Si ta reklamoni veten
Një kërkim i sukseshëm pune ka nevojë për një fushatë marketingu cilësore kur bëhet fjalë për një produkt të rëndësishëm: siç jeni ju! Edhe ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/si-ta-reklamoni-veten.html
Një kërkim i sukseshëm pune ka nevojë për një fushatë marketingu cilësore kur bëhet fjalë për një produkt të rëndësishëm: siç jeni ju! Edhe pse ju e njihni veten më mirë se askush tjetër,
jo të gjithë e kanë të lehtë të shprehen dhe të flasin për veten e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për prezantim CV apo për letër motivimi, në mënyrë të tillë që të provoni që ju i keni aftësitë, eksperiencën dhe personalitetin e duhur për të qënë të suksesshëm në një punë të re.
Për t’ju ardhur në ndihmë më poshtë mund të lexoni disa këshilla nga kandidatë dhe ekspertë marketingu.
Shiteni produktin
Është e vështirë për ta reklamuar veten … Pothuajse gjatë gjithë jetës ne na kanë këshilluar që të mos atë mburremi dhe kurrë s’duhet të na marrë koka erë. Mendoni për veten si për një produkt dhe mbusheni CV dhe letrën e motivimit me cilësi dhe karakteristika në mënyrë të tillë që një punëdhënës t’ju “blinte”.
Mos u tregoni të turpshëm
Amerikanët nuk janë aspak të turpshëm kur flasin për veten, por e kundërta ndodh me anglezët. Nëse edhe ju keni një problem të tillë, atëherë flisni për veten tuaj në vetë të tretë, sikur po prezantoni ndonjë të njohurin tuaj. Ndonjë mik i juaji mund të shkruajë disa prej karakteristikave dhe cilësive tuaja më të mira dhe ju thjesht t’i recitoni ato.
Zgjidhni audiencën
Ndërtoni një listë më punëdhënës që do të ishin të interesuar për t’ju rekrutuar. Mos hezitoni që të kontaktoni me institucione specifike, sepse ato mund të kenë më shumë informacione mbi punëdhënësit dhe mund t’ju vinin më shumë në ndihmë sesa Burimet Njerëzore./Revista Ekonomike