10 incidentet që kanë njollosur Botërorin

Boterori eshte venimenti me i madh futbollisitk dhe sportiv njekohesisht. Kjo per shkak te dhuntise dhe forces qe ka ky kompeticion te njere...


Boterori eshte venimenti me i madh futbollisitk dhe sportiv njekohesisht. Kjo per shkak te dhuntise dhe forces qe ka ky kompeticion te njerezit. Popuj nga e gjithe bota, me synimin per te dale me te miret. Nje detyre jo e lehte qe mban shume presion brenda. Por pertej bukurise, turneu ka edhe gafa dhe incidente. Jo te kendshme, por qe nuk mund te lihen pa u komentuar. Te pakten per 8 vite nuk eshte harruar dhe te gjithe e mbajne mend. Behet fjale per goditjen me koke te Zinedin Zidanit kunder mbrojtesit te Italise, Marko Materaci. Pas nje provokimi te ketij te fundit, francezin, nje nga lojtaret me te mire te historise, nuk e mbajten me nervat dhe e goditi me koke kundërshtarin. Kjo beri qe Zidan te merrte kartonin e kuq, duke lene skuadren me dhjete vete. Por ky nuk eshte rasti i vetem dhe nje shembull me i fresket eshte shembulli Anelka, i cili eshte perjashtuar nga kombetarja pas nje konflikti me trajnerin Raimond Domenek. Sulmuesi kishte perdorur nje fjalor mjaft te rende dhe shume fyes ndaj teknikut. Kjo beri qe Federata Franceze e Futbollit te reagonte. Por gjithsesi, keto lloj historish nuk perfundojne vetem me keto dy raste. Nje tjeter rast eshte gishti i mesit i lojtarit te kombetares gjermane Stefan Efenberg, i cili ua drejton tifozeve gjermane ne Boterorin e vitit 1994. Nje personazh tjeter eshte edhe peshtyma e holandezit Frenk Rajkard mbi Rudi Felerin e Gjermanise ne vitin 1990. Por nuk mund te mungoje edhe goli me dore i Maradones ne çerekfinalen e 1986-es kunder Anglise, por edhe largimi i tij ne 1994 per perdorim lendesh narkotike. Ne 1982, portieri gjerman, Shumaker, shmang topin, duke goditur drejtperdrejt kundershtarin. Por nuk perjashtohet edhe goli i Anglise ne vitin 1966, i cili nuk ishte i rregullt. Me poshte jane edhe 10 incidentet sipas “Bild”.

Finalja e Kampionatit Boteror 2006
Nje lojtar i madh si Zinedin Zidan godet me koke mbrojtesin e Italise, Marko Materacin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar ate nga familja. Kjo ishte ndeshja e fundit per francezin me kombetaren, pasi ai do te ndeshkohej me karton te kuq dhe do te jepte doreheqjen nga skuadra perfaqesuese. Edhe sot e kesaj dite “Zizu” nuk deshiron qe ta fale italianin “Matrix”.

Kampionati Boteror 1994, gishti i Efes
Stefan Efenberg ofendon tifozet e Gjermanise, teksa u tregon gishtin e mesin, ne kohen kur trajneri e zevendeson ne ndeshjen kunder Korese se Jugut. Ne lidhje me kete ai eshte shprehur: “Une nuk e vleresoj ate gjest. Gjithsesi nuk jam penduar, por kur kthej koken dhe shikoj prapa, thjesht me vjen keq, ishte temperatura 50 grade”, – kishte thene ai.

Raundi i 1/8 ne Kampionatin Boteror 1990
Mbrojtesi holandez, Frank Rajkard, peshtyn futbollistin e Gjermanise, Rudi Feler, pasi ky i fundit kishte shkaktuar nje nderhyrje te rende ndaj tij. Nderkohe qe te dy u ndeshkuan me karton te kuq dhe u larguan nga fusha. Por edhe gjate rruges qe po linin fushen, holandezi e peshtyn perseri gjermanin. Me pas Rajkardin e kane thirrur me pseudonimin “The Llama”.

Kampionati Boteror 1986, “Dora e Zotit”
Ky ka qene nje nga mashtrimet me te medha ne nje Kampionat Boteror, ku Diego Armando Maradona do te shenonte nje gol me dore kunder Anglise dhe kualifikimi ndaj ishulloreve do t’i çonte ata deri ne finale dhe do te ngrinin lart trofeun. Me pas argjentinasi do te deklaronte: “Nuk ishte dora ime ose ishte dora ime, por nga ana e Perendise”.

Shumaker, Kampionati Boteror 1982
Portieri i Gjermanise Harald “Toni” Shumaker konsiderohet si nje nga portieret me brutale ne historine e futbollit. Shembulli per te eshte kur ne gjysmefinalen e Kampionatit Boteror te `82-shit, ai i shmanget topit, duke u perplasur me dashje me lojtarin francez Patrik Batiston. Kjo perplasje i kushtoi francezit thyerjen e dy dhembeve dhe pesoi disa fraktura te renda vertebrore, nderkohe qe per portierin nuk u mor asnje mase ndeshkimore.

