Kuriozitete: 10 fakte interesante rreth shtetit të Rusisë

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim drejt Rusisë, njihuni me elementet më karakteristike të shtetit të madh dhe me shumë ndikim në kulturën bo...


Nëse do të ndërmerrni një udhëtim drejt Rusisë, njihuni me elementet më karakteristike të shtetit të madh dhe me shumë ndikim në kulturën botërore
1. Kultura
Kultura ruse është një nga më të pasurat dhe me më shumë ndikim në botë. Në Rusi ekzistojnë 160 grupe etnike që flasin rreth 100 gjuhë të ndryshme. Popullsia më e madhe flet rusisht. Gjuha e dytë më e rëndësishme është tetrian, që flitet nga 5 për qind e popullsisë. Letërsia e çmuar ruse e arriti kulmin e saj në shekullin e 19, kur autorë si Tolstoi, Dostojevski, Pushkini dhe Turgenievi shkruan disa nga librat më influencues në botë. Muzika, baleti, piktura dhe kinemaja janë lëvruar gjithashtu nga artistë të mëdhenj rusë.
2. Arkitektura
Fillimi i arkitekturës ruse ishin strukturat mbresëlënëse prej druri të ndërtuara në epokën sllave. Pas saj erdhi ndikimi i fuqishëm bizantin. Strukturat më të bukura prej guri ishin në Kremlin dhe kishat si ajo e Shën Bazilit, në Sheshin e Kuq në Moskë e ndërtuar në shekullin e 17.
3. Ushqimi
Klima e ftohtë ka pasur shumë ndikim në kuzhinën ruse. Supat janë shumë të njohura, veçanërisht ajo me panxhar, që është një nga më tradicionalet. Si pjata dytësore janë çomleku dhe patatet. Pula përdoret gjithashtu shumë. Ushqimi është zakonisht me shumë kalori dhe shërbehet me alkool.
4. Pijet
Vodka është pa dyshim pija alkoolike më e njohur në Rusi. Shërbehet midis dhe së bashku me vakte të ndryshme. Sasia e alkoolit të vodkës shkon deri në 40 për qind. Nga vetë fjala “vodka” nënkupton pak ujë, duke qenë se voda në rusisht ka kuptimin e ujit. Fjala u përdor për herë të parë në vitin 1405.
5. Sporti
Skuadrat ruse janë mjaft të afta në lloje të ndryshme të sportit dhe kanë fituar shumë medalje dhe trofe. Dy llojet më të njohura të sportit janë futbolli dhe hokeji në akull. Rusët janë zakonisht fitimtarë në sportet e dimrit, si skia dhe patinazhi në akull.
6. Ngjarje speciale
“Netët e bardha” në Shën Petërburg konsiderohen si një ngjarje shumë e veçantë që nuk duhen humbur. Këto net ndodhin zakonisht gjatë qershorit dhe korrikut, në kulmin e verës, kur janë më të gjata dhe qytetet e mëdha mbajnë festivale verore dhe shumë evente të tjera kulturore.
7. Monumente
Kremlini është zemra e Moskës, anë lumit që mban emrin e qytetit dhe që kalon pranë Sheshit të Kuq dhe katedrales së Bazilit, e cila është një monument shumë i njohur në Rusi. Kremlini përfshin katër pallate, katër katedrale, murin dhe po ashtu edhe kullat. E gjithë zona përkufizohet si rezidenca zyrtare presidenciale.
8. Tradita
Bërja e një dushi të nxehtë në “banya” është një nga traditat më të njohura ruse. Rusët frekuentojnë banja publike dhe private edhe sot e kësaj dite, ku kalojnë disa orë në çlodhje totale.
9. Rezervat natyrore
Në Rusi ekzistojnë 41 parqe natyrale që ruhen në mënyrë strikte. Lucini Ostrov në Moskë është një pyll i gjerë, rezerva e parë natyrore e shpallur në vend. Bota shtazore është gjithashtu shumë e pasur.
10. Vetëm në Rusi
Kukullat ruse (Babushkat) konsiderohen si simboli i vetëm i këtij kombi dhe padyshim janë suveniret më të njohura që blejnë turistët që vizitojnë Rusinë. Babushkat e vërteta bëhen prej druri, pikturohen me dorë dhe konsiderohen si vepra arti të shtrenjta.
Kuriozitete rreth Rusisë
27 rusë janë fitues të çmimit “Nobel”; lista përfshin emra të njohur si: Bunin, Pasternak, Kapitsa, Landau, Gorbaçov, Solgenicin dhe shumë të tjerë.
Trinia, ura në Shën Petërburg, është projektuar nga inxhinieri francez Gustave Eiffel.
Treni transsiberian nga qyteti i Vladivostokut në Moskë udhëton për 152 orë dhe 27 minuta pa ndalesa.
Në Rusi ka 10 milionë femra më shumë sesa meshkuj.
Rusët e vënë unazën e martesës në dorën e djathtë.
Rusia ka çuar qenin e parë në hapësirë, ai quhej Laika.
Në shekullin e 18, Rusia ishte perandoria më e madhe në botë, ajo shtrihej mbi zona si Polonia, Europa deri në Alaskë në Amerikën e Veriut.

Related

Suplement 5505566644674557099

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item