E çuditshme, Turkmenistani ka Ministri të Kuajve

Në Turkmenistan, në vendin e vetëm në botë që zyrtarisht ka Ministrinë e Kuajve, u mbajt Festa e Kalit gjatë të cilit janë shënuar manifesti...


Në Turkmenistan, në vendin e vetëm në botë që zyrtarisht ka Ministrinë e Kuajve, u mbajt Festa e Kalit gjatë të cilit janë shënuar manifestime në tërë vendin.
Në ceremoninë kryesore në Ashgabat morën pjesë zyrtarë të lartë të vendit, ndërsa presidenti Gurbanguli Berdimuhamedow demonstroi aftësitë e tij të kalërimit. Natyrisht, në këtë vend të çudive dhe ashiqare diktatorial, ai zuri vendin e parë, ndërsa të gjithë duhej të dëshmonin me duartrokitje “mahnitjen” e tyre.
Në ceremoni u organizua edhe gara e “Miss” kalit, ku u zgjodh kali më i bukur në vend. Atë çmimi e fitoi kali Korkmaz, ndërsa pronari i tij ka marrë për shpërblim një veturë luksoze .
Po ashtu, në të njëjtin konkurs është zgjedhur monumenti më i bukur me figurën e një kali dhe çilimi më i bukur me figurat e kalit, raporton Anadolu Agency, transmeton Telegrafi.
Telegrafi ka shkruar më herët se dentisti Gurbanguli Berdimuhamedow, njëjtë si paraardhësi i tij Saparmurat Niyazov, ka ndërtuar një tjetër kult të çuditshëm të personalitetit. P.sh. ia vuri vetes titullin e nderuar Arkadag, që do të thotë “Patron”. Fiksim i tij janë kuajt Akhal-Teke, që është kafsha kombëtare dhe emblema e Turkmenistanit. Ky budalla librin e tij “Fluturimi i kalit qiellor” e fillon madje me këto fjalë: “Nuk do të të quaj kalë, por do të të quaj vëlla, sepse je më i dashur se vëllai”.
Çudia më e madhe këtë herë është se në manifestimin e sivjetshëm kanë marrë pjesë mysafirë nga 41 shtete të botës. /Telegrafi/

Related

Kuriozitete 8190618437416387815

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item