8. Jeff Bezos
9. Aliko Dangote
10. Serena Williams
11. Ertharin Cousin
12. David Koch and Charles Koch
13. Hillary Clinton
PIONERËT
1. Jason Collins
2. Natalie Massenet
3. Mary Jo White
4. Tom Steyer
5. Jack Ma
6. Richard Sherman
7. Alfonso Cuarón
8. Megan Ellison
9. Robert Lanza
10. Megyn Kelly
11. Arvind Kejriwal
12. Sister Rosemary Nyirumbe
13. John Kovac
14. Travis Kalanick
15. Jenji Kohan
16. Lydia Ko
17. Anat Admati
18. Obadah al-Kaddri
19. David Sinclair
20. Kathryn Sullivan
21. José Mujica
22. Edward Snowden
23. Major Gjeneral Herbert Raymond McMaster
24. Imam Omar Kobine Layama
25. Arkbishop Dieudonné Nzapalainga
26. Nicolas Guérékoyame-Gbangou
27. Hosain Rahman
28. Arunachalam Muruganantham
29.Katharine Hayhoe
ARTISTËT
1. Benedict Cumberbatch
2. Seth Meyers
3. Robert Lopez dhe Kristen Anderson-Lopez
4. Kerry Washington
5. Binyavanga Wainaina
6. Amy Adams
7. John Green
8. Steve McQueen
9. Keegan-Michael Key dhe Jordan Peele
10. Diane Paulus
11. Robin Wright
12. Matthew McConaughey
13. Miley Cyrus
14. Yao Chen
15. Barbara Brown Taylor
LIDERET
1. Mary Barra
2. John Kerry
3. Vladimir Putin
4. Ngozi Okonjo-Iweala
5. Hassan Rouhani
6. Scott Walker
7. Ory Okolloh
8. Shinzo Abe
9. Abdul Fattah al-Sisi
10. Xi Jinping
11. Barack Obama
12. Withelma “T” Ortiz Walker Pettigrew
13. Narendra Modi
14. Eric Holder
15. Michelle Bachelet
16. Andrew Haldane
17. Angela Merkel
18. Jerry Brown
19. Thuli Madonsela
20. Rand Paul
21. Kirsten Gillibrand
22. Nicolás Maduro
23. Abdullah Gul
24. Kim Jong Un
25. Abu Du’a
IKONAT
1. Robert Redford
2. Erwiana Sulistyaningsih
3. Papa Francesco
4. Malala Yousafzai
5. Donna Tartt
6. Arundhati Roy
7. Christy Turlington Burns
8. Carrie Underwood
9. Phoebe Philo
10. Charlie Rose
11. Alice Waters
12. Marina Abramovic
13. Cristiano Ronaldo
14. Carl Icahn