GREQI – Në katër vjet u zhvilluan 20 210 protesta
ATHINË, 26 prill /ATSH-MIA/ – Policia greke ka regjistruar mbi 20 000 protesta në vend në katër vitet e fundit, prej të cilave numri më i ma...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/greqi-ne-kater-vjet-u-zhvilluan-20-210.html
ATHINË, 26 prill /ATSH-MIA/ – Policia greke ka regjistruar mbi 20 000 protesta në vend në katër vitet e fundit, prej të cilave numri më i madh kanë qenë kundër masave ekonomike, të ndërmarra nga qeveria si pjesë e plotësimit të kushteve të vendosura nga trojka e kreditorëve (FMN, BE dhe BQE) për marrjen e ndihmës financiare. Sipas dokumenteve policore, prej 8 majit të vitit 2010, kur u nënshkrua marrëveshja e parë për kredi, janë zhvilluar 20 210 protesta, prej të cilave 6 266 në Athinë. Në kryeqytetin e Greqisë shpesh ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve, ku kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një numër i madh janë plagosur