Roboti i cili lexon librat për ju

Makina që lexon libra ka qenë ëndrra e të gjithëve ne. Tashmë kjo ëndërr është bërë realitet, e për ta realizuar atë mjafton vetëm një Lego,...


Makina që lexon libra ka qenë ëndrra e të gjithëve ne. Tashmë kjo ëndërr është bërë realitet, e për ta realizuar atë mjafton vetëm një Lego, një kompjuter Raspberry Pi dhe një kamera. Shpikja më e re e cila quhet BrickPi Bookreader, është në gjendje të shfletojë dhe të lexojë me zë të lartë pjesën e një libri, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e një njeriu.
BrickPi Bookreader mbështetet tek kompjuteri Raspberry Pi, i cili përdoret për të kthyer faqet. Sipër është një krah ku është vendosur një kamera e cila i bën foto tekstit, poshtë është një gominë e cila lëvizë në dy drejtime në mënyrë që të shfletojë faqet e librit.
Falë një softueri dhe një altoparlanti pajisja është në gjendje të lexojë librin me zë të lartë ndërkohë që një lidhje me valë dërgon fotot e grumbulluara direkt nga Google Docs, aplikacioni i Big G për të ruajtur, lexuar dhe shpërndarë dokumentet në internet.
Modeli i shfaqur në figurë është projektuar për të funksionuar me të gjithë tabletët Android dhe iPad mini, pajisje të të gjitha përmasave.
E bukura e kësaj pajisje është se të gjithë mund ta krijojnë një të tillë. Krijuesit e saj kanë bërë të mundur që të gjithë të shohin në internet projektin dhe programin, bashkë me një udhëzues që tregon se si funksionon kjo pajisje.
Pjesët që duhen për krijimin e kësaj pajisje mund t’i gjeni në internet dhe kushtojnë gjithsej 250 euro. Jo keq për dikë që dëshiron të ketë në shtëpinë e tij një robot i cili lexon gjithçka që ai dëshiron.

Related

Kultura 7217296419077422733

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item