Kampionati Boteror 1982, “turpi i Gijonit”
Ne ndeshjet ne grup te ketij Boterori, Horst Hrubesh shenon vetem nje gol kunder skuadres se Austrise. Te dyja ekipet e dinin qe nje rezultat i tille do t’i kualifikonte te dyja skuadrat, por kjo do te binte ne kurriz te Algjerise. Dhe, ne fakt, keshtu perfundoi ndeshja, ku si Gjermania edhe Austria per 80 minuta nuk iu afruan me portes, pasi goli ishte shenuar qe ne minuten e 10-te.

Goli i Harstit, Kampionati Boteror 1966
Nderkohe, nje nga finalet me te diskutuara eshte edhe ajo e vitit 1966, kur Anglia mposhti Gjermanine Perendimore. Por rezultati ishte i kontestueshem, Xhef Harst do te gjuante ne porte, por topi do te perplasej ne traversen e portes dhe do te perplasej ne toke, por faktikisht siç e pranon edhe vete Harst, topi nuk e kishte kaluar vijen fatale, por arbitri do ta konsideronte te rregullt. Megjithese Harst do te shenonte edhe dy gola te tjere, ky do te ishte vendimtari, pasi arriti barazimin.

Kampionati Boteror 1994, ndalohet Maradona
Ky mund te konsiderohet si viti me i veshtire per Diego Armando Maradonen, periudhe e cila i ndryshoi edhe jeten, pasi ne kete Kampionat Boteror, atij iu be nje test per perdorim te lendeve narkotike dhe rezultoi pozitiv, duke u perjashtuar. Por kjo do te ishte edhe goditja me e rende per karrieren e tij, pasi nuk do te rikthehej kurre me ne nivelin qe te gjithe njihnin.

Kampionati Boteror 1934, perjashtohet nga portokalli
Me perpara kane ndodhur edhe gjera mjaft te çuditshme, saqe sot nuk mund ta mendosh, se do te largojne nga ekipi nese do të hash nje kokerr portokall. Kjo i ka ndodhur Gjermanise ne vitin 1934, kur trajneri i tyre Oto Nerz perjashtoi nga skuadra mbrojtesin Sigmund Haringer, duke e derguar ne shtepi, perpara ndeshjes per vendin e trete kunder Austrise, pasi hengri nje portokall. Por kjo ne ate kohe ishte e ndaluar dhe lojtaret lejoheshin te pinin vetem qumesht.

Kampionati Boteror 2010, Anelka i “tregon vendin” trajnerit
Sulmuesi francez Nikolas Anelka i “tregon vendin” trajnerit te tij, Raimond Domenek, ne perfundim te pjeses se pare ne ndeshjen ndaj Meksikes. Anelka perdor nje fjalor banal kunder teknikut te tij teksa i thote: “Ik q*** me veten. Bir i nje prostitute te qelbur”. Por pas daljes ne publik te ketyre fjaleve, eshte marre masa e ndeshkimit, duke e nisur perpara kohe per ne France sulmuesin, edhe pse skuadra do ta ndiqte nga pas, pasi u eliminua.


De Jong, kung-fu ndaj Ksavi Alonsos
Një ndër ndërhyrjet më të rënda ishte ajo e De Jongut kundër Ksavi Alonsos. Një ndërhyrje që është komentuar shumë jo vetëm në ndeshje, por edhe pas saj, duke u cilësuar si jobrutale. Faulli i rëndë i holandezit ndodhi gjatë finales së Botërorit në vitin 2010. Gjatë një aksioni në mesin e fushës, mesfushori holandez, për të kapur topin që nuk ishte në një lartësi të madhe, ngre këmbën dhe godet në gjoksin e Ksavi Alonsos që po kërkonte gjithashtu të zotëronte topin. Një ndërhyrje nga ato tipiket që kryhet vetëm në “wrestling”. Goditja e përplasi në tokë spanjollin që përveç goditjes pëson dhe një tronditje në rënie duke dale jashtë fushave. Fatmirësisht, lojtari i Realit të Madridit u rikthye dhe Spanja fitoi Kupën e Botës. Një ndërhyrje brutale, por që fitorja në fund i shëroi të gjitha.


Goli magjik i Maradonës
Një ndeshje që Argjentina e fitoi 2-1, ku të dy golat u shënuan nga Maradona. Në minutën e 51-të, ku rezultati ishte ende 1-1, Maradona i pason një top të gjatë Horge Valdanos. Anglezi Stiv Hodxh nuk arriti të ndalonte Valdanon dhe mundi vetëm të çonte topin lart në ajër në zemrën e zonës angleze të penalltisë. Kjo bëri të mundur një sfidë ajrore midis portierit Piter Shilton të anglezëve dhe Diego Maradonës të argjentinasve. Topin e kapi Shelton? Jo, sepse Maradona e mundi Sheltonin, duke goditur me dorë topin në rrjetë e kështu duke shënuar golin e epërsisë. Sigurisht tërë ekipi anglez pati ankesa, por duke qenë se arbitri nuk e kishte parë zhytjen me dorë, goli qëndroi në fuqi. Sigurisht njerëzit ne Angli kanë qenë dhe janë shumë të mërzitur për këtë gol.

Related

Sport 390842619830529684

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item