TEST: Je një grua e organizuar?

Çfarë natyre je në punë? Një tip i organizuar, që i merr gjërat shtruar apo tërësisht menefregiste. Le ta zbulojmë këtë përmes këtij testi t...

Çfarë natyre je në punë? Një tip i organizuar, që i merr gjërat shtruar apo tërësisht menefregiste. Le ta zbulojmë këtë përmes këtij testi të thjeshtë dhe mjaft interesant.



1- Duhet të marrësh tët bir në shkollë, por shefi yt papritur të jep një detyrë shtesë. 
A - Të kap paniku. Nuk di çfarë të bësh. Nuk e bën detyrën shtesë.
B – E kishe parashikuar këtë keqkuptim. Merr komshien tënde dhe i kërkon të marrë djalin tënd në shkollë.
C – Telefonon nënën tënde, motrën, ose bashkëshortin tënd, ata duhet të të ndihmojnë me doemos.

2 - Sapo je kthyer nga pushimet dhe mbi tavolinën tënde të presin një tufë letrash dhe dokumentesh. 
A – Psherëtin dhe nis e i shfleton njëra pas tjetrës.
B – Vrapon për tek shefi; nuk ia del dot vetëm me këtë mall përpara.
C – Klasifikon dokumentet sipas rëndësisë.

3 - Duhet t’i bësh një bilanc të gjithë punës 
A – E ndien veten të lodhur dhe të pamundur për të organizuar gjithçka.
B – Mendon për të gjitha detajet, në mënyrë që t’i organizosh gjërat sa më mirë.
C – I lë për momentin e fundit.

4 – Po ëndërron pushimet e tua të ardhshme

A - Shfleton të gjitha revistat dhe ëndërron përpara katalogut me sy hapur.
B – Prenoton gjashtë muaj para, për të qenë e sigurt se do të gjesh vend.
C – Vendos gjithmonë në momentet e fundit. 


5 - Këtë mbrëmje prindërit e tët shoqi vijnë për darkë. 
A – Nuk je gati dhe madje as darka nuk është gati. Porosit në një restorant të të sjellin darkën në shtëpi.
B – Je në kuzhinë dhe vrapon për të qenë gjithçka gati.
C – Nuk shqetësohesh, pasi e ke përgatitur darkën një natë më parë.





PERGJIGJET
Më shumë A Je një grua e organizuar, por me fantazi
Nuk je e përkryer, por di t’i marrësh në dorë situatat që të paraqiten me një spontanitet të gjallë. Kjo të kërkon mjaft energji, por ia arrin mjaft mirë. Ndonjëherë duhet të ndalosh dhe të mendohesh. Kështu që nuk ke përse të harxhosh energji kot.

Më shumë B
Je një grua komplet menefregiste
Nuk shqetësohesh shumë, pasi realisht shumë çështje nuk të interesojnë. Përpiqesh të jetosh në mënyrën tënde dhe nuk të intereson nëse kjo gjë nuk u shkon për shtat disa personave. Nëse ty të shkojnë gjërat mirë, nuk ka problem. Në rastin e kundërt, të ndihesh e varur nga telefoni, vrapimet për punë dhe takime, këto nuk bëjnë aspak për ty.

Më shumë C
Je një femër super e organizuar Je kaq e ndjeshme dhe njëherazi e përkryer. Je një profesioniste e organizimeve, je një perlë e rrallë në punën tënde, por kujdes nga dhimbja e kokës dhe nga të papriturat që mund të të dalin gjatë rrugës. Herë pas here përpiqu të jesh pak më e ndjeshme me veten tënde. 

Related

Test 9102380394915009032

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item